• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i gjykatësit Ibrahim Hoxha, ja kush është personi që do e korruptonte (Foto)

00:08 : 03/05/2016
në AKTUALITET

Dritan Jazexhiu eshte personi qe i do ti jepte leket gjykatësit Ibrahim Hoxha. Ndaj tij tashmë rendon edhe akuza e korrupsionit aktiv. Por kush eshte Dritan Jazexhiu…

“Si i mbijetova atentatit të tretë, ku autorët më qëlluan me 30 plumba”

“Autorët e krimit më qëlluan me 30 plumba, por vetëm njëri prej tyre më ka kapur. Plaga që kam në pjesën e kurrizit, ishte si pasojë e një plumbi rikoshet. Kam shpëtuar për mrekulli. Në momentin që autorët qëlluan nga makina në drejtimin tim, unë u futa në bodrumin e dyqanit. Atë ditë, unë pashë dy makina që po lëviznin në mënyrë të çuditshme. E kuptova që e kishin me mua dhe si pasojë e kësaj, isha i vëmendshëm që të shpëtoja. Policia e di autorin dhe duhet ta arrestojë. Ky është atentati i tretë që më bëjnë”, – shprehet Dritan Jazexhiu, 45-vjeçari që mbeti i plagosur mëngjesin e 11 shtatorit 2014, në zonën e tregut të Medresesë, Tiranë.

Ai thotë se ka konflikte pronësie të hershme me motrën e tij. Kjo e fundit dyshohet se i ka “vjedhur” 4 dyqane, të cilat i plagosuri thotë se i përkasin atij. Në një bisedë për gazetën, ai ka treguar zanafillën e sherrit me motrën dhe burrin e saj. “Në vitet ‘90, unë ika nga Shqipëria si emigrant. Atje fitova para dhe i investova në blerjen e 4 dyqaneve dhe të një banese, te Medreseja. Qëndrova për disa kohë këtu dhe më pas vendosa që të shkoja në Turqi. Përpara se të largohesha, pronat i kalova në emër të babait. Prindërit atë kohë mbetën vetëm dhe motra shkoi që të jetonte me ata. Gjatë kësaj kohë, motra u ka dhënë prindërve disa shkresa për të firmosur. Ata nuk e kanë ditur arsyen e hedhjes së firmës në dokumente. Me anë të abuzimit, ajo ka kaluar dyqanet e mia në emrin e saj. Lajmin e mora vesh nga një miku im. Ai më tha se pronat kishin kaluar në emër të sime motre”, – rrëfehet 45-vjeçari.

Në vitin 2011, ai kthehet në atdhe, për të kuptuar atë që kishte ndodhur me pasurinë e tij. Bën disa hulumtime dhe vëren që pasuria ishte kaluar nga ana e prindërve, në emër të së motrës. Shkon që të takohet me të, për të rimarrë dyqanet që pretendon se i përkasin, por has në rezistencë. Gjatë kësaj kohe, familjet kanë pasur debate të shpeshta. Ata nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për çështjen e pronësisë. “Dyqanet i kam blerë në zonën e tregut të Medresesë. Ato vlejnë shumë para dhe motra nuk e pranon idenë që ato më përkasin mua. Në tetor të 2011-s, mua më vunë tritol në banesë. Fatmirësisht atë kohë shpëtova për mrekulli. Unë dhashë dëshmi në polici, për autorin e dyshuar të ngjarjes. Thashë se personi që më vuri tritolin ishte burri i mbesës sime, Klajdi Hoxholli. Ndonëse policia e arrestoi, organet e tjera e lanë të lirë.

Lexo edhe:

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj me ‘kunj’ Ramës: U rivendos dinjiteti i ligjit

Ai ka paguar para që të mos dënohet për aktin që ka bërë. Grupi hetimor më tha se nuk kishte prova të mundshme, që ta mbante të arrestuar Hoxhollin”, vijon të thotë i dëmtuari. Konflikti i mbartur i pronësisë ka vijuar më tej. I dëmtuari thotë se nuk heq dorë nga pasuria e tij, pasi thotë se ka punuar për ta vënë atë. Gjithashtu, në vitin 2013, jeta e Jazexhiut është vënë sërish në rrezik. “Njerëzit e motrës sime më kanë nxjerrë disa persona në rrugë, për të më vrarë. As atëherë nuk ia dolën. Unë shpëtova nga atentati. Dhëndri i motrës, është njeri frikacak. Më 11 shtator 2014, ai mund të më kishte ekzekutuar pasi ishte në një distancë shumë të afërt me mua. Ai është frikacak dhe në momentet që ka qëlluar, i është dridhur dora. Unë nuk kam frikë prej tij, por kërkoj që policia të marrë masat për arrestimin e Klajdi Hoxhollit. Nëse nuk është e aftë që ta bëjë një gjë të tillë, le të më thotë në mënyrë që unë t’i zgjidh gjërat ashtu siç duhet”, – flet Dritan Jazexhiu për atentatet që i janë bërë. Atentati i fundit ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, në tregun e Medresesë. Si autor i dyshuar i atentatit, policia thotë se është Klajdi Hoxholli, bashkëshorti i mbesës së tij. Grupi hetimor është duke hetuar në pistën e konflikteve të pronësisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

13:29 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj me ‘kunj’ Ramës: U rivendos dinjiteti i ligjit

13:28 : 07/11/2025
AKTUALITET

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

13:13 : 07/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
BOTA

Mbyllja e qeverisë amerikane rrezikon ndërprerje globale të fluturimeve

13:06 : 07/11/2025
RAJONI

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025
Para

Ja kush është gjyqtari i arrestuar për ryshfet (Foto)

TË GJITHA

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

13:29 : 07/11/2025

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj me ‘kunj’ Ramës: U rivendos dinjiteti i ligjit

13:28 : 07/11/2025

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

13:13 : 07/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025

Mbyllja e qeverisë amerikane rrezikon ndërprerje globale të fluturimeve

13:06 : 07/11/2025

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com