Ka nisur rreth orës 17:10 takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ata i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit edhe pse ky moment nuk është kapur nga kamerat.
Dy liderët do të përpiqen të gjejnë dakordësinë për disa nene të reformës në drejtësi ku ka ngecur çështja. Pas takimit do të ketë edhe deklaratë për mediat nga të dyja palët.