• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Serbia vazhdon luften me Kosoven, nuk bie dakort me vendimin e UEFA

22:06 : 03/05/2016
në SPORT

Njëzetetetë anëtarë të UEFA-s, minimumi i nevojshëm votuan sot në favor të Kosovës, përballë 24 votave “kundër”, pas një diskutimi të gjatë dhe shpesh herë të nxehtë në Kongresin e UEFA-s. Vendimi i marrë sot në këtë kongres, i hap rrugën anëtarësimit të Kosovës në arenën globale të futbollit, FIFA, në një votim që do të mbahet javën e ardhshme, për të formalizuar shansin për pjesëmarrje në kualifikueset për Kupën e Botës 2018.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruajti në profiling e tij në “Facebook”, “Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve. HTH” Drejtori juridik në UEFA, deklaroi se pritet ende një përgjigje nga FIFA në lidhje me lejimin ose jo të futbollistëve që të ndryshojnë përfaqësuese.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse FIFA do të lejonte futbollistët kosovarë të cilët aktualisht përfaqësojnë kombëtare të tjera, që të ndryshojnë përfaqësuese për të luajtur me Kosovën. Sipas rregullave të FIFA-s, futbollistët nuk lejohet që të ndryshojnë përfaqësueset e tyre, por ka patur spekullime se mund të ketë një përjashtim në rastin e Kosovës. Kjo do të kishte një impakt të madh te Zvicra dhe te Shqipëria, të dy përfaqësueset e të cilave përbëhen nga shumë futbollistë me rrënjë nga Kosova. Në rastin e Zvicrës, kjo do të prekte disa prej futbollistëve më të mirë të kombëtares helvete, pikërisht Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Valon Behramin.

Tjetërkund janë edhe Shefki Kuqi që luan me Finlandën, Lorik Cana me Shqipërinë dhe sipas të gjitha gjasave dhe Adnan Januzaj që është kontigjent i kombëtares së Belgjikës. “Ne e kemi pyetur FIFA-n në mënyrë shumë direkte dhe do të preferonim të merrnim sa më shpejt një përgjigje sa më të qartë. Por, deri atëherë, unë nuk mund të them asgjë më shumë në lidhje me këtë çështje”, deklaroi drejtori ligjor i UEFA-s, Alasdair Bell. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi se mbështeste anëtarësimin e Kosovës me çdo kusht. “Ne kemi shumë futbollistë me origjinë kosovare dhe mund të frikësohemi për faktin se mund t’i humbasim ata, por nuk është kjo çështja”, deklaroi Duka në Kongres. Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic.

Përpara votimit, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit Tomislav Karadzic i kërkoi Kongresit që të refuzonte aplikimin e Kosovës për anëtarësim, me pretendimin se ishte një çështje politike që po interferonte në çështje sportive. “Ky është një propozim politik dhe aspak në kuadër të futbollit. Do të krijonte tension në rrajon duke hapur “kutinë e Pandoras” përmes Europës. Futbolli nuk duhet të kalojë vijën delikate të ndryshimit të kufijve të ndonjë shteti. Pranimi i të vetëdeklaruarës republikë e Kosovës do të shënonte kapërcimin e kësaj vije”, deklaroi presidenti i Federatës Serbe të Futbollit. Tomislav Karadzic loboi fort kundër pranimit të Kosovës në UEFA, duke e konsideruar si një vendim politik. Ndonëse Serbia nuk e njeh Kosovën si një shtet sovran, ajo ka nënshkruar një marrëveshje në vitin 2013 duke synuar vendosjen e marrëdhënieve si një kusht për progresin e saj drejt anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lexo edhe:

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

Statuti i UEFA-s citon se anëtarësimi mund t’i jepet çdo Federate Futbolli “të krijuar në një shtet të njohur nga Kombet e Bashkuara, si një vend i pavarur”. Por, në këtë kuadër, drejtori i legjislacionit në UEFA, cilësoi se ky nen nuk është edhe aq i përshtatshëm nga pikëpamja ligjore. “Kombet e Bashkuara nuk kanë asnjë kompetencë në njohjen e shteteve. Shtetet njohin shtetet. Ndërsa në lidhje me Kombet e Bashkuara, ose je shtet anëtar i KE-së, ose nuk je, por fakti që nuk aderon në KE, nuk do të thotë se nuk je shtet. Kjo është çështje ligjore”, deklaroi Bell. Që nga viti 2014, Kosova ishte lejuar nga FIFA që të zhvillonte vetëm ndeshje miqësore të kufizuara, dhe që prej asaj kohe është ndeshur me disa vende, si Haiti dhe Turqia.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025
AKTUALITET

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025
AKTUALITET

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025
Para

Trump pritet t’i japë “goditjen fatale” senatorit Cruz

TË GJITHA

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com