Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Partisë Demorkatike.
Sipas kryetarit të PD-së, marrëveshja është arritur në bazë të një formulimi të propozuar nga Komisioneri Hahn për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut.
Kryetari i Kuvendit deklaroi se konsensusi është një arritje historike, ndërsa shprehi mirënjohje edhe për Komisionerin Hahn, ndërhyrja e të cilit duket se ka bërë që të arrihet marrëveshja.
Meta gjithashtu tha se reforma në drejtësi është një arritje për të gjithë shqiptarët.