• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Historia e Edmirës: Më dënuan 18 vjet pa vrarë asnjë, kam 3 vjet që s’i shoh fëmijët

14:40 : 04/07/2016
në SOCIALE

Ajo është pjesë e atyre historive, që kur i dëgjon, të dhimbsen. Sot është 29 vjeçe. Ka gati tri vite e burgosur për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim dhe i duhet të rrijë edhe 15 vite të tjera në qeli, e dënuar për një akuzë që nuk e ka pranuar kurrë në gjyq, akuzë e cila është marrë përsipër nga “bashkëpunëtori”.

Kjo vajzë imcake, me flokë të çelët e sy të mëdhenj, që u konsiderua nxitësja e një vrasjeje të planifikuar, u dënua me 18 vite heqje lirie, ndërsa personi që bëri veprimin duke qëlluar me thikë, 19 vite. “Ka njerëz që vrasin edhe 5 vetë dhe dënohen me 25 vite burg, ndërsa unë për tentativë vrasjeje në bashkëpunim dënohem 18 vite. Kjo është shumë e padrejtë, ndërkaq që dosja ime është plot mangësi dhe policia më dha të firmosja një deklaratë të kundërt me atë që unë deklarova”. Kështu shprehet Edmira Xhaferraj ndërsa thotë se është e dënuar dy herë. Që prej tri vitesh ajo nuk mund të shohë dy fëmijët e saj, Ilektrën 10 vjeç dhe Loris 6 vjeç. Por, si është historia e vajzës së re që u trajtua si tradhti bashkëshortore me pasojë tentativën për vrasjen e së shoqit… Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, e dënuara në burgun e grave 325, rrëfen dritën dhe errësirën e jetës së saj.

Edmira përse je dënuar?

Jam dënuar për vrasje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim me Aleksandër Ahmetaj, ish-kunatin e burrit tim.

Sa vite jeni dënuar dhe kush ishte personi që u plagos?

Lexo edhe:

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

Personi i plagosur ishte burri im. Jam dënuar 18 vite burg për një veprim që nuk e kam bërë.

Mund të na e thoni pak si është historia juaj, ti kunati i bashkëshortit tuaj, familja?

Çdo gjë ka nisur për një fjalë goje, që im shoq i kishte thënë në emigrim burrit të motrës së tij, Aleksandër Ahmetajt. Edhe im shoq, edhe burri i kunatës sime kanë punuar në Athinë në emigracion. Ata ishin zënë keq pas kësaj fjale dhe aty nisi gjithçka. Kishin debate të vazhdueshme, por jo në syrin tonë. Më pas kunatit i bie në vesh që unë kisha lidhje me të dhe aty u acarua situata. Ne ishim për bukuri deri sa ndodhi ajo ngjarje. Unë kisha që në vitin 2005 e martuar me Sajmir Xhaferrajn dhe shkonim mirë dhe me rrethin familjar. Kemi dy fëmijë bashkë, një vajzë 10 vjeçe dhe një djalë 6 vjeç. Dhe me burrin e kunatës sime kisha marrëdhënie si me të gjithë rrethin e tij. Më respektonte mua dhe familjen time dhe e respektoja njësoj. S’e di, por fjalët e njerëzve të vegjël në vende të vogla të prishin jetën, të shkatërrojnë gjithçka.

Kur ndodhi ngjarja, ju ku ishit?

Ishte data 6 dhjetor i vitit 2013. Ishte vonë në darkë dhe unë po vija djalin në gjumë në dhomë. Dëgjova zhurma dhe të bërtitura e dola të shoh çfarë po ndodhte, kur pashë tim shoq të mbuluar me gjak. Më ra të fikët dhe isha pa ndjenja deri sa erdhën vëllezërit e Sajmirit, të cilët dëgjuan të njëjtën zhurmë. Ka qenë ora rreth 9.30 kur ndodhi ngjarja. Ata e morën Sajmirin dhe e çuan në spital. Nga ora 11.30 shkuam në polici për të bërë deklaratën. Unë i tregova që po vija djalin në gjumë e nuk pashë gjë, por dëgjova zhurma. Ata vazhdonin të më merrnin në pyetje, ndërsa unë kërkoja të shkoja në spital për të parë si ishte gjendja e bashkëshorti tim. Në orën 2.40 të mëngjesit më thanë që të firmosja, sepse do më linin të shkoja te im shoq. Unë firmosa dhe në atë moment më futën në qeli. I kërkoja të më nxirrnin, i pyesja pse më futën brenda, por askush s’më ktheu më përgjigje.

Ju nuk e lexuat çfarë ishte shkruar?

Jo, nuk e lexova duke menduar se ata shkruan ato që po u thosha unë. Ku ta dija unë që ata kishin ndërtuar një skemë tjetër?! Me atë firmë i bëra gropën vetes.

Çfarë arsimi keni?

Kam vetëm 8-vjeçaren, por di të lexoj. Thjesht besova se në procesverbal do shkruheshin deklaratat e mia, ndërsa unë akuzohesha për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim.

Morët avokat?

Po, po sigurisht, por ata avokatë i kam paguar kot sepse nuk ishin të aftë të më mbronin. Në asnjë seancë gjyqësore unë nuk kam pranuar të kem bërë një krim dhe çdo gjë e mori përsipër Aleksandër Ahmetaj, burri i kunatës sime. Ai tha që e kishte qëlluar dhe se unë s’kisha faj. Por, gjithsesi me vendim të formës së prerë, ai u dënua 19 vite, ndërsa unë 18 vite.

Keni bërë rekurs?

Normal që kam bërë. Kam marrë një avokat, të cilin ma kanë treguar të zotin dhe e kemi çuar çështjen në Gjykatën e Lartë. Më në fund u caktua relatori dhe shpresoj që çështja ime të gjykohet e të zgjidhet sa më parë.

Kur ndodhi ngjarja, si reagoi familja juaj?

Familja ime më beson, edhe pse në burg jam e lumtur vetëm për një gjë, që i kam ato në krah.

Po familjarët e tu shkuan të shohin Sajmirin?

Po sigurisht që shkuan, sepse ai ishte dhëndri i tyre, por vëllezërit e tij nuk i lejuan.

Gjatë periudhës së gjykimit tuaj e keni rastisur ndonjëherë ish-bashkëshortin tuaj?

Vetëm një herë në hapjen e seancës gjyqësore. Ishte me 2 vëllezërit e tij dhe me nipin.

Të përshëndeti apo s’ti hodhi sytë?

Më buzëqeshi.

Jeni ende e martuar me të, meqë mban të njëjtin mbiemër?

Jo, nuk jemi më. Në vitin 2014 u bë divorci pa prezencën time.

Po me fëmijët ç’ngjau?

Gjykata më ka dhënë të drejtë t’i shoh fëmijët dy herë në muaj nga dy orë, por kurrë s’mi kanë sjellë. Familja e tim shoqi nuk i lejon të vijnë. Veçmas nga unë hapi gjyq edhe familja ime për të parë mbesën dhe nipin, dhe gjykata caktoi një herë në muaj 4 orë me ta, por ata as prindërve të mi s’ua kanë lejuar asnjëherë. Kanë shkuar t’i marrin me përmbarimin dhe policinë e prapë nuk ia kanë dalë.

Çfarë ke tentuar të bësh, i je drejtuar sërish drejtësisë?

Drejtësia për fëmijët u shpreh dhe unë dua vetëm t’i shoh me sy. Si duhet të jetë bërë Ilektra tani, po Lorisi?? S’e di… Ato janë gjaku im, jeta, dashuria. Unë jam nëna e tyre, si mund të mos i shoh! Shteti duhet ta detyrojë tim shoq të respektojë urdhrin e gjykatës e jo të shkojnë deri aty e të kthehen se kanë frikë. Ndërkaq, i drejtohem ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit, të shohë dhe të rivlerësojë rastin tim, duke i kërkuar një gjykim të paanshëm të dosjes sime si dhe zgjidhjen e problemeve për takimin me fëmijët. S’mund të ekzistojë asnjë njeri që të kthejë pas përmbarimin e policinë, duke mos zbatuar një urdhër gjykate.

Nëse do dilje, do e falje tët shoq dhe të ribashkoheshe?

Këtë burg s’ia fal babait tim që më ka rritur, jo burrit. Unë dua të dal nga ky vend e të rri vetëm me dy fëmijët e mi, që shpirti im e di se sa më mungojnë.

Po kunati i tët shoqi u nda nga gruaja, meqë i goditi të vëllanë dhe u përfol për lidhje me ty?

Në të gjithë këtë histori, vetëm unë humba gjithçka. Aleksandri është bërë gjysh e është me gruan e tij, burri im është me fëmijët e mi, ndërsa unë vuaj jo vetëm një dënim të padrejtë, por edhe të drejtën për të parë fëmijët e mi/GSH

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
Para

Digjen tre automjete të parkuara tek "City Park" (VIDEO-FOTO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com