• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Ben Blushi kërkon shpërndarjen e Parlamentit: S’ka legjitimitet, koha e sadistëve esatdistë ka përfunduar

13:12 : 05/05/2016
në KRYESORE

Deputeti Ben Blushi kërkoi sot në parlament se mbledhja e lajmëruar e grupeve parlamentare me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së është shuarje e legjitimitetit të parlamentit dhe tallje me klasën politike shqiptare që ishte për vendin esatdiste për 25 vite me rradhë dhe kundër interesave kombëtare.

“Me dyshimin e arsyeshëm se klasa politike nuk do reformën në drejtësi, ambasadorët e SHBA dhe BE do të mbledhin nesër grupet parlamentare. Ata kanë vendosur ta mbledhin parlamentin jashtë kësaj salle. Ka pasur raste që kemi qenë edhe më qesharakë se kaq. Por në një kuptim dhe në cdo kuptim pas kësaj dite ky parlamenti ka humbur integritetin dhe sovranitetin e vet”, tha Blushi.

Ai tha se megjithatë kjo mbështetje për reformën në drejtësi ka një cmim. “Cmimi është tallja me ne, cmontimi i këtij parlamenti, shfarosja e kësaj klase politike. Për 25 vite nuk i seleksionuam në mënyrë natyrale speciet tani po bëhet me reformën në drejtësi. Sic duket gjëja më e mirë shtë të ikim. Edhe shqiptarët mund të kenë të njëjtin mendim”, tha deputeti socialist.

Sipas tij, reforma në drejtësi mund të ndalë shpopullimin e Shqipërisë dhe do të lejojë largimin e politikanëve të vet.

“Ky parlament ka qenë shpesh sadist, por cdo ditë ka qenë esadist. Të jesh esadist është të jesh kundër interesit kombëtar, publik. Kundër atyre që vuajnë dhe atyre që nuk marrin drejtësi, pra kundër Shqipërisë.  Esadistë dhe Esad Toptani nuk ikte dhe nuk përkulej. Ambasadorët vijnë në grupet tona parlamentare për të na bindur se duhet të bëjmë drejtësi. Kjo do të thotë se ne nuk duam të bëjmë drejtësi. Parlamenti i Shqipërisë nuk ka as fuqi, as dinjitet për të bërë atë që duhet, ne po tallemi dy herë, një herë nga ndërkombëtarët dhe një herë nga shqiptarët. Ky parlament e konsumuar kohën dhe ka ardhur koha të ikim në shtëpi. Sot parlamentarët duhet të skuqen. Kjo klasë politike e meriton deri në fund këtë tallje. Ku është fillimi i fundit. Koha e esadistëve ka përfunduar”, përfundoi fjalën e tij Ben Blushi.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

FJALA E PLOTË

Është totalisht e pazakonshme, për thirrjen nga ana e ambasadorëve të BE dhe SHBA… që nga viti 1014 kur fuqitë e mëdha sollën një administrator se s’kishim mundësi të vetëorganizoheshim, s’ka pasur ditë më të turpshme për ne. Por nëse në vitin 1914 s’kishim fuqi të ushtronim sovranitetet sot është shumë më keq se kaq, se klasa politike shqiptare s’do dhe po e saboton qëllimisht reformën në drejtësi. Ambasadorët kanë vendosur të mbledhin 3 grupet tona parlamentare për të përcaktuar jo vetëm punën por edhe orarin e punës. Kanë vendosur ta mbledhin parlamentin e Shqipërisë jashtë kësaj salle. Disave kjo nuk u thotë asgjë, siç ka njerëz që në 100 vjet kanë qenë më qesharak se kaq. Nga kjo ditë ky parlament ka humbur legjitimitetin e vet. Ndërkombëtarët s’po na lënë vetëm, megjithatë kjo mbështetje për reformën në drejtësi ka një çmim, tallja dhe çmontimi i këtij parlamenti, përçmimi i kësaj klase politike edhe ne fund fare shfarosja. Çmimi është ndëshkimi i klasës politike, shfarosja si specie e kësaj klase politike, nëse nuk e kuptoni duhet ta dini se jemi shumë afër shfarosjes, proces që shqiptarët nuk e bënë me votë, si seleksionohen speciet kjo do bëhet mes reformës në drejtësi. Shumica e shqiptarëve do e aprovonin, se Shqipëria do jetë më mirë kur ne të ikim, nëse pyesni shqiptarët ata janë dakord, ne e meritojmë të tallemi dhe nëpërkëmbemi si po ndodh, shqiptarët kanë besim se klasat e tyre politike do ndëshkohet, pasi ka rezistuar për shumë kohë duke sabotuar drejtësinë. Reforma në drejtësi ndoshta do kalojë, çka mund ti japë shpresë shumicës së njerëzve se me ndihmën e partnerëve pronat nuk do vidhen, deti nuk do falet, stadiumet me majucë nuk do të ndërtohen më dhe se jeta mund të jetë pak më e drejtë dhe shumë më cilësore. Reforma në drejtësi nëse miratohet si mesa duket do miratohet mund të shërbejë për të ndalur shpopullimin e vendit dhe zbrazjen nga politikanët çka ka ndodhur në 25 vjet. Ndoshta nëse fuqitë e huaja, miqtë ndërkombëtare do marrin në dorë drejtësinë ka shumë shpresë që politika esatdiste të shterojë, ky parlament shumë shpesh ka qenë sadist, por çdo ditë ka qenë esatdist, ka ecur në rrugën e Esat Toptanit dhe të jesh esatdist do të thotë të jesh kundër interesit kombëtar, kundër interesit publik, kundër atyre që vuajnë, që s’marrin drejtësi, do të thotë të jesh kundër Shqipërisë, por si dëshmon historia, esatdistët apo Esat Toptani nuk përkulej nëse ndërkombëtarët nuk hynin në lojë si po ndodh sot e ku parlamenti si besnik i parimeve esatdiste po shënon fundin e vet. E shihni ku e solli veten ky kuvend, ambasadorët vijnë në grupet tona për të na bindur të bëjmë drejtësi, kjo do të thotë se në sytë e shqiptarëve ne duket se nuk duam të bëjmë drejtësi.

Parlamenti nuk ka as fuqi, as dinjitet, as mundësi të bëjë atë që duhet e atë që pritet, po tallemi dy herë si klasë politike, njëherë po tallemi nga ndërkombëtarët e herën e dytë nga shqiptarët, ky kuvend e ka konsumuar orën e fundit dhe ka ardhur koha të ikë në shtëpi.

Të tre grupet parlamentare duhet të skuqen, unë s’do doja të isha pjesë e asnjërit nga tre grupet, kjo klasë e meriton deri në fund këtë tallje. Mesa duket koha e sadistëve esatdistë ka përfunduar.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026
SPORT

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026
BOTA

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026
AKTUALITET

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026
AKTUALITET

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026
Para

Elton Çiça u hetua bashkë me një kryebashkiak për trafik droge, ja cili është

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë

21:42 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibom