• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma në Drejtësi/ Ja formula e PD se si do zgjidhen 12 komisionerët e Vetingut

14:46 : 08/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka publikuar sot propozimin, që sipas saj i jep fund ngërçit për Reformën në Drejtësi, duke shpalosur formulën e përzgjedhjes së komisionerëve të Vetingut.

Gjatë një konference për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi ka theksuar se propozimi i opozitës për formulën e kompromisit zgjidh plotësisht dhe pa ngërç përzgjedhjen e 12 komisionerëve të Vetingut, e dakordësuar dhe e aplikueshme edhe për institucionet e tjera.

Partia Demokratike, me anë të deputetit Oerd Bylykbashi ka prezantuar variantin e saj në lidhje me reformën në drejtësi. Bylykbashi ka prezantuar disa hapa, sipas të cilit duhet të bëhet reforma e sidomos pika 88 aq shume e debatuar.

“Hapi i parë që parashikon formula e propozuar nga opozita parashikon që si hap i parë të shpallen vakancat, mbi bazën e kritereve të bëra publike dhe transparente për të gjithë. Ai që shpall vakancën të jetë Presidenti, por mund të jetë edhe Avokati i Popullit. Më pas dosjet e aplikantëve përcillen te Gjykata Kushtetuese.
Hapi i dytë është vlerësimi dhe vetingu.
Hapi i tretë do të jetë që kreu i gjykatës kushtetuese do të zgjedhë me short trupin gjykues.
Hapi i katër, përzgjedhja e kandidatëve nga Kuvendi. Ne propozojmë që kjo të bëhet nga një komision ad-hoc me 12 anëtarë, ku 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita. Votimi është i fshehtë dhe elektronik. Në fund të votimit sistemi shfaq listën e kandidatëve të përzgjedhur.
Hapi i pestë është votimi me shumicë të cilësuar.
Hapi i gjashtë përsëritja e votimit. Nëse lista rrëzohet në votim, fillon faza e përzgjedhjes me një listë të re prej 12 anëtarësh”, shpjegoi Bylykbashi.

Bylykbashi u shpreh se deri tani nuk ka pasur asnjë argument kundërshtues ndaj propozimit se PD, porse maxhoranca nuk do ta pranojë dhe e ben kete, tha ai, pa argumenta.

Lexo edhe:

E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

Sa i përket letrës që ambasadori amerikan u ka dërguar deputetëve, Bylybkashi tha; ‘Nuk dua të bëj koment për letrën e ambasadorit Lu”.

Shpallja e vakancave:
1. Presidenti i Republikës, ose Avokati i Popullit shpall 12 vakancat dhe pret brenda afateve aplikimet e lira
2. Dosjet e aplikantëve i përcillen Gjykatës Kushtetuese. Kreu i saj përgjedh me short panelin me 3 gjyqtarë që bëjnë vlerësimin e kandidatëve, përfshirë edhe kërkesat për integritetin e kandidatëve
3. Panelit i bashkëngjiten përfaqësuesit ndërkombëtar si rojtarët e transparencës, do kenë akses ne proces dhe në dokumentacion.

Dosjet shqyrtohen individualisht dhe transparente për cdo aplikues
Ankim para gjykatës kushtetuese për të pakënaqurit, e cila vendos për pranimin e kërkesës për rivlerësim të panelit tresh.
Kandidaturat e kualifikuara i dërgohen Kuvendit

Përzgjedhja nga Kuvendi
Komision parlamentar ad hock me 12 anëtarë, parlamentar, 6 nga maxhoranca dhe 6 nga opozita.
Ky zgjedh 12 kandidatura që i paraqiten kuvendit për miratim, cdo anëtar ka vetëm një votë dhe voton vetëm për 1 kandidat e në fund dalin 12 kandidatë
Votimi është i fshehtë dhe elektronik. Sistemi shfaq listën e kandidatëve të përzgjedhur, nuk përcaktohet se cili ka votuar cilin.
Lista zyrtarizohet dhe i paraqitet kuvendit për në seancë. Në kuvend votimi bëhet në bllok, ose miratohet e tëra ose rrëzohet e tëra më shumicë të cilësuar.
Votimet e tjera vijnë me maxhorancë që vjen në ulje.

PROPOZIMI I OPOZITES
Zgjedhja e 12 Komisionereve te Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit

Hapi 1 – Shpallja e Vakancave

1- Presidenti i Republikes (alternative: Avokati i Popullit) shpall vakancat per 12 vende per komisionere te vetingut, antare te Komisioneve te Perkoheshme te Kualifikimit
Kriteret per aplikim parashikohen ne Kushtetute dhe ligj dhe jane te publikuara.
Ne perfundim te afatit, Presidenti i percjell dosjet e aplikimeve Gjykates Kushtetuese.

Hapi 2 – Vleresimi dhe Vetingu
Kryetari i Gjykates Kushtetuese perzgjedh me short 3 antare te Gjykates Kushtetuese qe do te bejne vleresimin e kandidateve ne perputhje me kriteret , perfshire ato per integritetin e kandidateve.
Formohet Paneli i Vleresimit prane Gjykates Kushtetuese (PV).
Perfaqesuesit e Operacionit Nderkombetar te Monitotimit i bashkengjiten PV si “rojtar te transparences”, sic rekomandon Komisioni i Venecias.

Hapi 3 – Vleresimi dhe Vetingu
Kunder vendimit te Panelit te Vleresimit mund te behet kerkese per rivleresim perpara Gjykates Kushtetuese e cila merr vendimin final per kandidaturen.
Ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.

Hapi 4 – Perzgjedhja e Kandidateve
Votimi eshte i FSHEHTE dhe elektronik.
Te 12 anetaret votojne ne te njejtin moment.
Anetareve u shfaqet lista e kandidateve e plote dhe ne te njejten kohe.
Nje kandidat nuk mund te votohet nga me shume se nje anetar i komisionit.

Hapi 5 – Votimi
Lista i paraqitet per votim Kuvendit ne seance plenare.
Kuvendi ben votim miratues apo refuzues per te gjithe listen, pra lista votohet ne bllok dhe nuk votohet cdo kandidat.
Cdo deputet ka vetem nje vote.
Votimi behet me shumice te cilesuar per t’i dhene legjitimitet me te madh listes

Hapi 6 – Perseritja e Votimit
NESE lista rrezohet ne votim, rifillon faza e perzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me te njeten liste kandidatesh sipas hapit 3.
Komisioni ad hoc perserit proceduren e perzgjedhjes.
Votimi i dyte apo i trete kryhet me nje mazhorance me te ulet. Kjo garanton qe procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevoje per mekanizem te jashtem zhbllokimi.

Perfundimi i Procesit
Ne perfundim te procesit te votimit, Kuvendi shpall 12 anetaret e KPK te cilet marrin detyren sipas ligjit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

09:38 : 11/05/2025
AKTUALITET

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

09:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

09:32 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

09:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025
AKTUALITET

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025
Para

Rrëzohet kërkesa e Shqipërisë për esktradim, Bechetti qëndron në Londër

TË GJITHA

E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

09:38 : 11/05/2025

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

09:36 : 11/05/2025

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

09:32 : 11/05/2025

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

09:29 : 11/05/2025

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë

09:10 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com