Reshje të dendura shiu kanë përfshirë gjithë vendin duke sjellë përmbytje në disa qytete.
Mësohet se në Lezhë, Durrës e Vlorë disa lagje janë nën pushtetin e ujit duke sjellë probleme edhe në lëvizje.
Përmbytjet kanë ardhur kryesisht nga infrastruktura e dobët, bllokimi i kanaleve etj. Pushteti vendor po punon për stabilizimin e situatës.