• Kontakt
Thursday, June 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përurohet tuneli më i gjatë në botë, e bekon dhe prifti

19:16 : 01/06/2016
në BOTA

Zvicra përuroi sot tunelin më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni në Gotthard. Një prift bekoi tunelin, ndërsa udhëheqësit e vendeve fqinje me Zvicrën – kryeministri italian Mateo Renzi, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Francois Hollande – u takuan në një shfaqje të solidaritetit evropian.

Tuneli Gotthard, 57 kilometra i gjatë, thellë në zemër të Alpeve, lidh linjën kryesore hekurudhore të Evropës, nga Rotterdami në veri me Gjenevën në jug. Ai u ideua në vitin 1947. Tuneli ka ngjallur shpresat e zyrtarëve të turizmit për më shumë vizitorë në vendin malor evropian. Ai ia kalon Seikanit të Japonisë, me gjatësi 53.6 kilometra, duke u bërë tuneli më i gjatë në botë.

Fillimisht tuneli u ideua në vitin 1947 nga inxhinieri nga Bazeli, Eduard Grune. Ai ka një vlerë prej 10 miliardë dollarësh.

“Po të kthehemi pas në kohë, që në shekullin e 14-të ka pasur udhëtim përmes Zvicrës dhe njerëzit e përdornin që atëherë linjën veri-jug përmes masivit Gothard”, thotë Corinne Genoud nga kompania Turizmi i Zvicrës.

Inxhinierët përdorën një makineri masive shpimi, të quajtur “Sissi”, për të gërryer kilometra të tëra guri shkëmbor.

Lexo edhe:

Rama hedh nesër në shesh ‘ushtarët’ e PS-së, protestuesit nuk tërhiqen. Çfarë pritet të ndodh?

Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Ne nuk jemi të frikësuar

Inxhinierët thanë se ndërtimi ishte bërë në mënyrë shumë të përpiktë, një devijim prej vetëm 8 centimetrash horizontalisht dhe 1 centimetër vertikalisht.

Tuneli është gjithashtu pjesë e një projekti më të gjerë për të zhvendosur transportin e mallrave nga rrugët në shina, nxitur kryesisht nga një shqetësim se kamionët e rëndë po shkatërrojnë relievin naturor dhe të pacenuar të Alpeve zviceriane.

Votuesit zvicerianë, miratuan ndërtimin e tunelit në vitet 1990 dhe ndërtimi filloi në vitin 1999.

“Ne zvicerianët, jetojmë shumë pranë natyrës, natyra është pjesë e jona, natyra është baza e gjithçkaje për ne, përfshinë industrinë e turzimit në Zvicër. Dhe ndërtimi i tunelit na mundëson zhvendosjen e trafikut të rëndë të transporteve nga rruga në hekurudhë, duke mbrojtur kështu malet”, tha zonja Genoud.

28.2 milionë tonë gur u transportua nga tuneli. Më pas u deshën, katër vjet për instalimin e sistemit hekurudhor, përfshirë shinat, energjinë elektrike, telekomunikacionet dhe sistemet e sigurisë.

Dhe që nga tetori i vitit të kaluar, ekspertët kanë kryer prova me trena me shpejtësi 275 kilometra në orë përmes tunelit. Zyrtarët e turzimin shpresojnë që tuneli të shtojë numrin e vizitorëve në vendin malor me 8.1 milionë vetë.

Megjithëse marsi i këtij viti shënoi një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, zonja Genoud thotë se kohët e fundit ka pasur një rënie të numrit të turistëve kryesisht për shkak të vështirësive të monedhës së ndryshme.

Kur tuneli të fillojë të funksionojë, zonja Genoud e Kompanisë së turizmit, parashikon që numri i turistëve të rritet në Ticino, rajonin që flet italisht në jug të Zvicrës.

“Malet dhe relieve janë një nga arsyet kryesore që njerëzit vizitojnë Zvicrën. Prandaj, ruajtja dhe përpjekjet për të garantuar që brezat e ardhshëm të jenë në gjendje ta shijojnë natyrën, janë një nga përparësitë”, thotë ajo.

Tuneli Gotthard Base pritet të fillojë funksionimin e plotë më 11 dhjetor 2016. /VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama hedh nesër në shesh ‘ushtarët’ e PS-së, protestuesit nuk tërhiqen. Çfarë pritet të ndodh?

21:31 : 11/06/2026
AKTUALITET

Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Ne nuk jemi të frikësuar

21:17 : 11/06/2026
AKTUALITET

Shkatërrimi i mjedisit në 2 dekada e gjysmë/ Laguna me pronarë, pyje të prera dhe lumenj të gërryer

21:11 : 11/06/2026
AKTUALITET

Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

21:03 : 11/06/2026
AKTUALITET

E reja shpërthen në lot në protestë: Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet

20:56 : 11/06/2026
AKTUALITET

Corriere Della Sera: Vila e dyshuar si ryshfet për Ballukun ishte në emër të Igli Tares

20:44 : 11/06/2026
Para

E dashura e Shpatit ankohet: Duan të na ndajnë, por lidhja jonë është e fortë

TË GJITHA

Rama hedh nesër në shesh ‘ushtarët’ e PS-së, protestuesit nuk tërhiqen. Çfarë pritet të ndodh?

21:31 : 11/06/2026

Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Ne nuk jemi të frikësuar

21:17 : 11/06/2026

Shkatërrimi i mjedisit në 2 dekada e gjysmë/ Laguna me pronarë, pyje të prera dhe lumenj të gërryer

21:11 : 11/06/2026

Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

21:03 : 11/06/2026

E reja shpërthen në lot në protestë: Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet

20:56 : 11/06/2026

Corriere Della Sera: Vila e dyshuar si ryshfet për Ballukun ishte në emër të Igli Tares

20:44 : 11/06/2026

Pankartat pikante të protestës së 12-të

20:32 : 11/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetgrandpashabetcasibombetgaranti girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetHiltonbetGrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetcasibomcasibom