• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Efektet e Brexit mbi Shqipërinë

16:15 : 24/06/2016
në OP-ED

Nga Lavdrim Lita
Qytetarët e Mbretëreshës vendosën të largohen nga institucionet dhe marrëveshjet me BE si të barabartë. Është një vendim për tu marrë seriozisht dhe pa emocione. Projekti europian për britanikët ka qenë gjithmonë një projekt tregtar, dmth, interesi parësor ishte shfrytëzimi i tregut të Përbashkët Europian. Ky interes nuk ishte më interes.

Shqipëria hyri në debatin e referendumit Britanik përmes një deklarate të kryeministrit Edi Rama në 22 shkurt të 2016 në samitin e Londrës, ku u shpreh se, “Nëse Britania largohet (nga BE), ne jemi gati ta zëvendësojmë atë. Por nuk besoj se do të ndodhë kjo”. Britania u largua dhe ne nuk jemi gati ta zëvendësojmë përmes një referendumi popullor.

Britania e Madhe pritet ti propozojë BE një marrëveshje të re të tregtisë së lirë pa qenë anëtarë duke marrë si shembull tre vendet kandidate si Bosnje-Hercigovina, Serbinë dhe Shqipëria që kanë firmosur një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE, përmes asaj që quhet marrëveshje e Stabilizim – Asocimit (MSA), që lejon shkëmbimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve financiare.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është një ekuacion me shumë të panjohura jo vetëm për BE, rajonin, por në veçanti për Shqipërinë. Në aspektin e jashtëm do kemi një frenim të procesit të zgjerimit nga dalja e Britanisë së Madhe. Kjo do të reduktojë mbështetjen financiare dhe politike të BE ndaj rajonit tonë, si dhe ritmi i vendeve kandidate për të bërë reforma do të ngadalësohet në mungesë të karotës.

Brexit do të shoqërohet në paqartësi në rritje në rajon, ku vende që sot kanë qeveri pro-evropiane do të humbin terren kundrejt partive që janë për një alternativë tjetër orientimi. Alternativa politike dhe qeverisëse të afrimit me Rusinë do të marri mbështetje në Ballkanin Perëndimor dhe do të ketë një impakt negativ në pavarësinë e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon. Rikthimi i nacionalizmit shovinist në rajon nuk është i pamundur në mungesë të një ideje konkrete europiane.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Në aspektin e brendshëm integrimi europian i vendit në BE është doktrina e vetme për të cilën palët politike në Shqipëri kanë një minimum konsensusi, edhe pse janë ndajnë këndvështrime të ndryshme në mënyrën dhe shpejtësinë për të marrë nisma pro-europiane. Kriza e projektit të BE do të ulë ritmin e reformave të qeverive shqiptare sepse reformat kanë kosto politike dhe elektorale. Raportet e progresit të BE për Shqipërinë janë pikënisje të reformave të mëdha në vend, duke parë së fundmi mbështetjen e reformës në drejtësi, elektorale dhe në administratë. Legjitimiteti i reformave ligjore për procesin e integrimit europian do të mungojë dhe lufta politike do të jetë edhe më e polarizuar seç është aktualisht.

Përveç aspektit të reformave, dalja e Britanisë së Madhe nga BE dhe reagimi i kësaj të fundit me krizën më të re do të kishte edhe kosto financiare për Shqipërinë. Ekonomia britanike pritet të pësojë një frenim të rritjes së saj, ku eksportet britanike do të pësojnë një ulje për shkak të rivendosjes së tarifave me BE dhe për rrjedhojë shumë vende pune do të shkurtohen, ku më pak i mbrojtur është komuniteti shqiptar që përcjell kursimet e saj në ekonominë shqiptare përmes remitancave.

Ulja e remitancave nga emigrantët shqiptarë në Britani do të jetë një e ardhur më pak në ekonominë shqiptare. Deri më sot qeveria shqiptare nuk ka një studim të publikuar, në rast të ndryshimit të skenarëve në projektin europian, dhe për rrjedhojë sjellja e saj edhe kësaj here do të vijojë të jetë spontane dhe reaguese ndaj proceseve të mëdha transformuese.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

Vrasësi shqiptar eliminon biznesmenin dhe 2 truprojat, vritet nga policia

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com