Nga Sebastjan Zonja
Sapo hyp në autobus sheh një tabelë që shkruan “Mos i fol shoferit”. Pastaj ka disa tabela të tjera ku shkruhet për vende të rezervuara për gratë shtatzëna dhe invalidët. E përdora këtë analogji për të bërë një analizë rreth nenit të famshëm 88, të Komisionit të Venecias.
Në rast se e marrim për të mirqënë faktin se e ndërtojmë sistemin e drejtësisë sipas parimit të “vendeve të rezervuara” atëherë domosdoshmërisht që do të kemi po të njëjtat probleme që kemi patur kurdoherë edhe me institucionin e KQZ. Fakti që KQZ është formatuar me dashurinë e dy partive të mëdha sipas këtij modeli ka sjellë një mosbesim të thellë të publikut në paanësinë e tij si institucion. Zgjedhjet, sipas paradokseve shqiptare i kemi realizuar edhe me një KQZ të përgjysmuar. Po drejtësinë a mund ta bëjmë me një organ të përgjysmuar, ku ajo palë që ka fuqinë e kartonit vendos? Në rast se KQZ-ja, së bashku me bekimin e partive të mëdha, edhe me bekimin e ndërkombëtarëve, pa I harruar këta të fundit, na mundësuan një sistem zgjedhor që është në konflikt rrënjësor me idealin e zgjedhjeve për raportin midis kandidadit dhe zgjedhësit: Po një drejtësi e formatuar në mënyrë të atillë sipas gustove të krerëve pozitë – opozitë, a do të siguronte një shtet të së drejtës, apo thjesht një reformim allashqiptarc të sistemit të drejtësisë, ashtu si gjetëm atë ligjin e Arsimit të Lartë nga Kili para disa kohësh, vec për ta përshtatur me gustot e “partneritetit publik privat”, apo “ të shtetit që është parner me biznesin”.
Ideja më absurde, që në motorin e kapitalizmit botëror SHBA është turp të thuhet, “shteti partner me biznesin ose partneritet publik-privat” , dhe që ka udhëhequr me kohë mendësinë tonë engelsiane mbi kapitalizmin, po kthehet në formën “Shteti merr pjesë në jetën publike, private, fushën e së drejtës dhe gjithkund”!!!
Reforma në drejtësi në krahun tjetër, dhe përkatësisht neni 88 i Komisionit të Venecias, thotë se rasti i rezervimit është “in extremis”, jo zgjidhja e parë. Për të vazhduar më tej, këtë sistem që na propozohet si mund ta quajmë? Kur flasim për “certain influence” mund të themi se duhet që opozita të ketë zërin e saj brenda drejtësisë, por kjo s’do të thotë që ta formatojmë sistemin sipas gustos së marrveshjeve pozitë-opozitë. Ndaj dhe SHBA-të janë kundërshtarët më të mëdhenj të vendeve të rezervuara, sepse në të vërtetë ato nuk janë vende të rezervuara, por ështe kthim prapa në kohë. Do të gjejmë një grup pucist brenda sistemit të drejtësisë, do t’i ngjisim gjithë fajet për korruptimin galopant të tij , dhe pastaj do të mbyllim sytë per disa kohe, që ta hapim temën e drejtësisë pas cdo legjislature parlamentare. Por amerikanët dhe europianët janë mësuar me këto finte tashmë dhe s’po i hanë më… Duan të bejnë dicka të mirë besoj, se e panë që me zgjedhjet herë thonë mirë, herë thonë keq, me Kodin Zgjedhor po e njëjta gjë. Tani besoj se amerikanëve u ka ardhur në majë të hundës kjo amulli e kësaj shthurje demokratike, por cudi është shqiptarëve pse jo?!
Në rast se procesin e kontrollit të gjyqtarëve e kontrollon politika, at’herë cili do të jetë indikatori që të na tregojë nëse drejtësia nuk është e kapur nga politika, apo se gjyqtarët do të veprojnë në bazë të vullnetit të lirë gjatë procesit të vetingut?
Cfarë ndryshimi ka 2/3 nga vendet e rezervuara?! Psh. Në rast se në Parlament mazhoranca do të kalojë një figurë që opozita e konsideron si të papajtueshëm me shijet e saj politike, atëherë ajo nuk jep konsensus, por bën presion për të zgjedhur dikë tjetër. Dhe në rastin tjeter kur ajo propozon një figurë, ato e zgjedhin me konsensus të të dyja palëve… Pra, a s’kemi të bejmë në cdo rast me konsensus politik për kalimin e kandidaturave?
Ku ndryshojne dy proceset në të dy rastet, si ai i vendeve të rezervuara, apo ai i votimit me 2/3 kur në thelb të tyre kemi të bejmë sërish me vendimmarrje politike nga krerët e partive?
Por ka një kleckë që e harrojmë kurdoherë; gjithë këta emra që do të zgjidhen nga Parlamenti nëpër institucione janë një projekt për vitet e ardhshme, nuk po flasim për një proces që behet menjëherë pas pushimeve të gushtit. Me pak fjale kjo eshte si ajo shprehja “T’i japim kohe, kohes”.
Po partia e 3 më e madhe në vend, LSI, a do të ketë “vende të rezervuara”?!
Po të shohim një skenar tjeter, nëse zgjedhjet e tjera i fiton Partia Demokratike, por pa mundësinë e 2|3, dhe Partia Socialiste bllokon procesin e reformës në drejtësi, si do të veprohet? Jemi sërish në një rreth vicioz, ku disa njerëz super të pushtetshëm mbajnë peng një publik të tërë, madje kanë filluar që të mos kenë frikën e faktorit ndërkombëtar, jo se janë aq të pasur sa të kenë blerë të shkuarën , por se ne si shqiptarë harrojmë shpejt.
Ndaj mos i fol Timonierit, mos i gumëzhi tek koka, se ndoshta nxehet dhe e pëson i gjithë autobuzi dhe bëni aksident. Mos i fol në dorë një bixhozxhiu se ai po luan me fatin, si po luajnë politikanët bixhoz me fatet e kombit. Timonieri e di më mirë se masat e gjëra punonjëse proletare se ç’është më e mira për miqësinë e partive tona simotra dhe hapin e madh të klasës politike Hoxhiste.