Trajneri për “Tuttosport”, zbrazet: taktikë, teknikë, grupi, psikologjia dhe ndjeshmëria… “E kam në kokë se çfarë duhet për në Francë. Gjërat s’ndodhin rastësisht”
Hero kombëtar, njeriu i rekordeve ose thjesht Xhani de Biazi. Këto përcaktime mund të duken të ekzagjeruara për një tifoz dodiso, por për shqiptarët trajneri aktual i Shqipërisë përfaqëson një idhull. Pse? E thjeshtë ta thuash: falë tij, Shqipëria arriti për të parën herë në Europianin e Francës 2016, kur diçka e tillë kurrë s’kishte ndodhur për vendin e vogël që ndodhet përballë Italisë, në krahun tjetër të detit Adriatik. Por, suksesi i trajnerit italian nuk është sigurisht i rastësishëm apo me fat, ndaj për mikrofonat e “Tuttosport”, trajneri ka provuar që të shpjegojë cilat janë bazat e punës, duke u futur edhe tek taktika, që është më komplekse.
Intervista me komisarin teknik të Shqiprisë meriton një prolog. Ai na kërkoi që të takoheshim në sheshin ‘’Kennedy‘’ të Milanos, një pozicion aq sa i pa zakontë edhe strategjik për një intervistë. i pazakontë pasi po flasim më një nga vendet ku ka më shumë mbi dhe nankalime rrugore, ndërsa strategjik pasi është perfekt për të biseduar i qetë me dike. U takuam në një bar që nuk hyn në eleitën e atyre që ndodhen në kryeqendrën e Lombardisë. Një bar që ishte në rregullim e sipër dhe që menaxhohej prej disa shqiptarësh. Këta të fundit kur panë të futej De Biasi praktikisht u shtangën. Gjatë intervistës nuk na shqetësuan për asnjë sekondë, ‘’u shkrinë‘’ në momentin që i ofruan një kafe heroit kombëtarë dhe kur shkëmbyen dy fjalë si të kishin një mik të vjetër në barin e tyre. Situata ishte e njëjtë si në një ditë çfarëdo, në periferi të Napolit, të shfaqej Diego Armando Maradona.
Motivimi – Pyetet menjëherë se si do t’ia bëjë që të motivojë një kombëtare që është në evropianin e saj të parë: “Duke punuar tek mendja e lojtarëve: i kam bindur, sepse besoja verbërisht, që nëpërmjet organizimit të punës do të ndiqnim dhe arrinim një objektiv të pashpresuar në vigjilie”. Nuk është për t’u lënë mënjanë edhe aspekti linguistik, ose e thënë ndryshe vështirësitë që mund të dalin në shpjegimin e taktikës në një gjuhë tjetër: “Pjesa më e madhe e futbollistëve, pra e 24-25 që thërras zakonisht më kuptojnë në ajër, për të tjerët kam përkthyes Lorik Canën, kapitenin, që njeh më shumë gjuhë se një përkthyes. Sidomos flet në mënyrë teknike, sjell konceptet e mia bazë ashtu si duhet”.
Programi – Trajneri aktual i Shqipërisë ka pasur një karrierë të madhe në skuadrat e klubeve, që sigurisht janë ndryshe nga menaxhimi i një kombëtare: “Në rolin e përzgjedhësit ke më pak kohë për të punuar gjatë javës. Por, mentaliteti që sjell tek kombëtarja është e njëjta që çon në klube. Ne shfrytëzojmë 110% kohën që kemi. Përdor videot për të kuptuar gabimet për të cilat në fushë nuk e dallova”. Kjo pra, programi i njerëzve të De Biazit në prag të Francë 2016: “Pas fundit të kampionateve, do t’i lë një javë pushim djemtë. Do të ritakohemi më 23 maj në Bad Valtersdorf, lokalitet pranë Gracit, në Austri, ku do të qëndrojmë deri më 2 qershor. Në datën 30 parashikohet një miqësore ndaj Katarit, ndërsa më datën 3 do të luajmë në Bergamo ndaj Ukrainës. Ditën pasardhëse kam fiksuar miqësore ndaj Katarit, ndërsa më datën 3 do të luajmë ndaj Ukrainës në Bergamo. Ditën pasardhëse fiksova një stërvitje në Zingonia, ndërsa në datën 5 do të lë një ditë të lirë ekipit, përpara transferimit në Perros Girek, në Britani. Nga 6 e tej do të përqëndroj punën tek taktika dhe shpejtësia, në pritje të datës 11 qershor, kur edhe do të debutojmë ndaj Zvicrës”.
Taktika – Kalohet më pas tek mbrojtja, një nga aspektet që është përmirësuar më shumë nga De Biazi: “Në mbrojtje luajmë me repart dhe jo individualisht. Mbulimi duhet të jetë i parashikuar, pra e dimë se çfarë duhet të bëjmë përpara kohe. Për shembull, nëse përpara kemi një sulmues të shpejtë, dhe që gjendet me shpatulla pas porte, inputi është që ta sulmojmë. Edhe për të markuar një fantazist të fortë mbrojmë si repart, duke i kërkuar që të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, në linjë. Synojmë shumë tek kapja e topave nga mesfushorës, dhe duke luajtur me 4-3-3 është playmaker (organizatori) ynë ai që shpesh ndjek me sy lëvizjet e trekuartistit kundërshtar”,
Mbrojtja dhe mesfusha ok, por si lëvizin sulmuesit? “Ne luajmë me një sulmues dhe me dy krahu, ndaj shfrytëzojmë lëvizjt e lojtarëve të krahut dhe më pas fusim edhe gjysmëmesfushorët e krahut”.
Strategjia – Trajneri më pas vazhdon të flasë për qarkullimin e topit të skuadrës së tij dhe përfshirjen e lojtarëve të krahut në manovrën e lojës: “Lëvizja e topit është e dobishme kur duam që të rrisim shumë zotërimin e topit. Gjithmonë i finalizuar, por duke liruar një zonë fushe që më pas ne do të shkojmë të mbulojmë dhe sulmojmë. Lojtarëve të krahut i them që të fitojnë kohën e duhur në dëm të mbrojtjes së tyre, mundësisht duke kërkuar krosimin me qëllim të parë. Vetëm nëse nuk ekziston një inferioritet numerik që na detyron të fitojmë hapësirën për përfshirjen e shokëve”. Më pas vijnë edhe shpjegimet taktike mbi hapësirën mes mesfushës dhe mbrojtjes: “Edhe në zhvillimin e lojës dhe në rivëniet fundore hapësira është konstante. Rregulli bazë është afërsia mes reparteve. Supozimi është që mbajmë topin duke e lëvizur shpejt, por të sigurtë. Pa humbur me shumë thjeshtësi ashtu si na ndodhte në dyvjeçarin e parë të administrimit tonë. Pasi përqëndrova kundërshtarët tek topi, fitoj hapësirë duke ndryshuar frontin e lojës”. Më pas, liria taktike: “Në treçerekun e fushës, interpretimi është mjaftueshëm i lirë. Edhe pse duke mos pasur shumë fantazistë, lojtar veçanërisht të fortë, proçedojmë nëpërmjet lëvizjeve të studiuara në stërvitje”.
Psikologjia dhe skemat – Më pas De Biazi, i vlerësuar edhe për karizmin e tij, thotë të tijën edhe mbi figurën e trajnerit-“psikolog”, që motivon dhe ndihmon futbollistët e tij: “Besoj se nga ana jonë (trajnerët) duhet të ekzistojë aftësia për të pasur ndjeshmëri me futbollistët. Duhet t’i bësh që të kuptojnë idetë e lojës, por sidomos të grupit. Skuadra është një bashkësi individësh që legjitimojnë si bashkë. Në stërvitje, për t’i dhënë linjat e udhëzimit, duke pasur shumë pak kohë në dispozicion, është e vlefshme 10 kundër 0. Më pas kalohet tek situatat, tek mbrojtja në inferioritet dhe gradualisht tek barazia numerike. Me katër mbrojtës dhe 10 kundërshtarë në stërvitje nuk pëson gol, por në ndeshje e pëson. Me më shumë se 4 plus dy mesfushorë është më mirë, sidoqoftë në ndeshje,edhe në këtë situatë, e ke të sigurtë që të shënojnë. Shpesh dhe me dëshirë, përsërisim atë që na del më mirë. Për shembull, tek një goditje këndi shënojmë. Shumë skema i provojmë në goditje dënimi, duke parë që kam shumë pak që godasin nga 25 metra: zakonisht i jap të mbajnë mend tre situata në goditje nga këndi, dy nga rivëniet anësore dhe ato nga goditje standarde”.
Por, sa punohet tek kundërshtarët dhe tek vetvetja? “Punoj shumë me rivalët pasi dua të kuptoj ku vuajnë më shumë. Dua të kuptoj se kush janë liderët e tyre dhe kush duhen limituar. Por ne punojmë edhe te ekipi ynë. Zakonisht për tu përmirësuar marrim spunto nga ndeshja e fundit. Mua më pëlqente shumë 3-4-3 që përdora te Modena. Luanim një futboll të koordinuar dhe të bukur për tu parë. Jo më kot kaluam nga Serie C në Serie A”.