• Kontakt
Monday, June 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Skënderbeu kampion! Dhimbje dhe lotë për Partizanin

19:03 : 18/05/2016
në SPORT

Skënderbeu vendos vulën e kampionit. Korçarët ngjiten për të gjashtin sezon rresht në majën e futbollit shqiptar duke fituar titullin e shtatë në historinë e tyre.

Në 90 minutëshin e fundit sezonal në Vlorë, kampionët fituan me rezultatin 2-0 për të mos i dhënë asnjë shans Partizanit që humbi 1-2 ndaj Teutës dhe nuk arriti të rikthente në shtëpinë e kuqe trofeun që mungon që prej 23 vjetësh.

Epitetet ndoshta kanë mbaruar për një skuadër që më hijen e rëndë të fituar nga eksperiencë ndër vite, zgjoi nga gjumi i ëmbël të kuqtë që patën fatin e keq të luanin futbollin më të mirë të viteve të fundit në një sezon ku hapat falsë të Skënderbeut ishin vërtet pak.

Kampionët arritën të kthejnë në forcë atë disfatë të hidhur në Korçë kundër të kuqve duke dominuar Flamurtarin falë eksperiencës, talentit dhe dëshirës së madhe për t’u konfirmuar në krye të Kategorisë Superiore në fund të një sezoni që do ta mbajnë mend gjatë, jo vetëm në Korçë, por anemabanë globit ku ka shqiptarë pasi Kampionati i 70 i elitës së futbollit shqiptar dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.

Një titull që ndryshe nga sezonet e shkuara u var në fije të perit deri në frymën e fundit të lojës. Aksi Vlorë-Tiranë tërhoqi gjithë vëmendjen më të madhe në javën e fundit ku ishin varur fatet e titullit që Skënderbeu e vendosi në kasafortë me një provë force dhe karakteri. Mirel Josa nuk u tradhëtua nga formacioni i tij ku klasi i Latifit dhe eksperienca e Plakut bënë diferencën në një fushë të vështirë, ndërsa qindra kilometra më larg në “Qemal Stafa”, tifozët e Partizanit me veshët nga Vlora dorëzuan ëndrrën titull por mbështetën fuqimisht skuadrën e tyre deri në vërshëllimën e fundit. Mbështetësit e kuq janë trofeu i vërtetë për Partizanin, ndërsa Skënderbeu shuan çdo zë skeptik për forcën e kësaj skuadre me një tjetër titull eklipson çdo kundërshtar në orbitën e futbollit shqiptar. Edhe pse pa njeriun simbol të këtij sezoni, Hamdi Salihi, trajneri Josa hodhi në fushë Sebino Plakun që bashkë me Xhejms dhe Latifin morën për dore skuadrën korçare në një moment shumë delikat. Takimi nisi menjëherë me një gol të Latifit që në minutën e 8 ku sulmuesi i kampionëve stopoi një top të lartë të dhuruar nga Jashanica. Pjesa tjetër është thjesht magji.
Në të njëjtën kohë në “Qemal Stafa”, goli i korçarëve dëshpëroi një popull të tërë që vazhdoi të mbështeste skuadrën kryeqytetase.

Lexo edhe:

Horoskopi 15 qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Tirana “zien” për largimin e tij/ Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

Në të 14-ën, Plaku goditi shtyllën në Vlorë duke drithëruar shpresat e të kuqve që në “Qemal Stafa” arritën ta japin sinjalin e parë në minutën e 22 me shtyllën e Ibrahimit. Ishte Sukaj që 10 minuta nga fundi i kësaj pjese hoqi një peshë të madhe nga supet e skuadrës, duke e vënë ndeshjen në rrugën e duhur me një gol që dhuroi shpresë.

Skënderbeu u rikthye në fushë më i karikuar dhe cinik, duke shënuar golin e qetësisë në minutën e 51. Xhejms fantastik me një triblim dhuroi për Plakun topin e rrjetës së sigurisë.

Skenari i një kampionati që ndoshta u shkrua pikërisht në këtë moment, Skënderbeu i luajti minutat deri në fund me sigurinë e kampionit të sezonit 2015-2016, ndërsa Flamurtari edhe pse i limituar në fushë për shkak të dëmtimeve, mbajti lart deri në fund nderin, duke luftuar në çdo centimetër të fushës. Në Tiranë, Partizani pa fuqinë e duhur në këmbë dhe i goditur moralisht nga ajo çfarë po ndodhte në Vlorë, pësoi golin e barazimit në minutën e 73 nga Eri Lamçja, ndërsa në sekondat e fundit u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë. Tashmë të gjithë e dinin fundin e skenarit. Një kampionat thriller deri në javën e fundit, fantastik për rivalitetin mes dy ekipeve fantastike por me një fitues, Skënderbeun që për një tjetër sezon do të reklamojë futbollin shqiptar në vitrinën e futbollit europian.

Një sezon fantastik ky për Skënderbeun që dominoi në pjesën më të madhe duke e fituar trofeun vetëm falë dy pikëve avantazh ndaj Partizanit. 25 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje për skuadrën e Josës i cili fiton titullin e katërt rresht me skuadrën korçare. 73 gola të shënuar dhe vetëm 27 të pësuar me 79 pikë në 36 javë. Kampionët janë ata, Skënderbeu i rekordeve të futbollit shqiptar. Nëse 5 vjet më parë rruga e gjatë dhe e lavdishmë nisi pikërisht në Vlorë, po në Vlorë hapet një tjetër faqe e lavdishme për këtë skuadër që këtë sezon arriti të triumfonte me një leksion të vërtetë futbolli. Ata janë kampionët e Shqipërisë!

Skënderbeu vendos vulën e kampionit. Korçarët ngjiten për të gjashtin sezon rresht në majën e futbollit shqiptar duke fituar titullin e shtatë në historinë e tyre.

Në 90 minutëshin e fundit sezonal në Vlorë, kampionët fituan me rezultatin 2-0 për të mos i dhënë asnjë shans Partizanit që barazoi 1-1 ndaj Teutës dhe nuk arriti të rikthente në shtëpinë e kuqe trofeëun që mungon që prej 23 vjetësh.

Epitetet ndoshta kanë mbaruar për një skuadër që më hijen e rëndë të fituar nga eksperiencë ndër vite, zgjoi nga gjumi i ëmbël të kuqtë që patën fatin e keq të luanin futbollin më të mirë të viteve të fundit në një sezon ku hapat falsë të Skënderbeut ishin vërtet pak.

Kampionët arritën të kthejnë në forcë atë disfatë të hidhur në Korçë kundër të kuqve duke dominuar Flamurtarin falë eksperiencës, talentit dhe dëshirës së madhe për t’u konfirmuar në krye të Kategorisë Superiore në fund të një sezoni që do ta mbajnë mend gjatë, jo vetëm në Korçë, por anemabanë globit ku ka shqiptarë pasi Kampionati i 70 i elitës së futbollit shqiptar dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.

Një titull që ndryshe nga sezonet e shkuara u var në fije të perit deri në frymën e fundit të lojës. Aksi Vlorë-Tiranë tërhoqi gjithë vëmendjen më të madhe në javën e fundit ku ishin varur fatet e titullit që Skënderbeu e vendosi në kasafortë me një provë force dhe karakteri. Mirel Josa nuk u tradhëtua nga formacioni i tij ku klasi i Latifit dhe eksperienca e Plakut bënë diferencën në një fushë të vështirë, ndërsa qindra kilometra më larg në “Qemal Stafa”, tifozët e Partizanit me veshët nga Vlora dorëzuan ëndrrën titull por mbështetën fuqimisht skuadrën e tyre deri në vërshëllimën e fundit. Mbështetësit e kuq janë trofeu i vërtetë për Partizanin, ndërsa Skënderbeu shuan çdo zë skeptik për forcën e kësaj skuadre me një tjetër titull eklipson çdo kundërshtar në orbitën e futbollit shqiptar. Edhe pse pa njeriun simbol të këtij sezoni, Hamdi Salihi, trajneri Josa hodhi në fushë Sebino Plakun që bashkë me Xhejms dhe Latifin morën për dore skuadrën korçare në një moment shumë delikat. Takimi nisi menjëherë me një gol të Latifit që në minutën e 8 ku sulmuesi i kampionëve stopoi një top të lartë të dhuruar nga Jashanica. Pjesa tjetër është thjesht magji.
Në të njëjtën kohë në “Qemal Stafa”, goli i korçarëve dëshpëroi një popull të tërë që vazhdoi të mbështeste skuadrën kryeqytetase.

Në të 14-ën, Plaku goditi shtyllën në Vlorë duke drithëruar shpresat e të kuqve që në “Qemal Stafa” arritën ta japin sinjalin e parë në minutën e 22 me shtyllën e Ibrahimit. Ishte Sukaj që 10 minuta nga fundi i kësaj pjese hoqi një peshë të madhe nga supet e skuadrës, duke e vënë ndeshjen në rrugën e duhur me një gol që dhuroi shpresë.

Skënderbeu u rikthye në fushë më i karikuar dhe cinik, duke shënuar golin e qetësisë në minutën e 51. Xhejms fantastik me një triblim dhuroi për Plakun topin e rrjetës së sigurisë.

Skenari i një kampionati që ndoshta u shkrua pikërisht në këtë moment, Skënderbeu i luajti minutat deri në fund me sigurinë e kampionit të sezonit 2015-2016, ndërsa Flamurtari edhe pse i limituar në fushë për shkak të dëmtimeve, mbajti lart deri në fund nderin, duke luftuar në çdo centimetër të fushës. Në Tiranë, Partizani pa fuqinë e duhur në këmbë dhe i goditur moralisht nga ajo çfarë po ndodhte në Vlorë, pësoi golin e barazimit në minutën e 73 nga Eri Lamçja. Tashmë të gjithë e dinin fundin e skenarit. Një kampionat thriller deri në javën e fundit, fantastik për rivalitetin mes dy ekipeve fantastike por me një fitues, Skënderbeun që për një tjetër sezon do të reklamojë futbollin shqiptar në vitrinën e futbollit europian.

Një sezon fantastik ky për Skënderbeun që dominoi në pjesën më të madhe duke e fituar trofeun vetëm falë dy pikëve avantazh ndaj Partizanit. 25 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje për skuadrën e Josës i cili fiton titullin e katërt rresht me skuadrën korçare. 73 gola të shënuar dhe vetëm 27 të pësuar me 79 pikë në 36 javë. Kampionët janë ata, Skënderbeu i rekordeve të futbollit shqiptar. Nëse 5 vjet më parë rruga e gjatë dhe e lavdishmë nisi pikërisht në Vlorë, po në Vlorë hapet një tjetër faqe e lavdishme për këtë skuadër që këtë sezon arriti të triumfonte me një leksion të vërtetë futbolli. Ata janë kampionët e Shqipërisë!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 15 qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 14/06/2026
AKTUALITET

Tirana “zien” për largimin e tij/ Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

22:50 : 14/06/2026
AKTUALITET

I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj-Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

22:31 : 14/06/2026
AKTUALITET

Nga Lapraka dhe gjithë rruga e Durrësit, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Poshtë patronazhistët!

22:15 : 14/06/2026
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

21:59 : 14/06/2026
AKTUALITET

Matematika e Ballës: 4 mld në Zvërnec përkthehen në 12 se do blihen tulla e pemë (Video)

21:43 : 14/06/2026
Para

Athinë, shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë

TË GJITHA

Horoskopi 15 qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 14/06/2026

Tirana “zien” për largimin e tij/ Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

22:50 : 14/06/2026

I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj-Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

22:31 : 14/06/2026

Nga Lapraka dhe gjithë rruga e Durrësit, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Poshtë patronazhistët!

22:15 : 14/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

21:59 : 14/06/2026

Matematika e Ballës: 4 mld në Zvërnec përkthehen në 12 se do blihen tulla e pemë (Video)

21:43 : 14/06/2026

Neni 20 për Zonat e Mbrojtura/ Pse u justifikua tani Rama për ndryshimin e ligjit?

21:25 : 14/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetcasibomcratosroyalbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetcasibomgrandpashabetholiganbetgrandpashabet