• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ina Rama fiton betejën ligjore me KLD-në, pritet rikthimi në Apel

10:26 : 24/06/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Gjykata Kushtetuese nuk pranoi ankimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kundër vendimit që rikthen në Gjykatën e Apelit ish-Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Rama ka nisur prej tre vitesh një beteje ligjore me KLD-në e cila refuzoi ta emërojë gjyqtare në Apel pas përfundimit të mandatit si kryeprokurore.

Gjykata Kushtetuese i dha fund betejës ligjore të ish-kryeprokurores Ina Rama e cila kërkoi rikthimin në Gjykatën e Apelit pas përfundimit të mandatit në krye të prokurorisë shqiptare.

Prej tre vitesh znj.Rama është përballur me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të trija shkallët e gjyqësorit, duke përfunduar madje dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Ishte KLD ajo që dërgoi çështjen në Kushtetuese ku kërkoi shfuqizimin e vendimit që rikthen në Gjykatën e Apelit ish-kryeprokuren Rama.

Ky ka qenë thelbi i betejës ligjore që ka zgjatur për rreth tre vjet, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e ish-kryeprokurores për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe:

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Ja çfarë ndodhi

Ajatollahu refuzoi dorëzimin, Trump me ironi: Paç fat, durimi ka marrë fund

Por me vendimin e djeshëm Gjykata Kushtetuese mbyll përfundimisht këtë debat duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ që i jep të drejtën znj.Rama për të qenë pjesë e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Historia nisi në nëntor të vitit 2013, kur ish-Prokurorja e Përgjithshme iu drejtua Këshillit të Lartë të Drejtësisë me një kërkesë për emërimin si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kërkesa e saj u bazua në Ligjin për Prokurorinë i cili parashikon se pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm.

Me kërkesë zyrtare të ministrit të Drejtësisë, kjo kërkesë është përfshirë si çështje e veçantë në rendin e ditës të mbledhjes së datës 24.02.2014 të KLD-së, shkruan Mapo.

Pas shqyrtimit të çështjes, KLD-ja ka vendosur rrëzimin e kërkesës me argumentin se ish-Prokurorja e Përgjithshme duhet të rikthehej në vendin e mëparshëm të punës, pra në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Por ky propozim është kundërshtuar nga znj.Rama e cila ka argumentuar se gjatë drejtimit të prokurorisë ajo ka iniciuar shumë çështje penale një pjesë e të cilave gjykohen edhe në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Për pasojë ajo nuk mund të jetë pjesë e gjykimit të këtye çështjeve. Por KLD nuk e mori parasysh këtë argument duke vendosur rrëzimin e kërkesës së saj për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Ish-prokurorja e Përgjithshme paditi vendimin e KLD-së në Gjykatën Administrative, por kërkesa e saj u rrëzua.

Ajo më pas i është drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit, e cila pranoi pjesërisht padinë e ish-kryeprokurores dhe vendosi të detyrojë KLD-në t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e Ina Ramës në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kjo gjykatë ka argumentuar, mes të tjerave, se është në diskrecionin e funksionarit publik, në kuadër të funksionit si ish-Prokuror i Përgjithshëm, që mes disa alternativave të dhëna nga ligji të zgjedhë një vend pune të mëparshëm ose të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm.

KLD nuk është pajtuar me këtë vendim dhe i është drejtuar Gjykatës së Lartë, por kjo e fundit nuk e ka pranuar rekursin duke lënë në fuqi vendimin që i jepte të drejtën ish-Prokurores së Përgjithshme për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

KLD nuk e la me kaq betejën ligjore, por bëri një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të cilës i kërkoi të shfuqizojë vendimin për mospranimin e rekursit dhe të dërgojë çështjen për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit me një tjetër trup gjykues.

Sipas KLD është cënuar e drejta e aksesit në gjykatë pasi Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit, duke mos u dhënë zgjidhje shumë problemeve të ngritura në rekurs, që kanë të bëjnë me interpretimin e ligjit dhe që janë detyrë funksionale e këtij kolegji dhe e Gjykatës së Lartë.

Por Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e kalojë çështjen në seancë plenare duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që detyron KLD-në t’i propozojë Presidentit emërimin e ish-kryeprokurores Ina Rama në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Tashmë pritet qëndrimi i KLD-së për vendimin e gjykatës.

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Ja çfarë ndodhi

17:23 : 18/06/2025
BOTA

Ajatollahu refuzoi dorëzimin, Trump me ironi: Paç fat, durimi ka marrë fund

17:14 : 18/06/2025
SPORT

Barcelona i “rrëmben” portierin ekipit rival, paguan klauzolën prej 25 milionë eurosh

17:11 : 18/06/2025
AKTUALITET

“Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë

17:03 : 18/06/2025
SPORT

“Të mbrojmë dinjitetin e klubit”, Alban Xhaferi shpjegon largimin e Vllaznisë nga Shkodra

16:52 : 18/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Unazën e Madhe, përplasen dy makina! Raportohet për të lënduar

16:44 : 18/06/2025
Para

Franca dislokon katër avionë ushtarakë në vendet baltike

TË GJITHA

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Ja çfarë ndodhi

17:23 : 18/06/2025

Ajatollahu refuzoi dorëzimin, Trump me ironi: Paç fat, durimi ka marrë fund

17:14 : 18/06/2025

Barcelona i “rrëmben” portierin ekipit rival, paguan klauzolën prej 25 milionë eurosh

17:11 : 18/06/2025

“Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë

17:03 : 18/06/2025

“Të mbrojmë dinjitetin e klubit”, Alban Xhaferi shpjegon largimin e Vllaznisë nga Shkodra

16:52 : 18/06/2025

Aksident në Unazën e Madhe, përplasen dy makina! Raportohet për të lënduar

16:44 : 18/06/2025

Bashkia Shkodër largon Vllazninë nga qyteti, kuqeblutë njoftojnë stadiumin për sfidën e Europës

16:39 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com