• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Presidenti nderon Kadarenë me dekoratën më të lartë të vendit

15:16 : 11/05/2016
në KULTURE

Lexo edhe:

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

Ditën e premte, në 80 -­vjetorin e lindjes, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të dekorojë shkrimtarin e madh Ismail Kadare.

“Dekorata e flamurit kombëtar” është nderimi më i lartë i shtetit shqiptar i cili do ti jepet Kadaresë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për nxjerrjen nga anonimati të letërsisë shqipe, çka e ka bërë që në vitet më të errëta dhe të izoluara, gjatë diktaturës komuniste.

Ajo u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar. I nderuar me shumë çmime letrare ndërkombëtare nga Spanja në Jerusalem, kishte ardhur momenti që Kadare të nderohej me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar. Sipas një njoftimi të Akademisë së Shkencave, ceremonia e dorëzimit do të mbahet ditën e premte, në Hotel Tirana, ku Presidenti Nishani do të mbajë fjalën e rastit. Bashkangjitur kësaj ngjarjeje, parashikuar brenda Vitit kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, anëtar i së cilës është shkrimtari i madh, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Gjirokastër dhe Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare “Shekulli i Kadaresë”.

Konferenca i nis punimet në Tiranë për t’i përfunduar në qytetin e lindjes së shkrimtarit, në Gjirokastër, në shtëpinë¬muze me emrin e tij. Do të marrin pjesë në këtë aktivitet dyditor akademikë, studiues e përkthyes të veprës së Kadaresë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Rumania, Franca etj. Në ditën e parë të konferencës do të përshëndesin krerët e akademive shqiptare në tri shtete: Myzafer Korkuti, Ali Aliu e Luan Starova. Nga arbëreshët e Italisë do të jetë akademiku Francesco Altimari, ndërsa do të kumtojnë Ak. Floresha Dado e prof. Shaban Sinani mbi “Shekulli i Kadaresë”; Ak. Mehmet Kraja do të kumtojë mbi raportin e shkrimtarit me Kosovën dhe për Kosovën: “Kadare dhe Kosova”; prof. Bashkim Kuçuku për përkthimin e veprës së shkrimtarit në gjithë botën: “Kadare në gjuhët e popujve”. Do të jenë të pranishëm gjithashtu prof. Ardian Ndreca, prof. Éric Faye, prof. Peter Morgan, prof. Giuseppina Turano, Marius Dobrescu, të cilët kanë rezervuar një bashkëbisedim mbi përkthimin dhe studimin e veprave të Kadaresë në gjuhë të huaj, nën modelimin e studiuesit Matteo Mandala. Po ashtu, do të bëhet edhe një paraqitje rezultatesh të studimeve dhe botimeve më të fundme për veprën e I. Kadaresë; projektesh studimore dhe përvojash në përkthim; pyetje dhe diskutim i lirë midis studiuesve dhe përkthyesve të veprës së Kadaresë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore

20:24 : 05/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

20:11 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:59 : 05/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ 900 mijë euro kanabis të maskuar si ‘çokollatë nga Dubai’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

19:52 : 05/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
AKTUALITET

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

19:35 : 05/11/2025
Para

Ja si vidhet një BMW X6 në tre minuta (Video)

TË GJITHA

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore

20:24 : 05/11/2025

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

20:11 : 05/11/2025

Dosja e SPAK: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:59 : 05/11/2025

FOTO/ 900 mijë euro kanabis të maskuar si ‘çokollatë nga Dubai’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

19:52 : 05/11/2025

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

19:35 : 05/11/2025

‘Barazia gjinore’/ Këshilli Ndërfetar kundër: Me rëndësi ruajtja e familjes dhe traditës shoqërore shqiptare

19:21 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com