• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma/ Marrin pension të parakohshëm gjyqtarët që ikin me dëshirë

16:05 : 08/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Projektligji i ri i “rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” do t’u japë mundësi funksionarëve aktualë të Drejtësisë, që në rast se duan t’i “shpëtojnë” vetingut, atëherë të japin dorëheqjen.

Në nenin 48 të projektligjit të ri thuhet se prokurorët dhe gjyqtarët që pranojnë të largohen vullnetarisht, ndaj tyre ndërpritet procesi i vetingut, madje do të përfitojnë dhe trajtim të posaçëm, duke i nxjerrë në pension të parakohshëm, shkruan Panorama.

“Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të dorëhiqet jo më vonë se shpallja e vendimit të Komisionit të parashikuar në nenin 47, paragrafi 8 i këtij ligji. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare sipas nenit 7, paragrafi 1, të ligjit nr. 8097/1996, ‘Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit’”, thuhet në nenin 48 të projektligjit të ri.

SEANCAT

Çdo gjyqtar dhe prokuror që do t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit, do t’i duhet të kalojë më parë në një seancë dëgjimore në Komisionin dhe Këshillin e Apelimit, i cili asistohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Sipas projektligjit të ri, seancat dëgjimore bëhen të hapura, por ato nuk do të mund të regjistrohen nga mediat. Anëtarët e komisionit do të kenë të drejtë të marrin në pyetje prokurorët dhe gjyqtarët, duke u përballur për tri fazat e kontrollit. Ndaj funksionarëve aktualë të sistemit të drejtësisë do të ushtrohet rivlerësim i pasurisë, rivlerësim i pastërtisë së figurës dhe rivlerësim i aftësive profesionale. Në seancën e marrjes në pyetje është lejuar dhe mundësia që vëzhguesit ndërkombëtarë të bëjnë pyetje apo të ofrojnë gjetje për rastet që kanë konstatuar fshehje të pasurisë, apo lidhje me eksponentë të botës së krimit.

Lexo edhe:

Premio e padëgjuar më parë nga Interi, zbulohet shuma e majme për Asllanin me shokë

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

SHKARKIMI

Në projektligjin e ri janë parashikuar katër raste, në të cilat prokurorët dhe gjyqtarët do të shkarkohen nga funksioni i tyre. Ato janë në rast se kanë deklaruar deri në 200% të ardhura të paligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, apo kanë fshehur të ardhura te familjarët e tyre; apo kur ndaj prokurorit dhe gjyqtarit janë zbuluar lidhje me përfaqësues të botës së krimit:

“a) subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar;

b) subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një telefonatë me një person të përfshirë në krimin e organizuar;.

c) subjekti i rivlerësimit ose një person i lidhur me të ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri, me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

ç) subjekti i rivlerësimit ka lidhje të ngushta me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

d) subjekti i rivlerësimit merr pjesë ose është i pranishëm në disa takime, aktivitete, vakte ose raste të tjera, me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar. Anëtarësia e dyshuar e personit në krimin e organizuar duhet të jetë e njohur, e publikuar ose të jetë një çështje e skeduar në regjistrat përkatës”, thuhet në nenin 31.

Po ashtu, në rast se gjyqtari apo prokurori do të shkarkohet menjëherë, ndaj tij arrihet në konkluzionin se nuk është i aftë profesionalisht, ndaj merret masa e shkarkimit. Në rast se disa gjyqtarë apo prokurorë do të vlerësohen /”me mangës” në testin profesional, ata do të pezullohen nga detyra dhe do të dërgohen për një vit trajnim në Shkollën e Magjistraturës në mënyrë për t’u riaftësuar.

PROJEKTLIGJI I VETINGUT

NENI 47, SEANCA DËGJIMORE

1. Relatori e fton subjektin e rivlerësimit në seancë dëgjimore në përputhje me rregullat e parashikuara në nenet 87 dhe 88 të Kodit të Procedurave Administrative. Vëzhguesit ndërkombëtarë njoftohen paraprakisht për zhvillimin e seancës dëgjimore.

2. Seanca dëgjimore e Komisionit është publike. Regjistrimi nga televizioni dhe radio nuk lejohen.

3. Komisioni, me kërkesë të subjektit të rivlerësimit, të një pale tjetër ose me iniciativën e tij, mund të mos lejojë pjesëmarrjen e publikut, gjatë gjithë procedurës ose në një pjesë të saj, si më poshtë: a) për të mënjanuar ose ulur rrezikun për rendin publik ose sigurinë kombëtare; b) për të mbrojtur fshehtësinë e jetës private të subjektit të rivlerësimit ose një personi tjetër.

4. Komisioni ka të drejtë të marrë në pyetje subjektin e rivlerësimit. Nëse ai pranon të përgjigjet mund t’i drejtojë pyetje edhe vëzhguesi ndërkombëtar. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve. Pyetjet mund të përfshijnë njohuritë dhe aftësitë praktike në fushën e së drejtës ku subjekti i rivlerësimit ka ushtruar detyrën vitin e fundit.

NENI 48, DORËHEQJA

1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të dorëhiqet jo më vonë se shpallja e vendimit të Komisionit të parashikuar në nenin 47, paragrafi 8, i këtij ligji. Dorëheqja paraqitet me shkrim dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.

2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare sipas nenit 7, paragrafi 1, të ligjit nr. 8097/1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shteti”.

NENI 53, SHKARKIMI NGA DETYRA

Shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit jepet si masë disiplinore në këto raste: a. kur rezulton se ka deklaruar deri në 200 % të ardhura të paligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të, sipas nenit 26 paragrafi 4,5. b. kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës sipas nenit 32, paragrafi 3, i këtij ligji, që bën të pamundur vazhdimin e detyrës; c. kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për komponentin e kontrollit të figurës dhe pasurisë, sipas neneve 32 dhe 26 të këtij ligji. d. kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale sipas nenit 37 pika “c”. e. në rast se nga vlerësimi tërësor në kuptim të nenit 4, paragrafi 2, i këtij ligji, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka cënuar besimin publik te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë së mënjanimit të mangësive nëpërmjet programit të trajnimit.

Lajme të lidhura

SPORT

Premio e padëgjuar më parë nga Interi, zbulohet shuma e majme për Asllanin me shokë

11:15 : 11/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

11:07 : 11/05/2025
AKTUALITET

2 viktima nga rrëshqitja e dheut në Gramsh, arrestohet pronari i firmës (EMRI)

11:04 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00

10:53 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025
SPORT

Gol dhe asist për të mbajtur gjallë ëndrrën, sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Bundesligën 2

10:46 : 11/05/2025
Para

Mediat e huaja: Pas futbollistëve dhe këngëtarëve, uji i Kosovës do pushtojë tregjet ndërkombëtare

TË GJITHA

Premio e padëgjuar më parë nga Interi, zbulohet shuma e majme për Asllanin me shokë

11:15 : 11/05/2025

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

11:07 : 11/05/2025

2 viktima nga rrëshqitja e dheut në Gramsh, arrestohet pronari i firmës (EMRI)

11:04 : 11/05/2025

Shqipëria voton, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00

10:53 : 11/05/2025

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025

Gol dhe asist për të mbajtur gjallë ëndrrën, sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Bundesligën 2

10:46 : 11/05/2025

Sali Berisha pas votimit: Do kemi një ditë të dytë vere! Ja mesazhi për qytetarët

10:32 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com