• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shtensionim në krizën e refugjatëve

19:20 : 10/07/2016
në BOTA

Ministri i Brendshëm gjerman, de Maiziere bëri të ditur shifrat e refugjatëve e të azilkërkuesve për gjysmën e parë të vitit 2016. Gjermania e ka situatën nën kontroll, por ende vazhdojnë të vijnë shumë refugjatë.

Nga Deutsche Welle

Numri i refugjatëve që vazhdojnë të vijnë në Gjermani është në tërësi i lartë, tha ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere në publikimin e shifrave të azilërkuesve e refugjatëve për gjysmën e parë të vitit 2016. Si në maj edhe qershor kanë ardhur rreth 16.000 refugjatë në vend. Sipas Ministrisë së Brendshme që nga fillimi i vitit kanë ardhur në Gjermani 220.000 refugjatë, megjithëse itinerari ballkanik është mbyllur dhe numri i refugjatëve nga Turqia është reduktuar, dhe itinerari i Mesdheit nuk e prek as shumë Gjermaninë. Sipas ministrit gjerman Italia vazhdon të veprojë me korrektesë, duke mos tranzituar refugjatët nga Libia në vende të tjera.

Shumica e refugjatëve në Gjermani vijnë në grupe të vogla, të ndihmuar nga kontrabandistët, sqaroi Thomas de Maiziere. Shifra në rritje vihen re sidomos në kufirin me Zvicrën, por edhe në Poloni, ku po vijnë gjithnjë e më shumë çeçenë nga Rusia. Autoritetet në Austri regjistrojnë çdo ditë nga 100 deri në 150 refugjatë. Pra itinerari ballkanik nuk është komplet i bllokuar. Shumë refugjatë vazhdojnë të vijnë përmes të ashtuquajturit kufiri i gjelbër, por jo në grupe të mëdha. Thomas de Maiziere nuk donte të jepte një prognozë për vitin 2016, sepse zhvillimet ende janë të pastabilizuara.
Gjysmë milioni raste të patrajtuara nga viti i kaluar

Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) publikoi se në gjysmën e parë të vitit 2016 janë marrë vendime për 283.236 kërkesa për azil, një herë e gjysmë më shumë se në gjysmën e parë të vitit 2015. 100.000 kërkesa janë refuzuar ka thënë kreu i BAMF-it, Frank-Jürgen Weise. Megjithatë sipas tij „kjo shifer ende nuk është e lartë sa duhet.“

Lexo edhe:

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

Në sirtarët e BAMF mbeten ende kërkesa të vjetra të patrajtuara që ende presin të shqyrtohen: 500.000 raste nga e shkuara duhet që të trajtohen deri në fund të vitit kërkon kreu i BAMF-it, Weise. Tek refugjatët e saporadhur procedura e trajtimit të kërkesës zgjat nga një javë deri nën katër muaj, sipas vështirësisë së rastit. Rastet e refugjatëve nga vendet e sigurta të origjinës kthehen në masë të madhe.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere u shpreh se BE po diskuton reformimin e Marrëveshjes së Dublinit, për një kuotë shpërndarjeje në të gjitha shtetet e BE-së. Megjithatë ai nuk beson se do të ketë sukses zbatimi i modelit të një „shpërndarjeje që nga fillimi“. Modeli alternativ aktual përmban një shpërndarje të mundshme në bazë të kapacitetit të vendeve të caktuara. Në këtë pikë shpresat për ujdi, “janë më të mëdha por të pasigurta”, theksoi Thomas de Maiziere.

Lajme të lidhura

BOTA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025
AKTUALITET

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025
SHOW BIZ

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025
SPORT

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025
Para

Virusi infekton 10.000 përdorues të Facebook në vetëm 48 orë

TË GJITHA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com