Në pamje të parë, gjithçka dukej se shkonte vaj për Hilari Klinton në Nju Jork javën e shkuar, dhe paraqiste një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme. Gjatë paraprakeve, ajo fitoi më shumë se 1 milionë vota – pothuajse dyfishi i 525.000 votave të Donald Trampit. Plus, ajo është një demokrate. Dhe një banore e Nju Jorkut.
Ajo do të shtrydhë atë në vjeshtë, apo jo? Dhe pastaj do ta fshijë përmes një fitoreje me një lumë votash zgjedhore, ndryshe nga çdo gjë tjetër që kemi parë që nga viti 1984? E pra, ndoshta. Mbase edhe është e mundur. Por mos e merrni të mirëqenë. Shumë ekspertë parashikojnë në fakt se Trump mund të mundë Klintonin në Nju Jork. Shumica e tyre përdorin dy argumente në arsyetimin e tyre:
Së pari, apeli i tij ndaj votuesve të klasës punëtore të bardhë është i fortë; dhe së dyti ai është më shumë i përafërt me ta, i lindur dhe rritur në Nju Jork sesa Klintoni, dhe premton një shtet të fortë. Të dyja këto argumente janë të vërteta. Për më tepër, parapraket e Nju Jorkut u mbyllën – nuk u lejua asnjë i pavarur – dhe për shkak se demokratët tejkaluan republikanët në shtetin e Nju Jorkut me një diferencë dy me një, votave totale e madhe e Hilari ishte pikërisht ajo që dikush do të priste, nëse Klinton dp të kishte të njëjtin nivel përkrahjeje organike në mesin të demokratëve, sikurse ndodhi me Tramp në mesin e republikanëve.
Ndërkohë ka një tjetër paralajmërim: Tramp garon kundër dy kandidatëve të tjerë; Klinton vetëm kundër njërit. Kjo e zvogëlon më tej forcën e fitores së saj. Dhe një tjetër: Sondazhet tregojnë se votuesit e pavarur, që nuk mundën të votonin për shkak të rregullave në parapraket e Nju Jorkut, do të kishin mbështetur ose Trampin ose Bërni Sandersin; pak prej tyre do të kishin preferuar Klintonin.
Një copëz e fundit nga sondazhet:20 për qind e mbështetësve të Sanders, shprehen se do të mbështesin Trampin në vjeshtë kundër Klintonin. Megjithatë, unë vendosmërisht besoj se Hilari do të fitojë në Nju Jork në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Më poshtë po rendis 4 arsyet:
1. Grupi i njerëzve që votojnë në zgjedhjet paraprake përputhet me të, por është më i vogël se grupi i atyre që votojnë në zgjedhjet e përgjithshme. Është shumë e vështirë të ndërtohet një argument në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme në bazë të ndonjë grumbullimitë caktuar të fakteve rreth zgjedhjeve paraprakeve. Në parim, unë prirem të paralajmëroj njerëzit të mos shkojnë shumë larg me parashikimet.
2. Po, Tramp ia ka dalë të tërheqë në zgjedhjet paraprake një tufë republikanësh dhe të pavarurish me prirje republikanë, të cilët zakonisht votojnë vetëm në zgjedhjet e përgjithshme. Por në përgjithësi, këta njerëz votojnë vetëm republikanët. Ata e quajnë veten të pavarur, por ata janë funksionalisht republikanë. E gjitha kjo nuk do të thotë shumë mbi aftësinë e Trampit, për të zgjeruar koalicionin e partisë deri në vjeshtë.
3. Tramp ka probleme të mëdha me gratë republikane. Dhe ato nuk janë duke u zhdukur.
4. Çdo sondazh i përgjithshëm mbi zgjedhjet që unë kam parë në Nju Jork, ka konfirmuar kryesimin e Klintonit me me një numër 2-shifror. Trampit do t’i duhet të fitojë mbështetjen e shumicës dërrmuese të klasës punëtore të bardhë, dhe në një farë mënyre t’ia dalë të tkurrë diferencën e pritshme të fitores së Klintonit në mesin e votuesve zezakë dhe ameriano-latinë në qytetin e Nju Jorkut. Atij do t’i duhet të fitojë mbështetjen e grave në Nasau dhe kontenë e Uestçesterit; është e vështirë të shihet se si dhe çfarë mund të bëjë Klintoni që të mund të armiqësohet me këtë trupë zgjedhore në mënyrë përfundimtare.
Kjo mund të ndodhë nëse ajo akuzohet nga Departamenti i Drejtësisë, për rolin e vet në keqpërdorimin e informacionit të klasifikuar. Po, ekziston një mundësi – jashtëzakonisht e vogël, bazuar mbi faktet që njohim, por një nga ato që nuk ekziston – është ajo që nxit këtë lloj të menduari katastrofik. Shumë demokratë duket se supozojnë se Klintoni do të jetë shumë më e rrezikuar në vjeshtë nga sa është tani, kur rendetja e saj favorizuese është më e ulëta se e çdo kandidati tjetër përveç Trampit.
Shumëkush mendon se ky i fundit do të drejtojë një fushatë të tipit të ‘tokës së djegur’ kundër Klintonit, dhe se do të përpiqet ta diskretitojë imazhin e saj në mesin e grave, duke vënë në dukje se si Klinton shmangej dhe u përpoq të diskreditonte grate, të cilat e akuzonin presidentin Klinton për lidhjet e tij jashtëmartesore. Deri në muajin nëntor, Klinton në mënyrë të pashmangshme do të jetë shumë më e dobët nga sa është tani, dhe se për rrjedhojë ajo mund të humbasë shtetet blu si Nju Jorku. Është e vërtetë, kjo mund të ndodhë. por unë nuk do të vija bast për të. /“The Week”- Bota.al/