• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Terroristi transmeton drejtpërdrejt në Facebook skenën e krimit (VIDEO)

13:18 : 18/06/2016
në BOTA

Një shtetas francez, 25 vjeç, i cili ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik, ka hapur këtë javë kapitull të ri në terrorizmin global, duke përdorur mediat sociale për të transmetuar drejtpërdrejt skenën e sulmit të tij të tmerrshëm, shkruan Radio Europa e Lirë.

Larossi Abballa ka përdorur rrjetin social Facebook për të transmetuar videon e tij 12-minutëshe, nga shtëpia e viktimave. Më 13 qershor, në një lagje pranë Parisit, ai ka vrarë burrë e grua, të dy policë, ndërsa ka mbajtur peng djalin e tyre 3 vjeç.

Policia ka qëlluar për vdekje Abballan, ndërsa ka shpëtuar fëmijën e traumatizuar pas tri orësh peng.

Por, videoja e Abballas, me thirrjet që edhe të tjerët të ndjekin shembullin e tij, ka mbetur në Facebook mjaft kohë sa për t’u kopjuar dhe shpërndarë nga ueb-faqet e Shtetit Islamik.

Edhe pse videoja është hequr shpejt, Facebook nuk ka çaktivizuar llogarinë e tij deri në ditën e nesërme.

Lexo edhe:

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike

Shteti Islamik ka përdorur mediat sociale me vite të tëra për të tërhequr dhe trajnuar rekrutë të rinj, për të shpërndarë propagandë dhe për t’i publikuar sulmet e tij.

Drejtori i FBI-së, James Comey, i ka përshkruar mediat e Shtetit Islamik si shumë të sofistikuara.

Zyrtarë të sigurisë kanë shprehur shqetësim se zhvillimi i teknologjisë mund ta bëjë më të lehtë për terroristët që veprojnë të vetëm, të përdorin iphone dhe të transmetojnë direkt video.

Edhe para këtij zgjerimi, në mediat sociale ka pasur video të krimeve të dhunshme, të cilat kanë paralajmëruar rrezikun.


Në muajin gusht, një gazetare dhe një kameraman në Virxhinia janë qëlluar për vdekje nga një ish-koleg, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive. Vrasësi ka pasur kamerën e montuar në kokë dhe ka shkarkuar videon në llogarinë e tij në Facebook përpara se të vriste veten.

Pastaj në Ohajo, në muajin prill, një adoleshente ruse, duke qenë dëshmitare e përdhunimit të shoqes së saj 17 vjeçe, ka drejtuar smartfonin e saj kah sulmi dhe ka transmetuar drejtpërdrejt pamjet, duke përdorur aplikacionin e Twitter-it, Periscope.

Dhuna e tillë zbulon sfidat me të cilat përballen Facebook, Twitter dhe Google, duke i siguruar komunitetit standarde.

Joe McNamew, drejtor ekzekutiv në organizatën joqeveritare Të Drejtat Evropiane Digjitale, thotë se ndëshkimi i vetëm që mund të japin mediat sociale, është të fshijnë përmbajtjen e dhunshme.

Facebook, pas sulmit të Abballas, ka thënë përmes një deklarate se ka “sfida unike kur bëhet fjalë për përmbajtjen dhe sigurinë e videove direkte”.

Por, në fakt, të gjitha platformat globale të mediave sociale mbështeten në raportimet nga përdoruesit në lidhje me përmbajtjen që shkel kushtet e tyre të shërbimit.

Pasi raportohet përmbajtja ofenduese, procesi i rishikimit zakonisht merr së paku 24 orë.

Por, për të parandaluar terroristët nga përdorimi i platformave për transmetime të drejtpërdrejta, me qëllim shpërndarjen e sulmeve të tyre, ekipet e rishikimit në mediat sociale duhet të përgjigjen menjëherë.

Twitter thotë se nuk ka “algoritëm magjik” për të identifikuar përmbajtjen e terroristëve në internet.

Facebook, Twitter dhe Google thonë se kanë rritur madhësinë e ekipeve që rishikojnë raportet për përmbajte që promovon terrorizmin. Twitter ka thënë se qysh në mes të vitit 2015 ka pezulluar mbi 125,000 llogari që kanë pasur lidhje me Shtetin Islamik.

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

17:50 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike

17:37 : 21/08/2025
HOROSKOPI

Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

17:19 : 21/08/2025
RAJONI

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

17:11 : 21/08/2025
AKTUALITET

Aksident në “Kthesën e Dukatit”, plagoset një person

16:54 : 21/08/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë

16:45 : 21/08/2025
Para

Trajneri italian sms Ramës: Djemtë e De Biasit, grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur

TË GJITHA

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

17:50 : 21/08/2025

Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike

17:37 : 21/08/2025

Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

17:19 : 21/08/2025

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

17:11 : 21/08/2025

Aksident në “Kthesën e Dukatit”, plagoset një person

16:54 : 21/08/2025
Foto ilustruese

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë

16:45 : 21/08/2025

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 në pranga! Kërcënuan policët me kaçavidë

16:36 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com