• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Shkeljet e gjyqtarëve, 2/3 e procedimeve ngecin në KLD

12:01 : 22/04/2016
në KRYESORE

Respublica evidenton se vetëm 1/3 e propozimeve për procedimin e gjyqtarëve miratohen në KLD, ndërkohë që gjen parregullsi edhe në rolin ekskluziv të ministrit të Drejtësisë.

Një raport i qendrës Respublica mbi masat disiplinore të gjyqtarëve vëren se vetëm 1/3 e kërkesave të ministrit të Drejtësisë miratohen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas raportit me titull “Pandëshkueshmëria në procedimet e gjyqtarëve”, KLD shkarkoi 3 gjyqtarë gjatë vitit 2015 nga shtatë kërkesa për shkarkim që kishte paraqitur ministri.

Për vitin 2015, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shqyrtuar 11 kërkesa për procedim gjyqtarësh të dorëzuara nga ministri i Drejtësisë që prej vitit 2014. Këshilli i Lartë i Drejtësisë votoi pro në pesë raste, rrëzoi 4 të tjera, pezulloi një kërkesë dhe lehtësoi masën për njërin prej procedimeve.

Në periudhën janar-dhjetor 2015, ministri ka dorëzuar në KLD 16 kërkesa të tjera për procedim gjyqtarësh, ku për 13 prej tyre kërkon masën e “shkarkimit nga detyra”. Këto propozime nuk janë shqyrtuar ende nga KLD.

Respublica evidenton në raportin e monitorimit se trendi i procedimeve ruan pothuajse të njëjtin nivel përgjatë viteve 2014-2015, ku pavarësisht propozimeve, vetëm një numër i vogël gjyqtarësh shkarkohen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Lexo edhe:

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

“Në 1/3 e rasteve kërkesat e Ministrit të Drejtësisë janë rrëzuar, ndërkohë që në afro 1/3 ato janë ndryshuar me propozimin e dhënies së masave disiplinore më të lehta. Vetëm 1/3 e kërkesave është pranuar nga KLD sipas kërkesës fillestare të paraqitur nga Ministri i Drejtësisë,” thuhet në raport.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është vendosur nën shenjestër të kritikave gjatë viteve të fundit për koorporatizëm dhe marrje në mbrojtje të gjyqtarëve që kapen me shkelje. Për këtë arsye, ky institucion është vendosur në qendër të reformës në drejtësi, e cila parashikon shkrirjen e plotë të institucionit dhe ndryshimin e formulës së tij.

Përveç problemeve në vendimarrjen e KLD, qendra Respublica vëren parregullsi edhe në rolin e ministrit të Drejtësisë me procedimet ndaj gjyqtarëve-i vetmi që ka tagrin për të nisur një të tillë.

Sipas raportit “Pandëshkueshmëria në procedimin e gjyqtarëve për vitin 2015”, ministri i Drejtësisë ka djegur afatet e procedimit për një gjyqtar të kapur me shkelje.

“Kjo konfirmon edhe një herë problematikën e konstatuar edhe në studimin pararendës, ku mosveprimi i Ministrit të Drejtësisë, në kushtet kur kompetenca për nisjen e procedimit disiplinor është kompetencë ekskluzive e tij, bëhet shkak për të “shpëtuar” gjyqtarin, subjekt të procedimit,” thuhet në raport.

Respublica vëren se mosveprimi i ministrit të Drejtësisë brenda afatit është një problem që vazhdon edhe në 2015, por legjislacioni nuk parashikon asnjë përgjegjësi në llogari të tij. Gjithashtu, ministri i Drejtësisë nuk i arsyeton vendimet për ndryshimin e masës së propozuar dhe as rastet kur nuk dorëzon brenda afatit një procedim disiplinor.

Respublica rekomandon në studimin e saj që nisja e procedimit disiplinor të mos jetë e drejtë ekskluzive e ministrit të Drejtësisë. Por nëse ky fakt nuk ndryshon, atëherë ministri, sipas Respublica duhet ta ketë detyrim ligjor nisjen e procedimit ndaj gjyqtarëve.

Për rritjen e efikasitetit të institucioneve, kërkohet gjithashtu që ministri të arsyetojë vendimet e veta mbi procedimet, ndërsa rekomandohet ndryshimi i Kodit Zgjedhor sa i përket procedimeve për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, aktualisht me imunitet. /Reporter.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026
BOTA

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026
AKTUALITET

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026
AKTUALITET

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026
Para

Aksident me pasoje vdekje ne Tepelene

TË GJITHA

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet