Pas fjalës së kryeministrit Rama ku ka akuzuar qeverinë e mëparëshme se nuk ka bërë asgjë lidhur me rrugët në vend, ka reaguar Sali Berisha.
“Je i ngratë, i shkretë dhe i ngratë. Je i varfër në koncepte”, me këto fjalë Berisha i vshtë drejtuar Ramës duke i renditur të gjitha rrugët që qeveria e mëparshme ka bërë. Më tej Berisha i është kundërpërgjigjur Ramës se studio e tij me qytetarin dixhital është bërë tmerri i tij. “Të ka fut tmerrin qytetari dixhital. Se doli informoi për Riformaton. Qytetari dixhital të është futur thellë në bark dhe po të tmerron”.
Ja fjala e plotë e Berishës:
Berisha: Rruga tha mister 30% nuk është gjë, është një projekt, paratë, firma e ndërtimit…Këto janë për të, për atë që ka zero vizion. Nuk ke dalë ndonjëherë më bukur, duke patur këtë platformë si gjethe fiku, më cullak se sot. E the 10 herë që rruga ca është rruga…Rruga para së gjithash është vizion dhe më mirë nga të gjithë këtë sot e dinë shqiptarët që vijnë nga Gjirokastra në Tiranë për 2 orë e gjysmë ndërkohë që më përpara vuanin me 6 orë. E dinë vlonjatët, e dinë sarandjotët që vijnë sot në Tiranë për 3 orë në kohë kur përpara u duheshin 8 orë. E dinë shëngjergjasit kur për të ardhur në tiranë për të sjellë ato pak perime ngriheshin në 4 të mëngjesit për të kapur tregun e Tiranës, se u duheshin 4 orë. E dinë edhe fshatarët e Divjakës, të Bidadit me rrugën e standardeve shumë të mira, që partia kanabiste ua shndërroi në pistë kanabisi. E dinë fshatarët e Cakranit që iu duhej 1 orë për të shkuar në Fier, kurse sot për 20 minuta. E dinë qytetarët e Korçës që nuk shkonin në Pogradec se rruga ishte si ishte. Rrugas Elif Matrak nuk është vetëm zhavorr, para në xhep që nuk ngurron t’i marrësh dhe buldozer por është koncept zhvillimi, ajo që të mungon ty.
Fole për borxhin. Je regjistruar në Guinnes si njeriu që i premtoi shqiptarëve që do t’i impononte BB-së, borxhin si përqindje të GDP-së. Është njësoj si të thotë një mësues që do t’u mësoj fëmijëve se gërma A është e para e alfabetit. Problemi yt është këtu se nuk e di se ça lidhej ka borxhi me rritjen ekonomike. Je i ngratë, i shkretë dhe i ngratë. Përdoren edhe në jug edhe në veri. Je i varfër në koncepte. Një ditë në Vlorë, ngaqë i ka ngel lungomarja në gjysmë, u thotë vlonjatëve do ndërtojmë korridorin gjigand Vlorë-Himarë. Thashë si puna e fantazisë së këtij, por mendova se mund të ketë parashikuar një tunel në Llogara. Kur marr vesh kush ishte korridori, korridori i rrugës së Kuçit me 10 mln dollarë. Rrugë që e kemi projektuar ne dhe do ta ndërtonim. E para për të lehtësuar rrugën e bregut dhe për të përdorur ujin e Kuçit në Himarë dhe banorëve të Kuçit do t’u jepnim diçka. Prandaj ne do ta ndërtonim rrugën, që e quan korridor. Nuk është në gjendje të thotë se ka ndërtuar 1 km rrugë. A nuk u zotua për rrugën e Arbrit, ka ngelur. Kanë ngelur 27 kilometra pa bërë. Një segment është i vështirë, jo 27 km. Për atë që nuk e konsideron rrugën projekt, kompani, ryshfet dhe buldozer, kjo është rruga e dytë e Kombit. Kjo rrugë afron Tiranën me Shkupin 104 kilometra. Kjo rrugë dhe zona të verilindjes i afron, i bën të baraslarguar nga Tirana me Lushnjën. Ka një rëndësi kombëtare. Vizioni i tij është xhepi, ryshfeti. Rruga është interes kombëtar. Takimet e ambasadorëve, e para me PS-në, e dyta me PD-në, e treta me LSI-në. Kanë qenë të përcaktuara, përse e shtytë, ju kapi barku. Të besosh ti se e lë Surreli atë me bë reformën..
Të ka fut tmerrin qytetari dixhital. Se doli informoi për Riformaton. Qytetari dixhital të është futur thellë në bark dhe po të tmerron. Ai informoi me zë. Ai të ka fut tmerrin ty dhe ferrin sepse Shullazin tënd, Milin e partisë, për shkak të opinionit u detyrove ta çosh atje ku është sot. Qytetari dixhital të ka kallur datën, sepse i dërgove zyrtarin e qeverisë tënde Arben Frrokut në Holandë. Ke futur kushërirën me bo ligjin kundër qytetarit dixhital. Ti sa e ndez më shumë dhe bëhesh qesharak sa nuk ke ku të shkosh më tutje. Më erdhi mirë që patën rastin shqiptarët të dëgjojnë sot, se çfarë mufkash, çfarë gënjeshtrash, çfarë banalitetesh mes përmbajtjes dhe sa i leshtë e jeshil je në njohuri. Merru më mirë me shkarravinat e tua se në mënyrë absolutet nuk t’i blen njeri.