• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Hidrocentrali i Poçemit, asnjë pjesëmarrës në tender përveç bonusit

11:03 : 15/04/2016
në EKONOMI

Burime nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë thanë se në tenderin për dhënien me koncesion të hidrocentralit të rëndësishëm të Poçemit mbi lumin Vjosë, paraqiti ofertë vetëm kompania turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, të cilës qeveria i pati dhënë në mënyrë të debatueshme një bonus për “propozim të pakërkuar”.

Tenderi për dhënien me koncesion të Hidrocentralit të Poçemit, mbi lumin Vjosë, u zhvilluar më 17 mars 2016, ka përfunduar me vetëm një kompani të interesuar, pavarësisht faktit se qeveria e reklamoi tenderin në disa media ndërkombëtare.

Burime nga Ministria e Energjisë thanë se aktualisht tenderi është në procesin e “vlerësimit”, në fund të së cilit pritet të merret një vendim.

“Koncesion i pakërkuar”

Me datë 29 korrik, 2015 këshilli i ministrave miratoi një bono prej 8 për qind të pikëve për kompaninë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, në procedurën e dhënies me koncesion të hidrocentralit Poçem në lumin Vjosë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Sulmuesi i Nottingham pëson dëmtim të rëndë, futet në koma artificiale

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

Vendimi që është botuar në fletoren zyrtare me datë 10 gusht, shkaktoi debate, pjesërisht për shkak se disa grupime aktivistësh dëshirojnë që lumi i Vjosës të shpallet zonë e mbrojtur, dhe pjesërisht për faktin se formula e përdorur për dhënien e bonusit, linte shteg për abuzime.

Kryeministri Edi Rama pati premtuar se do të ndalonte zhvillimin e hidroenergjisë mbi lumin Vjosa gjatë fushatës për zgjedhjet për pushtetin vendor në qershor 2015, por ky premtim nuk e ndaloi që një muaj më vonë të pranojë propozimin e pakërkuar të një kompanie turke për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit.

Problemi tjetër është që koncesioni i pakërkuar është një formë që teorikisht duhet të përdoret për projekte të panjohura për qeverinë, ndërkohë që kaskada e Vjosës është studiuar që nga vitet 1970 dhe hidrocentrali i Poçemit është përcaktuar që në atë kohë për t’u ndërtuar pranë grykëdedhjes së Vjosës.

E vënë nën kritika për koncesione të fshehta, qeveria aktuale ka deklaruar herë pas here se në fakt, qeveria e kaluar ka dhënë mbi 400 koncesione të pakërkuara për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, duke u përpjekur ta kthejë diskutimin në një debat politik të llojit: kush është qeveria më e keqe. Qeveria e kaluar me të vërtetë u kritikua përgjatë të gjithë kohës së qeverisjes së saj për dhënie koncesionesh të pakërkuara, të paarsyeshme dhe të dëmshme, si dhe u denoncua për afera korruptive me koncesionet nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë.

Skema e vjetër e planit për shfrytëzimin e Vjosës për energji elektrike.

Skema e vjetër e planit për shfrytëzimin e Vjosës për energji elektrike.

Qeveria e kaluar është kritikuar në veçanti për shkak se formula e koncesionit të pakërkuar, jo vetëm që mbart potencialin për negociata të drejtpërdrejta dhe abuzive me kompanitë private, por shërben edhe si formë paracaktimi për fituesin në një garë koncesionare, duke e kthyer vetë garën në një farsë, siç po ndodh aktualisht me Poçemin. Qeveria e kaluar dha disa qindra hidrocentrale të vegjël me këtë formulë, ku kompanitë e ndryshme merrnin një bonus për propozimin e tyre të pakërkuar dhe hynin në një garë e cila, në shumicën dërrmuese të rasteve, kishte vetëm një pjesëmarrës dhe rrjedhimisht, nuk qe garë. Vetëm dy koncesione u dhanë nga qeveria e kaluar me një garë me propozim të kërkuar: Ashta dhe Devolli. Që të dyja këto koncesione tërhoqën interesimin e kompanive më të mëdha të tregut europian të prodhimit të energjisë elektrike dhe rezultuan dy koncesione të realizuara në kohë.

Qeveria aktuale ka dhënë dy koncesione të pakërkuara në hidrocentrale, Poçemin dhe hidrocentralinKatundi i Ri. Që të dy, iu dhanë dy kompanive të ndryshme turke, të cilat nuk njihen për eksperiencë në ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve dhe që dukshëm nuk plotësojnë asnjë kriter ligjor për dhënien e një “bonusi”, pasi që të dyja hidrocentralet janë projekte ekzistuese dhe mund të jepeshin në formën e koncesionit të kërkuar nga ana e qeverisë në çdo kohë.

Poccemi, 50 MW

SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 1. Burimi: Ministria e Energjisë

SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 1. Burimi: Ministria e Energjisë

hidrocentrali i Poçemit është pjesë e një projekti të vjetër që synonte të shfrytëzonte kaskadën e lumit Vjosa për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Në projektin fillestar, hidrocentrali i Poçemit do të shfrytëzonte forcën rënëse të ujit nga niveli 65 metra mbi det në nivelin 42 metra mbi det ndërsa në shpalljen e koncesionit, kuota maksimale e shfrytëzimit raportohet të jetë 70 metra mbi nivelin e detit. Projekti fillestar i HEC Poçem parashikonte fuqi të instaluar prej 50 MW dhe prodhim vjetor prej 200 milionë kWh.

Nëse projekti i ri do të ruajë të njëjtat parametra, ky hidrocentral do të realizojë një prodhim të barabartë me rreth 4 për qind të prodhimit mesatar vjetor të Shqipërisë prej 4.5 miliardë kWh.

Kaskada e Vjosës sipas projektit të hartuar në kohën e komunizmit, lejon ndërtimin e nëntë hidrocentraleve nga kufiri 350 metra mbi nivelin e detit ku Vjosa hyn në territorin e Shqipërisë deri në kuotën 9 metra mbi det pranë Selenicës në rajonin e Vlorës. /Reporter.al/

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Sulmuesi i Nottingham pëson dëmtim të rëndë, futet në koma artificiale

17:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

16:58 : 14/05/2025
BOTA

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

16:56 : 14/05/2025
BOTA

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025
SPORT

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet operacionit

16:36 : 14/05/2025
Para

Rusisë po i shterojnë paratë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO/ Sulmuesi i Nottingham pëson dëmtim të rëndë, futet në koma artificiale

17:13 : 14/05/2025

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

16:58 : 14/05/2025

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

16:56 : 14/05/2025

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet operacionit

16:36 : 14/05/2025

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com