Dy grupe kriminale shumë të njohura dhe shumë të fuqishme që veprojnë në Shqipëri, tashmë janë bashkuar me njëri-tjetrin duke ritur ndjeshëm aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete. Emiljano Shullazi që pesë ditë më parë u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për gjobitjen e 7 biznesmenëve dhe zytarëve të njohur në vend, rezulton që kohët e fundit të jetë bashkuar me Lulëzim Berishën, ky i fundit i cilësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si drejtues i “Bandës së Durrësit”, ku për aktivitetin kriminal në këtë bandë, ai është dënuar pak vite më parë me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë.
Tashmë, është fakt që dy grupet e drejtuara nga Shullazi dhe Berisha, janë bashkuar thuajse në një të vetëm, dhe sipas informacione policore, kanë realizuar gjobitjen e disa personave, biznesmenë të njohur në vend, kryesisht në fushën e basteve sportive, tregtisë së kafesë dhe tregtisë së naftës. Në një dokument sekret i Ministrisë së Brendshme që zotëron “Shqiptarja.com”, jepet një tablo e qartë e bashkëpunimit mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejton grupin e tij në Durrës, ku tashmë në teren, që delegon urdhërat e Lulit, tek personat e tjerë të grupit si Julian Meçaj e Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj, është kunati i tij Plarent Dervishaj.
Ky i fundit i dënuar me burgim të përjtshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim dhe më pas në prill të 2015 Apeli i Krimeve të Rënda i ka pushuar të gjitha akuzat Dervishajt. Që prej kësaj kohe Plarent Dervishaj, “Lenti” ka qëndruar i lirë në Durrës, pasi gjatë gjykimit ka qënë në arrati dhe në kërkim policor, por që nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Në raportin e Ministrisë së Brendshme që “Shqiptarja.com” e disponon të plotë thuhet se pjesë e këtij grupi janë Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Edmond Koçi, ose “Mond Çekiçi”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.
Sipas raportit ky grup personash me rrezikshëmri të lartë shoqërore kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë disa persona. Dhe më konkretisht thuhet në raportin e Ministrisë së Brendshme se:“…muajt e fundit, policia kriminale pranë Ministrisë së Brendshme rezulton të ketë mbledhur informacione se Emiljano Shullazi në bashkëpunim me kunatin e Lulzim Berishën, Plarent Dervishaj dhe me lidhje të tjera të tij,u ka vendosur gjoba shtetasve të ndryshëm të përfshirë në fushën e biznesit, në qytetin e Durrësit si dhe kanë ushtruar presion ndaj punonjësve të administratës shtetërore për përfitimin e tenderave…”.
Konkretisht dushohet se Shullazi dhe Dervishaj, thuhet në raport u kanë vendosur gjobë shtetasve, Xh.T. i cili ka biznes në qytetin e Durrësit, A.B, i cili është pronar i disa lokaleve në qytetin e Durrësit dhe përfaqësues ekskluziv i një marke kafeje në Durrës, Sh.K, biznesmen i njohur nafte në Shqipëri. Më tej në dokument thuhet se Shullazi ka ushtruar presion edhe ndaj drejtuesit të hipotekës Durrës me inicialet J.Ç, për hipotekimin dhe rregjistrimin në emër të tij, të pronës hotel “Vollga”, që ndodhet në lagjen nr.1 në Durrës.Njëherësh në raportin e ministrisë së Brendshme thuhet se aktualisht Shullazi dhe kunati i Lulit, Plarent dervishaj, po bëjnë përpjekje për të privatizuar objektin e quajtur “Parku Sportiv”, që ndodhet në lagjen nr.5 në krah të pallatit të sportit “Ramazan Ngjala” në Durrës.
Gjithmonë duke ju referuar këtij raporti Shullazi dhe Dervishaj, lëvizin të armatosur me atumjete të blindura, njëra e tipit “BMW” me targë AA ……. Dhe tjetra e tipit “Benz” me targë TR …….Raporti evidenton se Shullazi në Durrës shoqërohet edhe me shtetasit Gilmando Dani, Mirel Fjerza, Julian Meçaj dhe Edmond Çekiçin, individë këta të përfshirë në veprimtari kriminale dhe me rrezikshmëri shoqërore.Më tej në raport evidentohet se anëtarët e dy grupeve, tashmë të bashkuar në një të vetëm në Durrës, frekuentojnë lokalin “Zodiak”, pronë e L.B,e cila rezulton se është motra e Lulzim Berishës.
Në një informacion sekret të mbëritur të Ministrinë e Brendshme në muajin Shkurt 2016 thuhet se:”…Lulzim Berisha, i cili aktualisht ëhstë duke kryer dënimin në IEVP Durrës, në mënyrë të paligjshme brenda në qelinë e tij, ka në përdorim një telefon celular, me të cilin mban kontakte me lidhjet e tij, jashtë këtyre ambjenteve, në kuadër të aktivitetit të tij të paligjshëm të gjobëvënies të shtetasve të ndryshëm.Lulzim Berisha ka në përdorim numrin e telefonit celular 069 33 ………. Konkretisht dyshohet se Lulzim Berisha bashkëpunon me lidhjet e tij kriminale, me shtetasit Plarent Dervishaj dhe Emiljano Shullazin për të kryer kërcënime dhe gjobëvënie, kryesisht në qytetin e Durrësit. Në raport thuhet se shtetasit e përmendur janë identifikuar për sa i përket aktivitetit kriminal, dhe se deri tani nuk identifikohet shtetasi vetëm shtetasi Mirel Fjerza. Më konkretisht:
Lulzim Berisha nga Durrësi. Njihet si kreu i grupit të strukturuar kriminal të ashtëquajtur “Banda e Durrësit”.Rezulton i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi burgimin e përjetshëm e dhënë nga dy gjykata e mëposhtme për të. Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, dhe i shpallur fajtor për akuzat e vrasjes, drejtimit të grupit kriminal,etj.
Emiljano Shullazi nga Tirana. Është me gjëndje gjyqësore i dënuar. Person i evidencuar me precedentë penalë dhe policorë, ka inforamcion se kryeson një grup të strukturuar kriminal, të dyshuar se kanë kryer një sërë veprash penale si vrasje, shkatërim të pronës me eksploziv, shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.
Plaurent Dervishaj nga Durrësi.Me gjëndje civile i martuar, me gjëndje gjyqësore i dënuar. Njihet si lidhje e ngushtë e Lulzim Berishës. Është i evidencuar me precedentë penalë dhe policorë, ka informacione se është pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar se kanë kryer një sërë vrasjesh, shkatërim të pronës me eksploziv dhe shtrëngim me anë të kanosjes ose të dhunës për dhënie pasurie.
Gilmando Dani nga Tirana. Person me gjëndje gjyqësore i dënuar.Njihet si lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.
Julian Meçaj nga Pogradeci. Nuk dihet adrresa e banimit, njihet si lidhje e ngushtë e Lulzim Berishës, është i evidencuar si person me precedentë penalë dhe policorë.
Edmond Koçi ose “Mond Çekiçi” nga Durrësi. Njihet si lidhje e ngushtë e Lulzim Berishës, është i evidencuar si person me precedentë penalë dhë policorë.
Më tej në raport thuhet se: “…për sa më sipër duke analizuar këtë informacion dhe informacionet e dërguara më parë në prokurori, ka dyshime të arsyeshme se personat e sipërcituar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale duke e realizuar atë në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe Shtrëngimit me anë të kanosjes ose të dhunës për dhënie pasurie…”.
Raporti/ Lul Berisha vuan dënimin në spitalin e burgut, me telefon
I dënuari me 25 vite burg Lulzim Berisha, vijon të mbajë kontakte me anëtarët e grupit. Raporti i ministrisë së Brendshme i siguruar eksluzivisht nga “Shqiptarja.com” tregon se Lulzim Berisha, mban në mënyrë të paligjshme telefon në burg, dhe nëpërmjet tij mban kontakte të vazhdueshme me kunatin e tij, Plaurent Dervishaj dhe anëtarët e tjerë të grupit si Mirel Fjerza, Mond Çekiçi, Julian Meçaj.