• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja pse kjo grua nga Elbasani ka nxjerr veshkën në ankand

09:00 : 13/04/2016
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

Gruaja më kërkoi ta takoja personalisht. Ashtu bëra. Sapo u prezantuan e pyeta se çfarë e mundonte.
“Dua të shes veshkën”, më tha. Unë, që nuk e prisja këtë pohim, por nga ato që dëgjoj çdo ditë, ngriva dhe e ripyeta.

Thashë mos e kisha dëgjuar gabim. “Kam nxjerr në ankand veshkën. Dua ta shes”.
Ishte e saktë ajo që kisha dëgjuar. Por se prisja nga një grua e fisme. Një zonjë e mbajtur me plot dinjitet. Dhe ndoshta vitet që i kishin mbetur dëshironte të jetonte të tillë. Ndaj kishte marrë atë vendim. Të shiste njërën veshkë dhe me të hollat të lante borxhin. Pjesën tjetër më tha do ta përdorte për veshje e ushqim…
Kjo që po ju tregoj është një realitet. Sado e trishtë të duket. Unë do ti përmbahem premtimit që i bëra. Ajo kërkoi ta publikoja historinë me iniciale. Dhe intervistën dhe fotot të mos ja nxirrja me fytyrë. “ Më vjen zor”-më tha. Më njohin. Unë jam elbasanllije dhe nuk dua të më mëshirojnë”.
M.D. është 53 vjeçe dhe jeton në lagjen “5 maji” në Elbasan. Banon e vetme. Deri vonë i ka shërbyer të atit të saj. Ka punuar mbi 20 vjet në arsim. Por tashmë ka mbetur e papunë. “Isha tek qendra arsimore. Nuk e di arsyen pse më hoqën. U bënë disa vite. Edhe shkëputjen nuk ma kanë dhënë. Jam interesuar se përse dhe nuk më japin asnjë përgjigje. Kam shkuar edhe tek privatët. Por nuk më marrin. Kërkojnë vajza të reja. Unë tani jam 53 vjeçe”.
Por çfarë e detyron këtë zonjë që të nxjerrë në ankand veshkën e saj?
Historia zë fill 25 vite më parë. “Ndodhem në një proces gjyqësor që para 25 vitesh. Pas seancash pa mbarim sivjet arrita ta përfundoj. Dhe e fitova. Bëhet fjalë për shtëpinë ku banoj. Isha në konflikt me pronarin por unë banesën e kam të trashëguar me tapi nga babai. Para tre muajsh gjykata më dha të drejtë. Por duhet që të kompensoj pronarin. I detyrohem 4 milion lekë të vjetra. Me ca letra shkon edhe më shumë. Unë nuk kam ku ti gjej të hollat. Ju thashë në punë nuk jam. Privatët nuk më marrin. Kam 7 vjet që shkoj sa tek një motër tek një tjetër. Por ato kanë hallet e tyre. Me vjen zor nuk dua tu bëhem barrë. Nuk kanë të holla të më ndihmojnë. Nuk mund tu bie më në qafë”.
Zonja duket se ka kaluar periudhë të vështirë këto tre muaj. “E kam varë mendjen. Nuk më zinte gjumi. Më në fund e gjeta një zgjidhje. Vendosa të shes njërën veshkë. Me ato para do të shlyej borxhin dhe pjesën tjetër do ta mbaj të ushqehem e të vishem. Mua edhe disa vite më kanë mbetur. Përse të mos jetoj si gjithë të tjerët. Kam dëgjuar se me një veshkë njerëzit kanë kaluar një jetë të tërë. Po. Po. Një ditë isha në një mort dhe po tregonin se dikush aty kishte jetuar vite të tërë me gjysmë veshke. Thashë përse të mos e shes njërën e të jetoj si njeri. Unë jam një grua e shëndetshme. Kurrë në jetën time nuk kam pasur një sëmundje. Pastaj ka mjekë. Le të më kontrollojnë. Jam disponibël të bëj çdo analizë. Jam e gatshme të jap veshkën më të mirë. Le ta marrin se shpëtoj një jetë tjetër por edhe vetë jetoj mirë ama”.
Gruaja nuk ka asnjë peng për vendimin që ka marrë. “Për mua kjo është rruga më e drejtë. Unë nuk kam asnjë pishman. Ndoshta nuk i bëj mirë vetes, shëndetit. Megjithatë nëse do ma kërkojnë t’ia dhuroj do ta bëj pa hezitim. E kam ndarë”.
M.D. ende nuk e di se a e lejon ligji dhe se në Shqipëri mund të nxirret një veshkë në ankand. “Kam dëgjuar për transplante veshkash. Nuk di në ligji e lejon që të shitet ky organ. Po përse të mos e bëj. Kjo është veshka ime. Unë po e shes pse dua të jetoj. Me të shpëtoj gjithë organet e tjera. Qenien time. Thjesht vazhdoj të jetoj”, shkruan infoelbasani.al
Ajo gjithashtu se di se sa mund të përfitojë nga ankandi i një veshke. Se sa është vlera reale e saj. “Do të shoh ofertën më të mirë. Me ato të holla dua të shlyej borxhin. Nuk dua të iki nga kjo botë pa e larë. Dhe me ato që teprojnë, u thashë që dua të vazhdoj jetën me dinjitet. Pa u lutur, zvarritur e nëpërkëmbur. Nuk mund ta pranoj atë realitet”.
I premtova se do ta përcjell mesazhin ku të mundem. Ndonëse, thellë-thellë, për motivet që më tregoi, dëshiroj që veshka të mbetet në trupin e saj.

Lajme të lidhura

BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Lajmet e Dites

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
BOTA

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025
Para

Korfuz / Braktisen 551 kg hashash në bregdet, destinacion Shqipëria (Foto)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com