Nga Nebil Çika
Një sondazh i kryer nga NDI ( Instituti Demokratik Amerikan) i botuar nga media tregonte se shumica e shqiptareve nuk e donin qeverinë Rama por po aq nuk besonin edhe tek opozita Basha. Përfundimi duket i pa shprese dhe ideja për alternativa te tjera politike nuk duket me një aspirate por një zgjidhje. Me situatën e krijuar nga keqqeverisja e rilindjes pritej qe opozita te kishte një mbështetje te madhe ne elektorat gjë qe me sa duket nuk po ndodh duke treguar se edhe ajo ka probleme të mëdha.
Pyetja qe shtrohet ne këto rrethana është: Pse nuk po ngjit dot Lulzim Basha?! Shume here paaftësia e opozitës për ngjallur shprese te shqiptaret është bërë objekt i debatit politik e mediatik por ne situatën e krijuar dhe sidomos pas publikimit te sondazhit te NDI-së ky është një problem i madh. Kuotat e pamjaftueshme te opozitës ne tregun elektoral shqiptar ,me gjithë shanset e mëdha të krijuara nga qeverisja katastrofike e Ramës, përbejnë një problem kombëtar përtej interesave politike e elektorale te PD. Mungesa e një pozite te besueshme është gjithashtu, mungese shprese, dëshpërim qe reflektohet kryesisht te eksodi masiv i shqiptareve nga vendi , jo vetëm i atyre qe e kane te pa munduar të sigurojnë këtu jetesën. Ne ketë këndvështrim edhe opozita është gjithashtu përgjegjëse për emigrimin masiv te shqiptareve.
Por le te kthehemi tek pyetja: Pse nuk ngjit dot Lulzim Basha?! Mendoj se personalisht z Basha është politikan qe ngjit, karizmatik ,me kulturë oksidentale, fotozhenik, komunikues etje gjë qe e ka treguar edhe me rezultatet elektorale personale kur nuk ishte kryetar i PD . Gjithë problemi me sa duket është tek drejtimi prej tij i PD-se dhe opozitës . Sigurisht qe ne këto kushte dëshpërimi pothuaj kombëtar pritshmëria ndaj opozitës është shume e madhe dhe ajo ka vetëm një rruge ne dispozicion : Ti përgjigjet ne maksimum kësaj pritshmërie . Por a po e arrin PD dhe z. Basha këtë pritshmëri ?! Sigurisht qe jo ! Për tu kuptuar kjo nuk ka nevoje për sondazhin e NDI-se mjafton te kesh informacion për atë qe po r brenda PD-se , raportin e vaket te saje me bazën dhe elektoratin .
Por pse po ndodh kjo ?!
Nga Basha që kur mori zyrtarisht drejtimin e partisë priteshin ndryshime e zhvillime te forta. Basha trashëgoi nga Berisha një parti te dekompozuar ne shume aspekte inekzistente për shkak se 8 vjet ne pushtete ajo ishte zëvendësuar apo ishte transferuar ne qeveri. Aleanca ne mandatin e dite te z. Berisha me LSI-ne i dha PD-se një goditjet politike e ideologjik te forte ndoshta me te fortën ne historinë e saje . Bashkëpunimi me një pjese te ish komunisteve qe Ilir Meta shkëputi nga ish PPSH ne partine e vete ishte e rëndë për një pjese te madhe anëtarësisë se PD-se. Bashkëpunimi me një parti te majte ideologjikisht po pa moral politik çoi ed ne një rrëshqitje te fortë majtas te gjysmës se dyte te qeverisjes se PD , ne shume raste kundërtën te interesave te elektoratit te saje . E thënë ndryshe ; elektorati votoi PD-ne , kjo e ndau votën me LSI-në . Kjo prishje e “kontratës ideologjike” çoi jo veten ne humbjen drastike te PD –se ne 2013 por edhe ne rritjen e paparë të mosbesimit tek ajo te elektoratit te djathtë dhe atij te pavendosur gje qe vazhdon për inerci edhe sot. Ekipi qe trashëgoi ne drejtimin dhe përfaqësimin institucional; te PD-se sidomos ai parlamentar ishte përgjegjës për humbjen e 2013-es . Megjithëse Berisha e mori përsipër personalisht përgjegjësinë e humbjes ne momentin e dorëheqjes nga posti i kreut te PD , njerëzit i bejne vete llogarite dhe sigurisht nuk u del qe ai ishte i vetmi përgjegjës . Ne progresion gjeometrik nga postet dhe roli qe luajtën ne qeverisje dhe ne politike ata arrijnë te përcaktojnë përgjegjësinë , aftësinë dhe moralin politik te gjithsecilit , gjera qe përcaktojnë edhe vlerësimin dhe besueshmërinë e tyre politike e elektorale.
Pritej qe Basha ta fillonte rikuperimin e PD-se , pikërisht këtu : Tek orientimi ideologjik i djathte i PD-se dhe tek largimi nga lidershipi i përgjegjësve për situatën e krijuar. Pa tjetër që kjo ishte një gjë e vështirë por jo e pa mundur . Hija e rende e Berishës qe u tërhoq, por nuk iku është problemi me i madh . PD e Berishës ngjan si një cope toke nen një hije te rende peme , arre apo rrapi ku barishtet e rritur nen te janë te rralla dhe pothuaj rakitike kryesisht parazite apo kacavjerrëse .Po ti shtosh kësaj edhe seleksionimin “harrjen” qe pas here i bënte ai vetë duke preferuar me te dobëtat kuptohet me se miri situata qe gjeti Basha .Por edhe vet Basha u rrit politikisht ne këtë hije gjë qe e bëri edhe me te komplikuar situatën . Me tërheqjen dhe ardhjen zyrtarisht te Bashes ne krye te PD-se Berisha u zhvendos pak me tej por hija e tij vazhdon ta kam ende ne mase te konsiderueshme PD-në .
Qenia jashtë parlamentit vendi ku opozita bën me se shumti politiken e saje është një tjetër problem për Bashën. Atje “mbretëron” serish Berisha. Ka zëra serioze ne PD qe thonë se një nga arsyet qe Berisha preferoi Bashen dhe jo te ndjerin Olldashi ne krye te PD-se ishte edhe fakti se ai ishte deputet dhe si kryetar zyrtar i PD do ishte ai protagonisti kryesor i opozitës, gjë qe besohet edhe pse qarkullon vetëm si thashetheme.
Por Berisha nuk ka vetëm hijen e rëndë ne PD , ai ka edhe njerëzit e tij atje sidomos “gardën e vjetër” te saje qe ende e njeh ate si kryetar . Shume prej tyre si Jozefina Topalli. Majlinda Bregu, Eduard Selami etje disa here i kane “kërcitur dhembet” Bashës. Disa dite me pare Bregu ne një TV foli pothuaj hapur kundër tij: Ne se do te ishte Olldashi gjerat ne PD do te koshin qene shume me mirë “tha ajo ndërkohë që ironizoi raportin Basha- Berisha me përcaktimin se: Basha do me shume Berishën se veten. Një sfide që Basha nuk ju përgjigj ,te paktën jo publikisht . Sigurisht qe Bregu nuk është e vetmja , por kjo sjellje e saje mjafton për te kuptuar raportin e Bashës me njerëzit qe Berisha ja la peshqesh ne PD. Përtej kësaj këta janë njerëz qe kane qene ne pushtet , me pasuri te konsiderueshme por edhe me probleme ne punët e tyre kur ishin ne pushtet. Ata siç thotë kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, funksionojnë si “sfungjeri i ngopur” qe nuk merre ,me ujë. Qëndrojnë PD për tu mbrojtur politikisht nga problemet qe kundërshtari politik ne pushtet mund tu hap me drejtësinë , garantojnë imunitetin politik . Nuk përplasen me askënd , sidomos me qeverinë dhe drejtësinë. Këta “butakë” politike janë tashme një barre e rende për opozitën dhe vetë z. Basha. Për shkak të përzgjedhjeve te gabuar te Berishës , grupoi parlamentar me përjashtime te vogla është jashtë detyrës funksionale. Për “kapjes dhe ngopjes” qe thamë me larte por edhe për shkak te inteligjencës, kulturës dhe moralit te kufizuar te një pjese te mire te tyre dhe e ka te pa munduar debatin me qeverinë. Ka mes tyre njerëz te pakonsumuar, korrekt politikisht e moralisht por shumica janë pala tjetër.
Nuk mund te kërkosh e as te marrësh besimin e te djathtës elektorale ne se ke Sekretar te Përgjithshëm nr. 2 te partisë avokatin e familjes se diktatorit komunist Enver Hoxha . Ky është nj eng shkaqet kryesore te atij rezultati ne sondazhin e NDI-së . Kjo reflektohet jo vetëm ne elektorat por edhe ne radhët e PD-se. Ristanin nuk e pranojnë as ne zonën e tij elektorale ne Vlore mendo ne zonat e tjera. Fakti qe ai është atje për te spiunuar Bashën tek Berisha është një rol por qe sigurisht nuk mjafton për ta tunduar si duhet këmborën qe i kane varë ne qafe, edhe kur është esëll. Por jo vetëm kaq. Probleme me bazën kane edhe te tjerë Kadilli, sekretari për burimet njerëzore është një ish themelues i organizatës marksiste “Mjaft”, ish-te përndjekurit e kane akuzuar se i ati i tij ishte pjesëtar i skuadrave komuniste te pushkatimit, Shehu i shëndetësisë një prej drejtuesve te fushatës terroriste komuniste kundër besimit ne Zot, shkatërrimit te kulteve, persekutimit te klerikëve etje ne vitin 1967. Pollo , i pagëzuar ne PD me emrin “Andarti” pinjoll i një faljeje te njohur sa antishqiptare aq dhe komuniste . Imami i fondacionit Liri Demokraci , një nga drejtuesit kryesor te revolucionit komunist te vitit 1997. Askush nuk i do ne PD mendoni se sa mund ti duan ne elektorat . Ka edhe te tjerë por këta mjaftoj ne qe Basha te kuptoje pse se nuk besim nga publiku e sidomos nga e djathta elektorale opozita e tij.
Kam idenë qe këto qe thamë i di edhe Basha i di por ai po manifeston shume oportunizëm ne këtë periudhe qe nga ardhja ne krye te PD . Nuk reagon hapur e drejtpërdrejtë ndaj fenomeneve te tilla negative dhe ka një mungese te theksuar transparencë edhe brenda forumeve te PD. Ka një përplasje te dukshme mes krerëve te degëve te zgjedhur ne kohen e Bashes dhe deputeteve e drejtuesve te vjetër te PD-se , Kryesitë e degameve Vlora , Lushnja, Pogradeci Gjirokastra etje pothuaj nuk i pranojnë fare deputetet dhe te dërguarit e Bashës nga kjo kategori. Kjo çështje është ndritur edhe ne grup parlamentar edhe ne kryesi ku disa janë ankuar nga sulmet e krerëve lokal te PD-se dhe i akne kërkuar Bashes te reagoje gjë qe ai nuk e ka bere. Por edhe shume krerë te PD-se si Murrizi, Bejko etje i akne kërkuar Bashës te pastroje partine nga te korruptuarit , komunistët dhe ish spiunet e sigurimit, edhe këtyre bash nuk ju është përgjigjur as me fjale e as me veprim.
Pa pasur nevojën e sondazhit te NDI-se Basha është përballur me këtë realitet ne zgjedhjet lokale të 2015. Përtej dhunës se qeverise arsye e humbjes ishte edhe përfaqësimi jo dinjitoz i PD-se si ne kandidate por edhe në këshilla bashkiake . Shumica e këtyre u zgjodhën nga te dërguarit e tij duke krijuar një përplasje pothuaj kombëtare me strukturat lokale te PD-së. Por edhe vet Basha mori një goditje te forte personale ne këto zgjedhje . Ai mori përsipër personalisht përcaktimin e kandidateve për kreun e bashkive . U kishte premtuar shume personave qe me pare kandidimin dhe ata koshin filluar punën muaj me pare duke besuar tek fjala e tij. Shume prej tyre nuk u kandiduan. A e drodhi Basha apo ndërhynë forca e faktorë te tjerë kjo nuk dihet ,por dihet me siguri qe koston për këtë e mori personalisht ai . Ne politike sidomos tek e djathta mbajtja e fjalës ka rendësi te veçante. Berisha nuk e bënte kure një gje te tillë. Po ta jepte fjalën nuk e kthente sikur te behej hataja; Beri te paimagjinueshmen. Zgjodhi deputet te PD-se Kastriot Islamin vetëm se i dha fjalën! Ky raport i tij me fjalën e dhëne eshke pa dyshim problemi me i madh personal , politik i z. Basha
Analiza pas zgjedhore e premtuar nga Basha nxori shume probleme megjithëse nuk u zhvillua e plote. Basha u mjaftua me konstatimin e tyre por nuk mori ndonjë mase te dukshme për to duke reflektuar te njëjtin qëndrim si me përplasjet baze qendër.
Nga një here duket sikur z. Basha e mban vet te tkurrur aksionin opozitar . Madje ka pasuar akuza qe ai ka një marrëveshje me Ramën për te mos e ndërprere këtë mandat qeverise te tij . Kjo u bë disi e besueshme nga një takim i tij me te qe Berisha e quan “spekulant dhe mbështetës te qeverive komuniste”, Geoge Soros qe është mik i deklaruar i Ramës. Me gjithë reagimet negative te Berishës kundër tij dhe kërkesave publike ne rritje për ta zbardhur këtë takim, Basha ka heshtur duke e shtuar edhe me shume dyshimin e marrëveshjes se përfolur.
Ka edhe një tjetër spekulim te besueshëm sikur Basha ne këto zgjedhje synon te marre partine. Ligji elektoral i jep atij mundësinë te përcaktoje listën e kandidateve per deputete por edhe mundësinë për ti vene ata ne vende fituese. Edhe ai vet i ka dhëne shenjat për këtë. Deklaroi publikisht se 35 % e kandidatëve do të jenë nga FRPD . Ka fryre kryesine e PD me krerë te departamenteve e sekretariateve te tjera te krijuar posaçërisht me njerëz te tij , shenja te qarrta për projektin e përfolur te tij. Një gjë të tillë e beri edhe Rama ne mandatin e tij te pare. Kjo mund te jete thike me dy presa. Janë te gjitha gjasat qe deri ne zgjedhje situata te ndryshoje dhe Bashës t’i ngelet pushteti ne dore prandaj ai duhet te ketë edhe një “plan B”, ku te konsideroje mundësinë e marrjes se pushtetit qe ne zgjedhjet e vitit 1917. Me situatën qe ka mund te gjendet i pa përgatitur për të. Kjo do ishe shume e rëndë.
Gjithsesi siç thamë ne krye te radhës këto janë ato qe po ndodhin ne opozitën Basha dhe sigurisht edhe disa prej arsyeve qe publiku ende nuk beson tek a. Por situatën nuk është e pa shprese. Sondazhi i NDI-se mund te shërbeje si kambane alarmi për Bashëm ku sipas parimit me mire vone se sa kurrë te rikuperoje sa te mundet dhe sidomos te mos nënvlerësoje “planin B” e te mare ne konsiderate mundësinë e pushtetit qe ne këto zgjedhje gjë qe do te ndryshonte situatën e opozitës dhe perceptimin e publikut për të gjë qe e ka ne dore vetëm ai . Nuk e di por dyshoj qe kjo PD mund t’i rezistojë dot dhe afro 6 vite te tjera ne opozite.