• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Rrëfimi i një homoseksuali kosovar, ja jeta e vështirë e tij

09:05 : 17/06/2016
në SOCIALE

Qytetari me inicialet N.N., në kushte anonimiteti ka folur për Radion Evropa e Lirë, për jetën e tij si homoseksual. Sipas tij, të jesh homoseksual në një vend si Kosova nënkupton që çdo ditë të zgjohesh ndryshe, por të luftosh që të jetosh ngjashëm me të tjerët.

“Është mision i pamundur që ta ndryshosh veten për të tjerët, vetëm pse të tjerët e kanë të pamundur të pranojnë ashtu si je”, thotë një qytetar i Prishtinës, i cili i takon komunitetit LGBTI.

Ai kishte marrë pjesë në homazhin e organizuar të mërkurën në Prishtinë, për të shprehur solidarizimin me viktimat e sulmit në klubin e homoseksualëve në Orlando, Florida, ku humbën jetën 49 persona.
Homazhi për viktimat e Orlandos është organizuar nga tri organizata për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë, Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, Qendra për Liri dhe Barazi, si dhe Qendra për Emancipimin Shoqëror.

Jeta e një homoseksuali në Kosovë, siç shpjegon ai, nuk është e lehtë, për shkak të stigmatizimit që i bëhet komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual e transgjinor) në përgjithësi. Sipas tij, një person homoseksual në Kosovë ende nuk ka hapësirë që ta fitojë guximin për ta pranuar publikisht orientimin e tij seksual, në këtë rast homoseksual.

“Kemi presion të madh prej grupe njerëzish. Jo pse e dinë për çka bëhet fjalë,po e lidhin komunitetin LGBTI me diçka që është shumë e keqe, që është diçka jo morale, dhe paska dalë si fenomen kohëve të fundit, dhe na paska pru dikush nga jashtë. Momentin që dëshiron me dalë publikisht, sulmet janë më të mëdha, dhe ne po dojmë me ju ik sulmeve.”

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

“Është një luftë dhe përpjekje e vazhdueshme e sulmeve, duke marrë parasysh edhe sulmet e fundit në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u vranë 49 njerëz të komunitetit homoseksual”, thotë personazhi ynë.
Megjithatë, sipas tij, për dallim nga qytetet tjera të Kosovës, Prishtina ofron kushte më të mira për komunitetin LGBTI. Ai tregon arsyet pse ndodhë një gjë e tillë.
“Prishtina është qytet që ofron një jetë më të mirë, pasi ky komunitet shoqërohet mes vete, dhe i ndajnë ndjenjat. Ka edhe organizata që punojnë dhe mundohen t’ua përmirësojnë jetën secilit”, thotë N.N.

Përfaqësuesit e organizatave që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI thonë se këto të drejta u garantohen me kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar projekt-ligjin kundër diskriminimit, i cili formëson një politikë të re shtetërore, duke përfshirë masa disiplinore të fuqishme ndaj atyre që diskriminojnë personat e komunitetit LGBTI.

Ndryshe, muaj më parë në Kosovë është promovuar një video-spot, dedikuar komunitetit LGBTI, për të sensibilizuar opinionin lidhur me të drejtat e këtij komuniteti.
Ideatori i video-spotit muzikor, të quajtur ‘’Pantarei’’, Shkumbin Tafilaj, shpjegon se cili ka qenë qëllimi i këtij projekti dhe sa ka pasur ndikim në opinion.

“Projekti muzikor Pantarei kishte si qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit në masë për STOP njëanshmërive e paragjykimeve për komunitetin LGBTI, në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.Gjuha përmes muzikës i ka dhënë projektit muzikor mundësinë që artistikisht të trajtojë ndrydhjen sociale dhe të bëjë të dukshme e të prekshme realitetin e hidhur të komunitetit LGBTI, në Kosovë”.

“Rezultatet e prekshme janë ato të cilat ne i jetojmë çdo ditë. Unë kam shfrytëzuar profilin tim prej artisti që të flasë për projektin dhe qëllimin e tij, dhe këtë qëllim e kam shndrruar në avokim ditor për këtë komunitet. Për liritë, të drejtat dhe respektimin e zgjedhjeve personale në jetë”, ka thënë Tafilaj.

Sidoqoftë,organizatat që sigurojnë mbrojtje për pjesëtarët e komunitetit LGBTI në Kosovë thonë se institucionet publike duhet të kenë dhe zhvillojnë plane të veprimit për të promovuar respektin dhe integrimin e këtij komuniteti, nisur nga garancitë që janë dhënë për një gjë të këtillë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Rreth 20 për qind e popullatës së përgjithshme në botë thuhet se kanë tendenca të orientimit homoseksual, lesbik, biseksual apo transgjinor. (REL)

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025
AKTUALITET

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025
AKTUALITET

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025
AKTUALITET

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025
Para

Kapet me 19 doza heroinë, arrestohet 31 vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com