• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ku përfundojnë paratë për sigurinë rrugore?

15:33 : 06/07/2016
në AKTUALITET, Lajmet e Dites

Dy aksidente të ndodhura në maj në aksin Mbikalimi i Shkozetit – Rrogozhinë nxorrën në pah një skandal me sigurinë rrugore. Në njërin rast, ku humbën jetën dy fëmijë, u zbulua se Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk kishte zbatuar një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit për të mbyllur një kalim të paligjshëm me mbrojtëset metalike anësore.

Mbrojtësja metalike e ndërprerë u bë shkak për vrasjen e dy fëmijëve. Në rastin e dytë, një aksident me pasojë vdekjen që ndodhi në unazën e Durrësit, pranë mbikalimit të Shkozetit, zbuloi se edhe pse dy firma kishin fituar mbi 30 milionë lekë të reja për mirëmbajtjen e rrugës, nuk kishin vënë mbrojtëset metalike në një kthesë të fortë, duke u bërë kështu shkak për një tjetër aksident me vdekje.

Për rastin e parë u dërguan në burg tre drejtues të ARRSH, që më vonë u liruan nga Apeli. Për të dytin po ndiqet në gjendje të lirë administratori i njërës prej firmave.

Me ardhjen e koalicionit PS – LSI në pushtet ishte vetë ministri i transporteve, Edmond Haxhinasto, që deklaroi 10 fishim të fondeve për rritjen e sigurisë rrugore.

Tre vjet nga qeverisja e PS – LSI, rezulton se fondet e shtuara nuk e kanë rritur aspak sigurinë rrugore.

Lexo edhe:

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Qëlloi me armë 24-vjeçarin në Bathore, arrestohet autori (EMRI)

INSTAT raporton se në tremujorin e parë tëvitit 2016 aksidentet rrugore pësuan një rritje vjetore me mbi 10%.

Të dhënat u publikuan në Buletinin Statistikor. Të dhëna të tjera të publikuara nga revista Monitor tregojnë se fondet për sigurinë rrugore janë rritur në mënyrë të ndjeshme vitin e kaluar, duke arritur në 1.5 miliardë lekë. Në vitin 2009, fondet arrinin në vetëm 100 milionë lekë.

Por ku shkojnë këto para?

Dy aksidentet e ndodhura në maj në aksin Mbikalimi i Shkozetit – Rrogozhinë zbuluan një zinxhir lidhjesh të dyshimta për shpërndarjen e parave për sigurinë rrugore nëpërmjet lidhjeve nepotike.

Njëra nga dy kompanitë që kishte fituar tenderin prej më shumë se 30 milionë lekësht të reja për mirëmbajtjen 1 –vjeçare të kësaj rruge kishte për pronar babain e shefit të kabinetit të ministrit Haxhinasto, i cili mban edhe detyrën e drejtorit të projekteve në Ministrinë e Transporteve.

Mediat hodhën dyshime mbi mënyrën se si u fitua tenderi, po ashtu edhe për mënyrën e përdorimit të fondeve. Vënia nën hetim të administratorit të njërës prej kompanive për aksidentin e dy të ndodhur në aksin Mbikalimi i Shkozetit – Rrogozhinë kishte të bënte pikërisht me faktin se kompania nuk kishte zëvendësuar mbrojtëset prej metali, që ishin të amortizuara dhe jashtë funksionit, ashtu si edhe u tregua nga aksidenti me pasojë vdekjen.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2016 pati 421 aksidente. Nga këto aksidente humbën jetën 56 persona. INSTAT raporton se numri i viktimave u rrit me 3.8 përqind në këtë tremujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu u rrit me 3.3 përqind edhe numri i të plagosurve. 500 persona u plagosën në aksidentet rrugore të tremujorit të parë të 2016.

Banka Botërore nxorri si shkak kryesor të aksidenteve planifikimin e rrugëve. Për këtë arsye BB nënshkroi me qeverinë shqiptare një marrëveshje huaje prej 65.9 milionë eurosh. Qeveria shqiptare ka planifikuar të shpenzojë 41.2 milionë euro, që do të shpenzohen nga Ministria e Transportit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar deri në vitin 2021.

Mirëmbatja e rrugëve do të zhvillohet sërish nëpërmjet procesit të tenderimit, tendera që do të shpërndahen sërish nga Ministria e Transporteve dhe ARRSH, për të cilat media ka hedhur dyshime se në rastin e tenderit të mirëmbajtjes së aksit Mbikalimi i Shkozetit – Rrogozhinë, kanë favorizuar kompaninë e babait të shefit të kabinetit të ministrit. /Lapsi.al

Lajme të lidhura

BOTA

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

09:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Qëlloi me armë 24-vjeçarin në Bathore, arrestohet autori (EMRI)

09:15 : 06/11/2025
AKTUALITET

Afera e tunelit të Llogarasë’! Takimi në Aruba, ura që s’u ndërtua kurrë, e kompania fiktive që mori 7.5 mln €

09:07 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO

09:00 : 06/11/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

08:50 : 06/11/2025
BOTA

Fitoi bashkinë e New Yorkut, por Mamdani nuk mund të bëhet kurrë president i SHBA-së! Arsyeja

08:43 : 06/11/2025
Para

Lekët e vjedhura në Rinas, Raiffaisen Bank përdor qytetarët për t'i zëvendësuar

TË GJITHA

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

09:18 : 06/11/2025

Qëlloi me armë 24-vjeçarin në Bathore, arrestohet autori (EMRI)

09:15 : 06/11/2025

Afera e tunelit të Llogarasë’! Takimi në Aruba, ura që s’u ndërtua kurrë, e kompania fiktive që mori 7.5 mln €

09:07 : 06/11/2025

Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO

09:00 : 06/11/2025

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

08:50 : 06/11/2025

Fitoi bashkinë e New Yorkut, por Mamdani nuk mund të bëhet kurrë president i SHBA-së! Arsyeja

08:43 : 06/11/2025

Kuçovë/ Sekuestrohen armë, municion dhe drogë, në pranga dy persona

08:33 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com