• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Çako i përgjimeve dhe çakejtë e shantazhimeve

14:07 : 21/06/2016
në OP-ED

Nga Sokol Gjoni

Reforma në drejtësi si debat dominues i politikës shqiptare gjatë këtyre 6 muajve, është preludi i përpjekjeve të radhës së shpurës qeverisëse për kapje dhe nënshtrim të institucioneve kushtetuese.

Qeverisja aktuale, përtej stolisjes me platformën rilindiste, synon qartë të instalojë si rend kushtetues doktrinën neo-bllokmene, e cila është pasuese e mendësisë së etërve të tyre dhe vjen si përmbushje amaneti e bijve.

Ngutja me ngulm e Ramës për të votuar “reformën”, është tallazitja kuptimplote e polaritetit politik të krijuar mbi këtë çështje. Drafti i paraqitur, projekton reformën  e re të një sistemi gjyqësor, ku establishmenti neo-bllokmen siguron kapjen e sistemit dhe për pasojë, bërjen e drejtësisë për të gjithë ata të cilët nuk respektojnë vijën  e partisë.

Kjo reminishencë vjen e hidhur për të gjithë ne, si qytetarë të një vendi që aspirojmë integrimin në familjen e vlerave demokratike, pasi një sistem të tillë e kemi lënë pas këtu e 26 vite më parë dhe kurrsesi nuk mund të pranojmë cënimin e institucionve kushtetuese që garantojnë rendin demokratik dhe afirmimin e vlerave të lirisë dhe të së drejtës.

Lexo edhe:

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

Përpos çfokusimit nga realiteti, ku qeverisja programore-rilindiste u transformua në bandë zhvatjeje dhe plaçkitje të vendit, me dështime dhe skandale të njëpasnjëshme, me mospërmbushje të asnjë prej premtimeve të bëra, (është përmbushur vetëm premtimi doktrinor i Eduart Shqalsit), me mungesë investimesh në sektorët publikë dhe strategjikë të vendit, me përkeqësimin në rritje të treguesve ekonomikë, me mungesë vizioni për politika të qëndrueshme zhvillimore, makineria propagandistike e Ramës tenton të paraqesë për konsumizëm publik një produkt që ambalazhon gjithë dështimin e saj, por që marketohet me emrin “reforma e drejtësisë”.

Retorika e qeverisë, e cila adreson gishtin e përgjegjësit për opozitën në mosarritjen e konsensusit, është loja e vjetër e kungulleshës, që ngërthen palët në qëndrime herë-herë të skajshme. Që në nisje të procesit, opozita ka dëshmuar kohezion dhe konsistencë për të patur një reformë përputhmërisht me rekomandimet e komisionit të Venecias dhe që garanton moskapjen e sistemit nga politika. I ndodhur përballë qëndrimit stoik dhe koherent të opozitës për një reformë që mban larg duart e politikës nga  “drejtësia”, Rama doli lakuriq në maskaradën e këtij debati, menjëherë, sapo doli megaskandali i përgjimeve.

Rama, përveçse i përfshirë drejtpërdrejtë në realizimin e përgjimeve ndaj drejtuesve më të lartë të shtetit dhe të institucioneve të pavarura, përmes alibive të tij, cënoi sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik të vendit, duke njollosur dhe vendet mike të Shqipërisë dhe partnerët tanë të sigurisë si të përfshira në këtë skandal.

Pezullimi me vendim gjykate i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si person me përgjegjësi në paligjshmërinë e madhe të përgjimeve, shërbeu për opinionin publik dhe veçmas, për ndërkombëtarët e atashuar në arritjen e konsensusit final, si  eureka e rebusit të ngutjes së Ramës për ta kryer këtë “reformë”. Menjëherë, pas pezullimit të Haki Çakos, pati në adresë të gjyqtarit një vërshim deklaratash nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës, të mbushura me patetizëm çunakësh dhe mllefosje primitive, çka nxori në pah thelbin e vërtetë të orientimit të reformës që po kërkohet me ngulm nga Rama dhe të tijtë të votohet brenda këtij muaji. Megaskandali i përgjimeve, i cili është në proces hetimi nga Prokuroria Shqiptare, pritet të dallgëzojë dhe më furishëm debatin e trazuar politik të vendit, duke shtruar si domosdoshmëri kërkesën për ekuilibër të ri të drejtimit të Shqipërisë. Reforma, nuk mund të shërbejë për Ramën si alibi e fshehjes nga dështimet dhe keqqeverisja, por, si premisë vullnetmirë e klasës politike për ti dhënë vendit një sistem drejtësie që e përafron me standardet evropiane. Mekanizmi i shantazhimit të gjyqtarëve, është as më shumë e as më pak, por ndërhyrje në bërjen e drejtësisë sipas interesit të shantazuesve, e thënë ndryshe, drejtësi sipas pushtetit. Lukunia e çakajve shantazhues ndaj gjyqtarit që mori një vendim të ligjshëm për kryerjen e paligjshme të përgjimeve, është metafora groteske e debatit mbi drejtësinë.

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025
BOTA

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I biri gjen babanë e pajetë në banesë, çfarë dyshon policia

21:29 : 13/07/2025
AKTUALITET

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

21:19 : 13/07/2025
AKTUALITET

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025
BOTA

Itali/ Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja, mjekët përpiqen të shpëtojnë foshnjën

20:43 : 13/07/2025
Para

Mediat spanjolle: “Bijtë e luftës” ia dalin edhe në futboll

TË GJITHA

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025

Tiranë/ I biri gjen babanë e pajetë në banesë, çfarë dyshon policia

21:29 : 13/07/2025

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

21:19 : 13/07/2025

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025

Itali/ Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja, mjekët përpiqen të shpëtojnë foshnjën

20:43 : 13/07/2025

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishte në Mallakastër

20:24 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com