Kryepolici i Tiranës, përveç lajmeve tronditëse që dha për arrestimet e biznesmenëve, dukej sikur sapo kishte ardhur nga ndonjë fushë golfi!
Jo vetëm që nuk ishte me uniform policie, si edhe duhet kur bën njoftime zyrtare, por edhe nuk kishte veshur një kostum të thjeshtë, të paktën një ngjyrësh!
Përveç xhaketës blu me cirka të bardha, që vishet darkave nga play boy-t, ai kishte kombinuar edhe një kollaro të habitshme me shumë ngjyra, blu të bardhë të kuqe, në sfondin e bardhë të këmishës së shtrenjtë. Është kjo moda e re e kryepolicëve shqiptarë?/ 360grade.al