Këngëtarja Eneda Tarifa ka përfunduar provat e para për Eurovizionin në Stokholm.
Ky lajm vjen nga këngëtarja Venera Lumani, e cila është në grupin në shoqëron Tarifë në Eurovizion. Ajo ka publikuar një foto menjëherë pas provave të para në rrjetin e saj Instagram.
Lumani dukej mjaft entuziaste në postimin e saj pasi krahas fotos ka shkruar se gjithçka ka shkuar për mrekulli.