• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Patenta, leja e qarkullimit dhe targat e automjeteve do të merren te privati

21:31 : 19/04/2016
në AKTUALITET, EKONOMI

Pas licencimit nga Qendra Kombëtare e Licencimit, agjencitë të autorizuara në emër të qytetarëve të interesuar do të kryejnë veprimet për nxjerrjen e lejes të qarkullimit të makinës, targës së automjetit, nxjerrjen e patentës për herë të parë, rinovimit të saj për rastet kur ka përfunduar afati i vlefshmërisë, si dhe kur patenta deklarohet e humbur.

Rruga e funksionimit për herë të parë të agjencive private u hap me hyrjen në fuqi të udhëzimit të miratuar nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, në mbështetje të ligjit nr. 9573, miratuar në 2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”.

SHËRBIMET

Udhëzimi i ministrisë përcakton vetëm kriteret e licencimit që duhet të plotësojë një subjekt që aplikon për hapjen e këtij aktiviteti. Maksim Tashi, specialist i Drejtorisë së Transportit Rrugor në Ministrinë e Transporteve, shpjegoi për gazetën se për çfarë do të shërbejnë agjencitë dhe si do të funksionojnë ato. Tashi tha se agjencitë u vijnë në ndihmë kërkesave në rritje të trajtimit të dokumentacionit për qarkullin e makinave, por kryerja e shërbimeve nëpërmjet tyre nuk është detyruese. “Agjencitë, pas plotësimit të kritereve të licencimit, të përcaktuara në Udhëzimin e Ministrisë së Transporteve, do të trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve rrugore në emër të qytetarëve të interesuar.

Bëhet fjalë për marrjen e lejes së qarkullimit, targës së automjetit, patentës për herë të parë, apo për rastet e rinovimit të saj pas përfundimit të afateve të vlefshmërisë, si dhe kur deklarohet e humbur. Funksionimi i agjencive sjell shumë avantazhe për qytetarët, ku, pikë së pari, është koha, pasi dokumentet e qarkullimit të mjetit qytetarët mund t’i tërheqin në agjenci, duke mos u paraqitur vetë në Drejtoritë rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor”, shpjegoi ai. Qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas shërbimit që kërkojnë tek agjencitë dhe më pas dokumentet u dorëzohen Drejtorive rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor nga drejtuesit e agjencive. Krahas tarifave për marrjen e dokumenteve të qarkullimit të automjeteve, qytetarët do të paguajnë edhe tarifa për shërbimin që do të kryhet nga agjencitë. Tashi shpjegoi se tarifat e shërbimit do të jenë të liberalizuara, pra, nuk do të përcaktohen nga qeveria, por do të orientohen nga vetë tregu.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

LICENCIMI

Kusht për licencimin do të jetë që agjencitë të kenë drejtuesin teknik të pajisur me certifikatë të dëshmisë profesionale nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor. Udhëzimi i Transporteve përcakton që drejtuesi teknik duhet të dorëzojë në Drejtorinë e Transportit Rrugor kërkesën për pajisje me dëshmi aftësie profesionale, ku të përcaktojë nënkategorinë e kualifikimit, veprimtarinë që ka kryer që nga marrja e diplomës, CV dhe kartën e identitetit.

Nga aplikuesi duhet të dorëzohen edhe kurse kualifikimi që ai ka kryer dhe dëshminë e penalitetit për mosdënim të veprave penale. Agjencitë që të pajisen me licencë duhet të dorëzojnë edhe një kërkesë nga drejtuesi ligjor, ku të përcaktohen emri i subjektit, emri i drejtuesit ligjor dhe i përgjegjësit teknik. Si dhe kontrata midis drejtuesit ligjor dhe përgjegjësit teknik, e hartuar përpara noterit, me afat mbi 1 vit. /Panorama/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025
AKTUALITET

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025
SPORT

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025
AKTUALITET

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
Para

Ulet numri i migrantëve në Greqi gjatë marsit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com