• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Dietë treditore për humbje të shpejtë peshe

13:30 : 15/06/2016
në SHENDETI

Dieta që zgjat tri ditë përfshin konsumimin e sasive të mëdha të tonit dhe perimeve

Dieta treditore garanton humbjen e 4 – 5 ose më shumë kilogram në vetëm tre ditë me konsumimin e sasive të mëdha të tonit dhe perimeve. Nëse mendoni të përdorni dietën treditore, kujdes mbi rreziqet që bartë kjo dietë afatshkurtër dhe kalori të pakta.

Kurthet e dobësimit të shpejtë

Dieta treditore nuk është e standardizuar, kështu që secili prej autorëve të shumtë që e rekomandojnë me këtë emër nënkupton diçka tjetër. Gjithashtu, shumë autorë pohojnë se ata e kanë zbuluar dietën treditore dhe se vetëm ajo e tyre është e vërteta. Por, bëhet fjalë për emërtim që përfshin një shumëllojshmëri të gjërë të regjimit të ushqimit. Variantet e para të dietës treditore u krijuan në fund të viteve tetëdhjetë, dhe quheshin dietë ushtarake, dietë marinarësh, dieta e klinikës Cleveland ose thjesht – dietë treditore. E përbashkët është vetëm kohëzgjatja treditore dhe premtimi i humbjes së 4 deri në 5 ose më shumë kilogram në tre ditë. Shumica e varieteteve përfshijnë konsumimin e sasive të mëdha të tonit dhe perimeve si dhe akullores në mbrëmje, me pirjen e të paktën katër gotave ujë.

Menuja:

Lexo edhe:

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona për krime zgjedhore në Kukës

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

Varianti më i përhapur i dietës treditore propozon menynë e mëposhtme:

Dita e parë

Mëngjesi: gjysmë grejpfrut, një fetë tosti, dy lugë gjalpë kikirikësh dhe kafe ose çaj (mendohet për çaj të vërtetë me kafeinë)

Dreka: gjysmë filxhani ton, një fetë tosti, kafe ose çaj

Darka: 100g e cilitdo lloj mishi, një filxhan fasule të gjelbër, gjysmë banane, një mollë e vogël dhe një filxhan akullore vanilje

Dita e dytë

Mëngjesi: një vezë, një fetë bukë dhe gjysmë banane

Dreka: një tas djathë të freskët (gjizë) ose një fetë djathi të fortë, një vezë të zier fort dhe pesë biskota të kripura

Darka: dy ‘hot dog’, një tas brokoli, gjysmë tasi karrota, gjysmë banane dhe gjysmë tasi akullore vanilje

Dita e tretë

Mëngjesi: pesë biskota të kripura, një fetë e djathit të fortë dhe një mollë të vogël

Dreka: një vezë e zier fort dhe një fetë tost

Darka: një tas ton, gjysmë banane dhe një tas akullore vanilje

Përshpejtimi i metabolizmit
Në disa variante portokalli rekomandohet në vend të grejpfrutit, kurse gjiza në vend të tonit. Disa autorë propozojnë ushqime më të pasura dhe lejojnë limon, kripë, piper, uthull, erëza bimore, salcë soje dhe ketchup. Të gjithë bien dakord në një gjë, dhe kjo është se ndalohen ushqimet që përmbajnë yndyrë. Gjithashtu, të gjithë autorët paralajmërojnë se rezultatet e dëshiruara janë të mundshme vetëm nëse dieta kryhet në mënyrë rigoroze sipas udhëzimeve. Disa variante të dietës treditore këshillojnë përsëritjen pas disa ditëve të të ushqyerit të zakonshëm. Intervali mes dy regjimeve sipas disa autorëve duhet të zgjasë vetëm dy ditë, kurse sipas të tjerëve katër apo pesë ditë.

Parimi me të cilin dieta sjell rezultate bazohet në konsum të reduktuar të kalorive dhe metabolizmin e përshpejtuar që i djeg sasitë e shtuara të yndyrës. Edhe pse humbja e shumë kilogramëve gjatë regjimit të përshkruar të të ushqyerit është shumë e mundshme, asnjë variant i dietës treditore nuk është i balancuar dhe i sigurt për shëndetin. Shumica e varianteve të dietës treditore propozojnë 1.000 kalori, ndërsa versionet ekstreme lejojnë vetëm 700 kalori. Një autor këshillon që ditën e parë të konsumohet vetëm ujë, ditën e dytë vetëm fruta dhe lëngje frutash, dhe ditën e tretë vetëm perime dhe lëngje perimesh.

Rreziqet e dietës treditore

Dieta e cila kufizon rreptësisht kaloritë dhe shumëllojshmërinë e ushqimit sjell shumë rreziqe. Organizmit i duhen gjëra ushqimore që përmbajnë të gjithë përbërësit kryesorë të ushqimit – yndyrë, karbohidrate dhe proteina. Çdo dietë që përmban 800 apo më pak kalori bën pjesë në dietat me kalori shumë të ulëta, të cilat kërcënojnë me efekte të shumta negative. Mes tyre përfshihen gurët e tëmthit, çrregullime të enëve të gjakut dhe mangësia e vitaminave dhe mineraleve. Mbi të gjitha, konsumimi i tillë i ulët i kalorive pas tri ditësh shpesh nxitë tejngopjen.

Edhe pse humbja e shpejtë e peshës mund të duket tërheqëse, dieta radikale dhe shpejtëvepruese shkakton më shumë dëm se sa dobi. Kërkesat e përditshme të kalorive dhe ushqyesve ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga personi në person në varësi të moshës, gjinisë, peshës dhe faktorëve të tjerë. Nëse planifikoni fillimin e dietës më parë konsultohuni me mjekun.

Komenti i specialistit
“Vet emri ‘Dieta treditore’ zbulon se bëhet fjalë për zgjidhje afatshkurte që nuk ndryshon zakonet e të ushqyerit dhe nuk sjell një program të strukturuar për dobësim i nevojshëm për humbjen kualitative të kilogramëve. Vetë dieta energjikisht është shumë kufizuese dhe premton humbje peshe relativisht të shpejtë në një periudhë të shkurtër që përfshin rrezikun e ngadalësimit të metabolizmit dhe si pasojë rikthimin e kilogramëve pas përfundimit të dietës. Dieta në thelb është me nivel të lartë proteinash – me fjalë të tjera e paekuilibruar. Propozon pa bazë shmangjen e yndyrnave që nuk ka bazë dhe nuk mund të rekomandohet për shkak se yndyrnat kanë shumë rol të rëndësishëm në organizëm dhe formojnë një pjesë të domosdoshme të të ushqyerit të duhur. Avantazhi i vetëm i këtij regjimi ushqimor është se është afatshkurtër, ashtuqë deficitet e vitaminave dhe mineraleve nuk janë reale, por situata ndryshon nëse personi vendos për disa intervale treditore”, shpjegon magjistrja e nutricionizmit Sandra Krstev Barac.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona për krime zgjedhore në Kukës

21:23 : 10/05/2025
SPORT

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025
Para

UEFA pyet: A do të sigurojnë fansat e Shqipërisë një tjetër spektakël sot? (FOTO)

TË GJITHA

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona për krime zgjedhore në Kukës

21:23 : 10/05/2025

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com