Biblioteka “Willard”, që gjendet në Evansvill, Indiana, është ndërtuar në vitin 1881 nga William Carpenter, pionier i bamirësisë publike.
Bëhet fjalë për bibliotekën më të vjetër në Indiana, prandaj ajo përmban materiale të ndryshme interesante me vlerë historike, si dhe e ka, të paktën, një fantazmë. Thuhet se një hije e frikshme paraqitet në korridoret dhe dhomat e bibliotekës. Ajo u bë e njohur me emrin Lejdi e Hirtë, meqë shihet e veshur me një fustan të hirtë, të viteve 1800, të shoqëruar me një shall të po asaj ngjyre. Së pari e vërejtur në fund të viteve të 1930-ta nga një roje, i cili më pas menjëherë e la punën nga frika, kjo fantazmë është parë shumë herë më pas. Pronarët dhe të punësuarit në këtë bibliotekë tregojnë sesi uji vetë lëshohet dhe ndalet, sesi dikush ua prekë flokët, sesi dëgjojnë zhurma të pashpjegueshme dhe sesi lëvizin gjësendet vetvetiu.
Pasi që kjo fantazmë u pa shumë herë, biblioteka instaloi disa kamera të lidhura me internet, në mënyrë që personat, nga rehatia e shtëpisë së tyre, ta shikojnë fantazmën e tyre të preferuar. Rezultatet e kësaj kanë qenë fenomenale. Njerëz nga e mbarë bota kanë arritur ta shohin dhe fotografojnë këtë fantazmë, ku disa fotografi janë bërë edhe ditën bile. Gjatë viteve të 1970-ta, kur biblioteka ishte në renovim e sipër, bibliotekistja kryesore, Margaret Maier, thoshte se kur ajo e kryente punën dhe shkonte në shtëpi, me të shkonte edhe fantazma. Pasi që mbaruan meremetimet, ajo u kthye sërish në bibliotekë dhe, që nga ajo kohë, nuk është larguar më. Edhe bibliotekarja e koleksioneve të veçanta të librave e ka parë këtë fantazmë. Ajo ishte duke lexuar një libër, kur me cep të syrit kishte vërejtur diçka të pazakontë. Kur e kishte ngritur shikimin, ishte gjetur ballë përballë me Zonjën në të hirta. Kush është Zonja në të hirta? Edhe pse askush nuk e di saktë, shumë njerëz thonë se ajo, derisa ishte gjallë, quhej Louise Carpenter dhe ishte e bija e William Carpenterit. Del se Louis mund të ketë arsye të mirë për të shkaktuar kaos në ndërtesën, të cilën e kishte ndërtuar i ati i saj. Ishte një fakt i mirënjohur se William Carpenter nuk merrej me punë aq të ndershme.
Edhe pse ishte mbështetës i madh i bamirësive publike, bizneset e tij private ishin larg të qenit bamirëse. Në testamentin e tij, ai thuajse nuk u la asgjë fëmijëve të vet. Fantazma është dikush tjetër Hetuesi lokal paranormal, Bill Miller, thotë se fantazma nuk ka të bëjë asgjë me Louisen. “Sikur ajo të ishte Louise, ajo do t’i rrëzonte librat nga raftet”, thotë ai. Ai mendon se Zonja në të hirtë ishte një grua e cila kishte vdekur në një kanal, prapa bibliotekës, shumë kohë para se të ndërtohej biblioteka. Lucille Warren, një parapsikologe e njohur, e kishte vizituar këtë bibliotekë në vitin 1985 dhe, meqë rrobat e fantazmës i takonin një epoke të para Louise Carpenterit, ajo mendon se fantazma kishte jetuar në një kohë më të hershme. Ajo mendonte se gruaja kishte bërë vetëvrasje në kanal. Ka edhe të tjerë, të cilët thonë se Zonja në të hirtë nuk gjendet më në bibliotekë, dhe se aty gjendet një fantazmë-djalë me emrin Billy.