Një pengmarrje ka ndodhur sot në Baltimore, SHBA, ku një i kërkuar për përdhunim ka marrë peng 4 persona, mes tyre një 7-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, pengmarrja ka ndodhur në një Fast-Food, ndërsa autori është i armatosur, çka e bën të vështirë ndërhyrjen e policisë.
Forcat e policisë po negociojnë për lirimin e pengjeve. Emri i tij nuk bëhet ende publik, por vetëm se ai ishte në ndjekje nga policia pasi akuzohet për një përdhunim.