• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Jetimët e tragjedive depresive!

12:25 : 13/04/2016
në OP-ED

Nga Dorina Hoxha

“Kur shikojmë, kemi një botë të ngjashme”, ka pohuar një i ditur si Aristoteli, por kur ëndërrojmë, secili është në botën e tij. Janë ëndrrat ato që na furnizojnë me vullnetin e duhur për t’u ngritur në mëngjes e për të vijuar një itinerar pune monotone. Duke ëndërruar, ne rritemi e bashkë me to, edhe dëshira për t’i realizuar, për t’i bërë sa më të prekshme.

A e keni menduar ndonjëherë se nëse të gjitha dëshirat tona do të realizoheshin, kotësia do të kthehej në shprehjen e së përditshmes po aq sa edhe përshëndetja e rastit?

Kush blen ëndrra, di edhe t’i shesë, por kush vërtet di t’i kultivojë, i ruan gjatë, aq sa për të krijuar një urë kalimi këmbëzbathur te realiteti.

Realiteti është marrëdhënia jonë me njëri-tjetrin, është mënyra se si i kundërpërgjigjemi lirisë së tjetrit, duke kufizuar lirinë tonë. Liria na zgjohet aq sa për të krijuar një familje, pastaj ajo shuhet po brenda kësaj marrëdhënie.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

Në familje lirinë ta kufizon përgjegjësia për të ndarë në mënyrë të barabartë detyrimet morale, ndjesore, përkujdesja ndaj fëmijëve, por mbi të gjitha dëshira për t’u përshtatur. Ka njerëz të papërshtatshëm, por ka edhe nga ata kameleonë që i përshtaten çdo rrethane jetësore, familjare apo sociale.

Objekti i shqyrtimit zhvendoset nga pikëpamja e këndvështrimit të botës, në atë të krijimit të marrëdhënieve me realitetin. Ka prej atyre që krijuan marrëdhënie rrethanore me realitetin dhe e quajtën “familje”.

Paradite me zënka, pasdite armëpushim, kurse darka sillte shfryrje epshesh dhe mbushje barqesh femërore.Pas shfryrjeve të barqeve, mëngjesi niste prapë me zënka, pasditja kalonte me përkujdesjen e fëmijëve dhe darka me inatet e mbartura të mëngjeseve. Kështu, prej vitesh, familje të tilla shqiptare gdhijnë dhe ngrysin stinët me të njëjtën itinerar problematikash, dyzime mendimesh, skepticizma analizash dhe në një ditë të bukur tetori, janari apo prilli, tragjeditë klithin si për të thënë “MJAFT!”

“Mjaft” jetës, “mjaft” qetësisë, “mjaft” përqafimeve, “mjaft” shfryrjes së epshit, “mjaft” analizave skeptike, “mjaft” qirasë së shtëpisë, “mjaft” stresit në punë, “mjaft” familjes.

Dhjetë sekonda “mjafti” të shtëna me pistoletë, bëjnë diferencën e lirisë pas hekurave, nga ajo në gjendje qetësie dhe arsyeje.

Pavarësisht largësisë ndërmjet familjes së ndërtuar me atë të ëndërruar, kur ka vullnete të impenjuara, duhen respektuar dy kritere: jeta si kohë dhe së dyti, jeta si vazhdimësi (pasardhësit).

Jemi vend i vogël, por jetojmë dhe informohemi intensivisht. Në qytetin e Tiranës, në fillim të muajit Prill, burri vret gruan në sytë e fëmijëve të mitur në një mëngjes të herët, teksa qumështi i vogëlushes 8-muajshe ende nuk ishte përgatitur. Kush do ta bëjë më këtë veprim më mirë se nëna e saj?!

Në jetimoren e Tiranës shtohen edhe dy emra fëmijësh, edhe dy emra në listën e atyre bamirësve që për çdo festë, caktojnë ndonjë rrisk të vogël për këtë kategori popullate të fateve tragjike.

Kur njeriu maturohet aq sa për t’u riprodhuar, duhet të vërë interesin e krijesës së tij mbi atë të vetes, ndryshe do të krahasohej me ato kafshë që hanë edhe të vegjlit e tyre.

Në rastin në fjalë, e keqja vjen duke i dëmtuar ato qëllimisht, duke i braktisur në formën më anormale dhe tragjike, duke i vrarë nënën që i solli në jetë, duke i kufizuar nga prania e të atit (dënimi që e pret pas vrasjes) dhe duke i lënë jetimë në moshën më të brishtë të tyre, ku edhe një ndërrim bebeline, dhënia e ushqimit me orar, një përqafim dhe mbështetje në kraharor, do t’i bënte të fortë përballë kësaj jetë të pasigurt që jetojmë, si nga ana sociale, po aq edhe nga ana psikike.

Nga perspektiva e të mosqenit nënë dhe nga perspektiva e të mosqenit e martuar, kjo tragjedi më shkundi emocionalisht dhe jam e bindur se shumë prej jush që e shihni situatën nga perspektiva e të qenit baba dhe nënë (dhembshurisë, kujdesit, dashurisë), kjo ngjarje ju ka bërë të reflektoni dhe të ndiheni “sfidues” ndaj gjithë skepticizmave dhe problemeve që keni hasur në strehëzën tuaj familjare.

Ja pra, kur shikojmë dhe dëgjojmë të tilla tragjedi njerëzore, na krijohet perceptimi se kemi një botë të ngjashme, mirëpo kemi perceptime të ndryshme ndjesore.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025
AKTUALITET

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025
SPORT

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025
BOTA

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025
Para

I tha "mitingash", Nishani reagon ndaj Veliajt: Je rrugaç dhe ke kulturën e makutit!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com