Britania e Madhe e ka tashmë kryeministrin e ri. E ka deklaruar pak minuta më parë kryeministri në detyrë David Cameron.
Duke folur për median, Cameron u shpreh se Theresa May do të jetë kryeministrja e re e Britanisë së Madhe dhe ajo do ta marrë detyrën të mërkurën në mbrëmje.