Punonjësit e rafinerisë së Ballshit pushtojnë sallën e komandës në nënstacionin e TEC-it Ballsh. Atje kanë shkuar dhe forca të shumta policie, burime nga protesta thonë se po debatohet ashpër. Grevistët kërkojnë prezencën e medias dhe nga momenti në moment mund të ndërpritet energjia elektrike dhe uji i pijshëm për Mallakastrën dhe gjithë jugun, shkruan Alb365.
Naftëtarët i kanë vendosur ultimatum ministrit dhe kërkojnë brenda dy orësh zgjidhjen e problemit te tyre afro 1- vjeçar.