• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Laicitet artistik

12:22 : 18/04/2016
në BOLD BLOG

Nga Sebastjan Zonja

Është kërshërindjellëse të shohësh se si një artist si Edi Rama, që e përqafon socializmin si mënyrë efektive për tu bërë pjesë e botës industriale moderne, modern për nga natyra dhe europeist francez për nga pikëpamja mbi universalitetin e dijes, bën një deklaratë për futjen e lëndës së mësimit të fesë nëpër shkolla.

Menjëherë të shkon mendja tek disa pyetje:

  • A po flasim për një përdorim makiavelist të fesë për të marrë disa vota më shumë?
  • Kemi të bëjmë me një përdorim utilitarist të laicitetit perëndimor në këtë kuadër?
  • Apo, po i shkojmë problemit të radikalizmit pikërisht në zemër të tij?

Në fjalën e tij kryeministri Rama, në aktivitetin e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, shprehet “Ky projekt konsiston jo në cënimin e laicitetit, por në forcimin e themeleve të kulturës laike, e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm”. Me një analizë të thjeshtë të asaj ç’ka është thënë më sipër dalim në konkluzion se kjo është një fushatë e cila korrespondon edhe me atë të shumë vendeve të tjera, si një mënyrë e cila do të parandalojë radikalizmin.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi nëpër media për këtë deklaratë, emisione dhe artikuj të shumtë pro dhe kundër. Por këtu problemi shtrohej për të prekur një fushë tjetër të shumëdebatuar: Laiciteti i shtetit  dhe i arsimit publik.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

Por tema e laicitetit dhe laicizmit, e shumëdebatuar në Shqipëri, ku si debat mjaft të madh mund të përmendim akte normative të tipit “Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore” etj, sido që të jetë lë mjaft për të dëshiruar. Kjo më së shumti ndodh për shkak të (keq)interpretimeve dhe në raste të tjerë si shkak i mosrregullimit ligjor të ekuilibrave institucional.

Si SHBA-të dhe vende të tjera të BE-së, duke përfshirë mbi gjashtëmbëdhjetë vendime të Strasburgut (më së shumti për problemet e Greqisë me fenë në sferën publike), përbëjnë një korpus të mirë ligjor mbi laicitetin dhe laicizmin. Përshembull; Franca e ka të ndaluar ekspozimin e simboleve fetare në institucione arsimore, kurse Gjermania një zgjedhje të tillë ia ka lënë në dorë vetë institucioneve në nivel rregulloreje të brendshme për ta zgjidhur. Italia, me një vendim të viteve të fundit të Gjykatës Kushtetuese, lëndën mbi kulturën fetare e lejoi në shkolla, por si lëndë fakultative që prindërit së bashku me nxënësin e zgjidhnin në fillim të semestrit.

Në Shqipëri ne mjaftohemi më së shumti me debate televizive për t’iu dhënë zgjidhje këtyre problemeve kaq të mprehta. Më interesantja është se debati merr formën sikur feja po bën një rekonkuistë të publikes. Ateizmi komunist solli një zhdukje të fesë nga sfera publike dhe private (kjo e fundit e debatueshme), dhe pikërisht këtë shohim edhe në shumë diskutime. Nuk shohim një qasje shekullariste të tipit perëndimoro-amerikan, por një qasje marksiste të analizës mbi laicitetin e shtetit.

Në rast se do të donim të hapnim një dritare ku ta përdornim në mënyrë utilitariste laicitetin perëndimor në Shqipëri, pa bërë disa ekperimente të dështuara me hibridizimet fetare, besoj se ka ardhur koha për ta trajtuar një temë të ktillë në mënyrë ligjore dhe midis ekspertësh.

Jacques Maritain, filozof katolik francez, bashkëhartues i Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut, kur kritikon laicitetin francez thotë : “ Unë e konsideroj laicitetin amerikan si më të mirin. Një ndarje e mprehtë por njëkohësisht dhe një bashkëpunim frutdhënës.”

Sa për Shqipërinë feja më së shumti ka patur një kufi shumë elastik kur vjen tek flirtet me politikën. Mjafton të kujtojmë këto dy raste :

  • Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 Partia Demokristiane kandidoi për kryetar bashkie në Rrogozhinë myftiun e Lezhës, Tomor Ballabani.
  • PBDNJ dhe PDK e identifikojnë veten mjaft lehtësisht me përkatësitë fetare orthodokse dhe katolike

Ndaj dhe këtë deklaratë të kryeministrit Edi Rama mund ta shohim edhe nën optikën e realpolitikës së shëmtuar shqiptare, si një deklaratë të një politikani që kërkon me të njëjtën mënyrë që thith vota gri, të afrojë dhe votues nga Komunitetet fetarë. Politika nuk është më çështje morale, por objektiv shoqëror që ndihmon për të mbajtur pushtetin. Ndaj dhe Makiaveli shkruan  “një princ që mashtron gjen gjithmon njerëz që lejojnë të mashtrohen” .

Duke e vazhduar më tej mund të themi se kemi dhe një tërheqje vëmendjeje shumë të rafinuar nga një mjeshtër propagande. Sipas parimit “Feja është opium për popujt”, e çfarë tjetër mund të shkaktojë më shumë debat se një diskutim mbi fenë në sferën publike. Sigurisht që kjo do të tërheq vëmendjen e publikut.

Por kur e mendon thellë thellë, sheh se gjyshja e “Refleksioneve” (libri i Edi Ramës bashkëautor me Ardian Klosin) nuk paskesh patur zakone prapanike kur lutej përpara ndonjë ikone, por zakon prapanik paskesh qënë ecja me këpucë sixhaden ku një musliman do të vejë kokën dhe mospasja e etikës përballë njërës prej gazetareve të suksesshme në tregun mediatik si Ilva Tare; kur i thua se ka fëmijë të vogël ndaj dhe s’është përgatitur për pyetjet.

Kur një pyetjeje që kërkon analizë i përgjigjemi me një opinion formal, dhe një kërkese politike me deklarata bombastike, kjo do të thotë se jemi para-analitik përball një situate që kërkon analizë.

Pra, etika e autenticitetit të deklaratave s’paskesh qënë veçse një sjellje joetike e një prindi që ka fëmijë të vogël vetë, por kompleksohet përballë një gazetareje të plotësuar.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410
SPORT

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
SPORT

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025
Para

Edhe Berlusconi i përfshirë në skandalin e "Panama Papers"

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com