• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leskaj në takimin e Ombusmanëve të rajonit: “Ankesat te Avokati Popullit, ndihmë për Kuvendin”

12:07 : 06/06/2016
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj mori pjesë në takimin e Ombusmanëve të Rajonit në Pogradec.

Ajo mbajti një fjalim lidhur me rëndësinë e rolit të Ombusmanit dhe të drejtat e njeriut. Leskaj i kërkoi Avokatit të Popullit që institucioni i tij të punoj seriozisht për standarde më të përparuara në fushën e të drejtave dhe lirive, për një qeverisje demokratike, gjithëpërfshirëse e sa më pranë qytetarëve.

Ja fjala e Leskaj:

Deputetja Valentina Leskaj ka marrë pjesë në takimin e Ombusmanëve të Rajonit në Pogradec. Në fjalën e saj ajo tha roli i Ombusmanit është shumë i rëndësishëm.
Është kënaqësi për mua, që në emër të Kuvendit të Shqipërisë të përshëndes këtë takim rajonal që ka në fokus një çështje shumë të rëndësishme për të gjithë: bashkëpunimin shoqëri civile – Ombudsman ne kontekstin ndërkufitar.

Përshëndes nismën e z. Totozani, e padyshim vullnetin e përbashkët me Avokatët e Popullit të Maqedonisë z. Mehmeti e të Kosovës z. Jashari, për nxitjen e bashkëpunimit në rajon në një fushë kaq të rëndësishme, siç është ajo e të drejtave të njeriut.

Lexo edhe:

“F*ck you”/ Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk ua thashë shqiptarëve, u keqinterpretova

U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës

Për ne, roli i Ombusmanit është shumë i rëndësishëm, përcaktohet nga misioni i tij kushtetues për parandalimin, promovimin, dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve nga shkeljet që rrjedhin nga veprimet apo mosveprimet e administratës publike.

Përpjekja për të rritur vetëdijen e përbashkët qytetare mbi këto të drejta është jo vetëm një sfidë morale e shoqërisë së sotme, por edhe një bashkëpërgjegjësi institucionale, një detyrë e jona e përditshme.

Dëshiroj të vlerësoj faktin që institucioni i Avokatit të Popullit dhe organizatat e shoqërisë civile punojnë seriozisht për standarde më të përparuara në fushën e të drejtave dhe lirive, për një qeverisje demokratike, gjithëpërfshirëse e sa më pranë qytetarëve.

Nismat e zyrës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen e grupeve vulnerabël siç janë: personat me aftësi të kufizuara, gratë e dhunuara, fëmijët, të moshuarit, personat e prekur nga gjakmarrja; etj si dhe rritja e numrit të ankesave nga qytetarët etj, dëshmojnë se ky institucion ka arritur të fitojë tashmë vëmendje dhe besueshmëri nga qytetarët.

Vlerësimi i institucionit të Avokatit të Popullit me nivelin A nga Komiteti Ndërkombëtar Koordinues i Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut, niveli më i lartë i akreditimit, është tregues i përputhshmërisë së institucionit të Avokatit të Popullit me Parimet e Parisit.

Mbrojtja dhe përfaqësimi i interesave të publikut janë një projekt konstant i përbashkët i Parlamentit, Qeverisë dhe i institucionit të Avokatit të Popullit.

Padyshim që fuqia jonë qëndron në qëllimin e përbashkët për përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve shqiptarë, në fushën e të drejtave të njeriut.

Duke qene se puna e Avokatit te Popullit bazohet në ankesat dhe problemet e qytetarëve, rekomandimet e tij janë një ndihmë e pazëvendësueshme për Kuvendin.

Për këtë arsye, Kuvendi në bashkëpunim me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka ndërtuar një plan veprimi për monitorimin e institucioneve për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Padyshim që në këto 25 vite Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në fushën e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Kemi miratuar një korpus legjislativ të përparuar në fushën e të drejtave të njeriut e mosdiskriminimit e kemi ngritur mekanizma institucionalë për zbatimin e tyre.

Kohët e fundit, Kuvendi ka një qasje më të hapur dhe nxit bashkëpunimin mes aktorëve të ndryshëm që operojnë në fushën e të drejtave të njeriut, qofshin ato institucione të pavarura si Avokati Popullit, Avokati Anti-diskriminim ai për Ruajtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit, Shoqëri Civile.

Po natyrisht ka ende shumë për të bërë sidomos në fushën e zbatimit të ligjit, reforma në drejtësi që është kryefjala jonë bashkë me partnerët ndërkombëtarë, është jetike për zbatimin e ligjit.

Por na takon ne, si të zgjedhur nga sovrani, i takon Avokatit të Popullit, organizatave të shoqërisë civile dhe gjithkujt që e ka një peshë në opinionin publik, t’i bashkërendojmë këto përpjekje, të mos konsiderojmë limite kur vjen fjala për t’u shërbyer aspiratave të qytetarëve.

Dëshiroj të them se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për një qasje të integruar në zgjidhjen e problemeve që përballin zyrat e Avokatit të Popullit.

Ka mjaft probleme që kanë nevojë për adresim që i kalon kufijtë e një vendi. Po përmend çështjen e romëve apo çështje që lidhen me trafikun e qenieve njerëzore, me fëmijët etj.

Janë probleme që nuk mund të zgjidhen pa një adresim të përbashkët.

Po ka dhe një dimension tjetër shumë të rëndësishëm ky bashkëpunim, shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira rrit eficencën e punës të secilit vend e të të gjithëve bashkë.

Ne kemi një të ardhme të përbashkët atë integruese Euro-Atlantike, kemi të njëjtat sfida sa i takon këtij procesi edhe pse secili vend do anëtarësohet sipas meritës suksesi i njërit krijon mundësi përfitimi dhe për të tjerët ndaj bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm.

Besoj se ky bashkëpunim duhet bërë pjesë e integruar e nismave rajonale SEECP, veprimtarive në kuadër të Procesit të Berlinit etj

Së fundi, përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj të gjithëve për përpjekjet tuaja në vendet respektive për demokratizimin dhe zhvillimin e shoqërive tona, çka shpesh rezulton jo fort e lehtë në vendet tona.
Por me një punë të përbashkët besoj se mund të bëjmë më shumë për atë që qytetarët tanë meritojnë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“F*ck you”/ Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk ua thashë shqiptarëve, u keqinterpretova

15:52 : 28/06/2026
AKTUALITET

U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës

15:39 : 28/06/2026
SPORT

Mrekullia e Botërorit! Cape Verde bën histori, tani sfidon Argjentinën

15:30 : 28/06/2026
AKTUALITET

Aksident i 3-fishtë në autostradën Durrës–Tiranë, 2 të plagosur. Trafik i rënduar

15:28 : 28/06/2026
AKTUALITET

Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore

15:17 : 28/06/2026
RAJONI

Vuçiç njofton se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars

14:59 : 28/06/2026
Para

OKB: 1.12 milion shqiptarë emigrantë jetojnë jashtë, ja në cilin vend më shumë

TË GJITHA

“F*ck you”/ Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk ua thashë shqiptarëve, u keqinterpretova

15:52 : 28/06/2026

U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës

15:39 : 28/06/2026

Mrekullia e Botërorit! Cape Verde bën histori, tani sfidon Argjentinën

15:30 : 28/06/2026

Aksident i 3-fishtë në autostradën Durrës–Tiranë, 2 të plagosur. Trafik i rënduar

15:28 : 28/06/2026

Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore

15:17 : 28/06/2026

Vuçiç njofton se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars

14:59 : 28/06/2026

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibom güncel girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobet