Një 26 –vjeçar është vënë në pranga nga policia e Cërrikut pasi ka tentuar të vjedhë një banesë.
Sipas informacioneve zyrtare, Redion Rami u arrestua nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet të ketë tentuar të vjedhë banesën e shtetases S.Ç, 37 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.