OBT-ja: Në rast Brexit, tregtarët britanikë do të paguajnë miliarda në taksa doganore

Eksportuesit britanikë rrezikojnë të paguajnë 5,6 miliardë strelina (7,2 miliardë euro) në vit taksa doganore shtesë nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian, paralajmëroi sot drejtori i përgjithshëm i Orgnizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, Roberto Azevedo thekson se “në rast se britanikët dalin nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe duhet të rinegociojë marrëveshje të reja tregtare me BE-në dhe 58 vendet e lidhura me bllokun kontinental me një marrëveshje të tregtisë së lirë”.

LEXO EDHE  “Dritat e Kuqe” drejt mbylljes, Amsterdami pritet të ndërtojë qendrën e “mëkatit”

Sipas një përllogaritje të gjashtë sondezheve të fundit të zhvilluara mbi Brexit nga “WhatUKThinks”, kampi pro Brexit fiton me 51% të votave, duke bërë që sterlina të bier në nivelin e saj më të ulët në tre javët e fundit.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here