• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Falsifikuan firmën e gjyqtarit të vrarë; Sërish sekuestrime pronash në Vlorë

10:51 : 14/06/2016
në AKTUALITET

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 89 hektarë tokë në zonën e Zvërnecit, me vlerë rreth 110 milionë euro sipas çmimeve zyrtare, e dyshuar se është përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Raimond Mezi.

Skema e përdorur në këtë rast është realizuar në të njëjtën mënyrë dhe nga të njëjtët persona, të cilët kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme edhe 220 hektarë truall të sekuestruar tashmë, në zonën e Karaburunit. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka kërkuar caktimin e sekuestror preventive mbi këtë sipërfaqe, kërkesë e cila është pranuar nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Vlorës, rezulton se trualli 89 hektarë në zonën e Zvërnecit është regjistruar në Hipotekën e Vlorës, në bazë të dokumentave të fallsifikuar dhe nëpërmjet një procesi gjyqësor njohjeje prone, tërësisht fiktiv.

Në kuadër të hetimit, Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar praktikën e njohjes dhe më tej regjistrimit të kësaj prone. Nga aktet hetimore, rezulton se shtetasi Raimond Mezi është njohur me vendim gjyqësor si pronar i sipërfaqes 89 hektarë, në bazë të një vendimi gjyqësor të vitit 2003, dhënë nga gjyqtari Skerdilajd Konomi. Prokuroria e Vlorës e ka konstatuar tërësisht fiktiv këtë vendim, pasi, në kohën e dhënies së vendimit, i ndjeri Konomi nuk ka qenë gjyqtar.

Nga sekuestrimi i dosjes gjyqësore, që i përket vendimit te mesipërm nr. 2217, datë 29/12/2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, rezulton se kjo dosje pasi është falsifikuar është bërë pjesë e arkivit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ky fakt provohet edhe nga sekuestrimi i numratorit civil të vitit 2003, ku duket qartë se janë shtuar në këtë libër të dhënat e vendimit të mësipërm gjyqësor. Pra, del qartë se është përdorur i njëjti mekanizëm që është përdorur për të falsifikuar dhe pastaj bërë pjesë të arkivit edhe dosjen gjyqësore që i përket vendimit nr. 1360, datë 29/12/2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, lidhur me sipërfaqen 220 ha tokë ne Karaburun, si dhe nga të njëjtët persona.
Gjithashtu rezulton se edhe vendimi nr. 100, datë 19/04/1996 i ish-KKKP-së Bashkia e Qytetit Vlorë, në emër të subjektit të shpronësuar Jakup Mezi (paraardhës i Raimond Mezi), si dhe nota e transkriptimit, në favor të shtetasit Jakup Mezi, që janë paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë dokumente të falsifikuara.

Lexo edhe:

Edi Reja kritikon Ranierin: Skandaloze të refuzosh drejtimin e kombëtares italiane

Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet

Po ashtu, nga hetimi provohet se pasuria e përshkruar në vendimin e mësipërm të falsifikuar është regjistruar pranë ZVRPP Vlorë nga personi nën hetim Blerina Dhrami.

Nga hetimi është provuar se pas regjistrimit të pasurisë së mësipërme mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, janë kryer veprime tjetërsimi, duke kaluar e gjithë pasuria ne emër të personave të tretë.
Nga hetimi i deritanishëm, rezulton qartë se pasuria e paluajtshme me sipërfaqe 89 Ha, regjistruar fillimisht në emër të shtetasit Raimond Mëzi është produkt i veprave penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal. Kjo pasuri është regjistruar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, si dhe në kundërshtim me ligjin nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” e udhëzimet përkatëse. Rezulton se në lidhje me këtë pasuri janë kryer veprime juridike tjetërsimi, me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë, e cila është produkt i veprave penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Lajme të lidhura

SPORT

Edi Reja kritikon Ranierin: Skandaloze të refuzosh drejtimin e kombëtares italiane

15:50 : 12/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet

15:47 : 12/06/2025
AKTUALITET

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

15:38 : 12/06/2025
SPORT

Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Dakun, zbulohen detajet e kontratës me Zenitin

15:36 : 12/06/2025
BOTA

Piloti lëshoi sinjalin, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin ajror me 244 viktima në Indi

15:26 : 12/06/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë

15:21 : 12/06/2025
Para

Reforma në drejtësi, Majko: Sot shansi i fundit për kompromis, nëse s'ka zgjedhje të parakoshme

TË GJITHA

Edi Reja kritikon Ranierin: Skandaloze të refuzosh drejtimin e kombëtares italiane

15:50 : 12/06/2025

Gazetari: Reagimi i Ramës ndaj Kushtetueses tregon një përpjekje për të kontrolluar institucionet

15:47 : 12/06/2025

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

15:38 : 12/06/2025

Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Dakun, zbulohen detajet e kontratës me Zenitin

15:36 : 12/06/2025

Piloti lëshoi sinjalin, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin ajror me 244 viktima në Indi

15:26 : 12/06/2025

Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë

15:21 : 12/06/2025

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël

15:02 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com