• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Sejko: Rritja ekonomike këtë vit, më e ulët nga sa shpresohej

20:08 : 04/05/2016
në EKONOMI, KRYESORE

Banka e Shqipërisë deklaroi sot se rritja ekonomike dhe inflacioni në vitin 2016 do të jenë më të ulëta nga parashikimet e mëparshme të BSH dhe të qeverisë, duke sinjalizuar probleme shtesë në të ardhurat buxhetore dhe nivelin e borxhit publik, duke shtuar se qeveria duhet të “përshpejtojë reformat”.

Rritja e inflacionit dhe rritja ekonomike e Shqipërisë përgjatë vitit 2016 do të jetë më e ulët nga parashikimi fillestar, bëhet e ditur nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko, duke folur sot pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, dha sinjalin se rimëkëmbja e shumëshpresuar e ekonomisë ka gjasa do të shtyhet për më vonë.

Me një vendim surprizë, Banka e Shqipërisë uli më tej normën e vet bazë të interesit në 1.25 për qind, nga 1.5 për qind që qe më parë.

“Sot, më 4 maj 2016, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare (2016/II). Pasi diskutoi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, nga niveli 1.50% në nivelin 1.25%”, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Interesi bazë janë normat e interesit me të cilat Banka e Shqipërisë ndërvepron me bankat e nivelit të dytë. Ulja e normës së interesit nga BSH nënkupton ulje të mëtejshme të normave të interesit të depozitave dhe, që bankat ofrojnë për qytetarët dhe bizneset.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

Supozohet se për shkak se interesat janë më të ulëta, nxitja e qytetarëve do të jetë për të shpenzuar dhe jo kursyer si dhe për të marrë kredi. Në fund, normat e ulëta të interesit duhet të ndihmojnë për të rritur kërkesën konsumatore dhe rrjedhimisht, ekonominë në tërësi.

Por praktikisht, Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë të uljes së interesave që nga korriku i vitit 2011, por këto ulje nuk kanë pasur efektin e pritshëm. Ekonomia ka vijuar të ecë keq, me normë inflacioni të ulët dhe shfrytëzim të aseteve prodhuese nën kapacitetet e tyre. Ndërsa interesi i Bankës së Shqipërisë theu rekord pas rekordi, situata duket se u bë edhe më keq në fillim të këtij viti, kur indeksi i çmimeve të konsumit qëndroi në nivelin minimal prej 0.2 dhe 0.3 për qind për dy muaj me rradhë, shumë poshtë objektivit të BSH për inflacion në nivelin 3 për qind.

Kjo situatë e paprecedent ngriti frikën për deflacion, një fenomen në të cilin konsumi bie, dhe rrjedhimisht prodhimi bie në vijimësi. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë zyrtarisht refuzon ta konsiderojë situatën si deflacioniste, duke argumentuar se ecuria e inflacionit përgjatë muajve shkurt dhe mars është kalimtare dhe se situata përshkruhet më mirë me termin dizinflacion.

Duke folur për gjendjen aktuale ekonomike, guvernatori Gent Sejko u shfaq në konferencën e sotme për shtyp me tone jo shumë frymëzuese duke pranuar se gjërat nuk kanë ecur aq mirë sa pritej.

“Informacioni i ri ekonomik dhe monetar i muajve të fundit ka qenë përgjithësisht në kahun e poshtëm të pritjeve tona. Rritja ekonomike e tremujorit të katërt të vitit 2015 rezultoi disi më e ulët se parashikimi, ndërsa inflacioni i tremujorit të parë të vitit 2016 shënoi një rënie të fortë dhe të papritur si pasojë e goditjeve të ofertës,” tha Sejko. (Kliko këtu për deklaratën e plotë)

Sejko pranoi se vlerësimet më të fundit të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se ecuria e inflacionit dhe prodhimit për vitin 2016 do të jenë më të ngadalta nga sa qe shpresuar më herët. Ky ndryshim në parashikim sugjeron se plani për rimëkëmbje ekonomike do të shtyhet në kohë edhe për këtë vit, pasi dështoi të japë rezultate në vitet 2014 e 2015.

“Ndonëse rënia e inflacionit në tremujorin e parë u ndikua nga goditje të ofertës, presionet e përgjithshme inflacioniste në vend vazhdojnë të mbeten të ulëta. Kërkesa agregate, ekspansioni monetar dhe pritjet inflacioniste, nuk sinjalizojnë rikuperim të shpejtë të inflacionit drejt objektivit,” tha Sejko.

“Rritja ekonomike e këtij viti pritet të jetë disi më e lartë se norma prej 2.6% e regjistruar në vitin 2015, por disi më e ulët në krahasim me vlerësimet tona paraardhëse,” vijoi ai.

Qeveria shqiptare pati shpallur si objektiv rritjen ekonomike prej 3.4 për qind dhe inflacion në masën 2.3 për qind për vitin 2016. Parashikimet e reja të Bankës së Shqipërisë flasin për inflacion prej 1.9 për qind dhe për rritje ekonomike “disi më të lartë se 2.6 për qind”.

Mungesa e rritjes ekonomike pritet të sjellë komplikacione të reja si në të ardhurat e qeverisë për vitin 2016 ashtu edhe në shpenzimet e saj dhe në nivelin e borxhit të brendshëm bruto si përqindje e PBB-së.

Ndryshe nga Banka e Shqipërisë, qeveria vijon të këmbëngulë se plani i saj i rimëkëmbjes së ekonomisë po ecën siç duhet. Në mënyrë të përsëritur, zyrtarë të ndryshëm të qeverisë kanë hedhur poshtë kritikat mbi gjendjen e ekonomisë së vendit duke pretenduar se këto kritika janë të pabaza.

Përveç uljes interesit, Banka e Shqipërisë drejtoi dy vërejtje sot: një për bankat, të cilat u nxitën që të tregohen më të guximshme në vendimmarrjen për kreditim dhe një vërejtje të dytë, ku dukshëm, shënjestrohet qeveria.

“Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të theksojë se politika monetare lehtësuese është një parakusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm për gjenerimin e një rritjeje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme ekonomike. Kjo politikë duhet të shoqërohet me forcimin e ritmit të reformave strukturore në ekonomi, si dhe me përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reduktimin e primeve – aktuale apo të perceptuara – të rrezikut në ekonomi”, thuhet në njoftim. /Reporter.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025
Para

Basha: Do votojmë një reformë që jep drejtësi, dënon krimin dhe korrupsionin

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com