• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja historia e grabitjes së shtëpisë dhe vrasjes së Çiçës, rrëfehet Elton Imeri

09:14 : 03/05/2016
në AKTUALITET

Një nga pistat e hetimit të policisë për vrasjen e 36 vjeçarit, Elton Çiça mbrëmjen e së dielës është hasmëria pas grabitjes së prindërve të tij në Tepelenë.

Dyshimet e para shkuan tek Ervis Imeri i dyshuar si shoqëruesi i personave që grabitën shtëpinë e prindërve të Çiçës. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare Elton Imeri, vëllai i Elvisit, i cili mbeti i plagosur në këmbë pas atentatit me eksploziv që iu bë në dhjetor 2015, tregon se nuk ka lidhje me vrasjen e Elton Çiços në Tiranë.

Ai thotë se nuk ka hasmëri me askënd, madje ndihet i kërcënuar duke qenë se atij dhe vëllait, iu është vënë tritol në makinë. Elton Imeri thotë se vëllai i tij, Ervisi nuk ka lidhje me grabitjen e prindërve të Çiços në Tepelenë, por ai ka transportuar personat pa e ditur se ç’kishin bërë. Sipas tij, Ervisi kishte kërcënime nga këta persona që të mos tregonte identitetin e 2 prej tyre, të cilin në fakt ai nuk e dinte sepse ata mbanin maska. “Nga ana tjetër Elton Çiço i kërkonte që të tregonte se kush ishin dy personat e tjerë që kishin kryer grabitjen, pasi emri i Robertit (Ramës, i vrarë më pas) u zbulua nga policia, që kishte gjetur çantën me dokumentet e tij në makinën që kishin lënë në banesën që grabitën në Tepelenë”, thotë Elton Imeri për “Gazetën Shqiptare”.

Elton Çiço, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në një lokal në Tiranë është djali i çiftit të moshuar nga Tepelena, që është grabitur me dhunë një vit më parë. Pikërisht për këtë ngjarje vëllai juaj, Ervisi, u la në “Arrest me burg” për moskallëzim të krimit. Një nga pistat e hetimit të vrasjes është ajo e hasmërisë, duke e lidhur edhe me një atentat që juve ju bë në dhjetor të vitit të kaluar.

Cili është reagimi juaj në lidhje me këtë gjë?

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Në radhë të parë i shpreh ngushëllime familjes së viktimës. Unë nuk jam në hasmëri me asnjë person. Mediat po na bëjnë ne fajtor për këtë ngjarje. Unë jam person i kërcënuar në këtë mes, duke u nisur që nga eksplozivi që iu vendos vëllait dhe mua. Po na akuzojnë padrejtësisht.

Ti personalisht ke shkuar në pol ici për të dhënë një dëshmi? Të ka marrë policia në pyetje?

Jo, nuk kam dhënë asnjë dëshmi në polici, pasi nuk më kanë thirrur dhe jam i gatshëm që ta bëj diçka të tillë.

Atëherë, si u akuzua Ervisi për moskallëzim të krimit?

Në korrik vëllait tim iu vu eksploziv në një makinë që ai e kishte marrë me qira. Fatmirësisht nuk shpërtheu. Kur na ka marrë policia në pyetje, ne vetë kemi treguar se dyshonim se ngjarja kishte lidhje me grabitjen që kishin bërë personat në Tepelenë dhe Roberti, një prej tyre, kishte marrë Ervisin në telefon që të shkonte ta ndihmonte, duke i thënë se kishte rënë në lumë. Pra, ditën kur kishte ndodhur grabitja, Roberti e kishte marrë në telefon vëllain tim rreth orës 2 të natës dhe i kishte thënë që eja më merr se kam rënë në lumin Bënç. I kishte thënë që të shkonte në shtëpinë e tij të merrte një palë rroba dhe makinën. Ervisi nuk ka pasur shumë konfidencë me familjen e tij dhe i ka thënë një shokut të Robertit që të shkonte. Ai ka shkuar në banesën e Robertit dhe pasi i kishte marrë rrobat dhe çelësat, ia ka dhënë vëllait. Personi që ka marrë rrobat e Robertit e ka deklaruar edhe vetë në prokurori këtë gjë. Po Ervisi ku ndodhej në atë moment?

Ervisi ndodhej në shtëpinë e tij këtu në Tiranë së bashku me familjen. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga tabulatet telefonike. Por, pasi e ka marrë Roberti në telefon, është nisur për në Tepelenë me idenë se ai kishte rënë në lumë. Pa hyrë në qytetin e Tepelenës është përballur me Robertin dhe me dy persona të tjerë, që kishin qenë të maskuar e të armatosur. Në atë moment vëllai im i kishte thënë Robert “ç’më bëre, do më fusësh në hasmëri me njerëzit”. Ndërsa dy personat e maskuar i kishin vënë pistoletën në kokë vëllait dhe e kishin kërcënuar “ec, se atë e dimë ne”. Kurse Roberti kishte insistuar që ta linin, sepse kishte qenë ai që e kishte marrë në telefon.

Deri në çfarë vendi i ka çuar Ervisi?

I ka çuar deri në fshatin Krasë të Tepelenës. Aty i kanë thënë “mbaje makinën dhe ik e mos trego se po bëre zë, bëji hesapet mirë”

Keni biseduar më pas me çiftin që u grabit për t’i thënë se si ishte e vërteta?

Pas disa ditësh Ervisi dhe babai im kanë shkuar dhe e kanë takuar çiftin dhe i kanë treguar se si qëndronte puna. Ndërkohë që pala tjetër e kërcënonte duke i thënë se “nëse ti tregon, ne do të të vrasim”. Kur u ka thënë që të shkonte të tregonte në polici, ata kanë pohuar që këtë gjë le ta zgjidhte policia.

Përveç tritolit që iu vendos në makinë, Ervisi ka pasur kërcënime të tjera më parë?

Po, ka pasur kërcënime edhe në telefon që të mos të tregonte. Nga ana tjetër Elton Çiço i kërkonte që të tregonte se kush ishin dy personat e tjerë që kishin kryer grabitjen, pasi emri i Robertit u zbulua nga policia, që kishte gjetur çantën me dokumentet e tij në makinën që kishin lënë në banesën që grabitën në Tepelenë. Ndërkohë që Ervisi nuk njihte asnjë prej tyre, pasi ata kishin qenë me maska.

Po gjatë këtyre muajve a jeni interesuar se deri në çfarë pike kanë qenë hetimet në lidhje me atentatin që ju bë juve në dhjetor të 2015­ës?

Po, jam interesuar te hetuesit që kanë çështjen në dorë dhe më kanë thënë janë ende në hetim e sipër si për mua dhe për vëllain. Të dhëna nuk më kanë dhënë. Ka 9 muaj që vëllai im nuk ka dalë akoma në gjyq. I ka shkruar letër ministrit të Drejtësisë për hetimet që të zbardhen sa më shpejt, i kam bërë shkresë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Avokatit të Popullit dhe akoma nuk kam marrë asnjë të dhënë. Ju thatë se ndiheni të kërcënuar.

Do kërkoni mbrojtje nga policia?

Normalisht që do kërkoj mbrojtje nga policia.

Një thirrje që ju keni?

Autorët e ngjarjes të vihen vetë para drejtësisë dhe ngjarjet të zbardhen sa më shpejt.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Ja kush është gazetari që është gjykuar Ibrahim Hoxha

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş