Në puntatën e sotme të emisionin investigativ “Stop”, në Tv Klan, është publikur rasti i një qytetari nga Laçi, Oraldo Hima. Ai është përfshirë në një aksident në Gusht 2015 dhe makina e tij është dërguar nga uniformat blu, në një pikë grumbullimi, por në kohën kur ai ka vajtur për të tërhequr makinën, ka zbuluar se kësaj të fundit i janë vjedhur motorri dhe paketa elektronike.
Gazetari: Mbrëmjen e 22 gushtit 2015 Oraldo Hima, teksa drejton automjetin e tij u përfshi në një aksident me një kamion në aksin rrugor, Laç-Lezhë. I riu fatmirësisht i mbijetoi aksidentit, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e dënoi atë më një vit arrest shtëpie, për shkak të shkeljes së rreguallave të qarkullimit rrugor. I riu që është dhe pronar i automjetit, iu drejtuar Komisatiarit të Laçit për të tërhequr automjetin e tij, i cili qëndronte i bllokuar për mbledhje provash deri në përfundim të hetimeve. Aty konstatoi se në komisariat automjetit i ishte vjedhur paketa elektronike dhe motorri, pra makina e tij kishte vetëm sediljet. Skifterat kanë depërtuar dhe brenda komisariatit të Laçit.
Gazetari– Si fillon historia juaj?
Oraldo Hima – Historia ime vazhdon më gusht 22, që më ka ndodhur një aksident, i kam rënë një kamioni me makinë dhe më kanë drejtuar në spital. Kam ndejtur një muaj, më kanë dënuar një vit me arrest shtëpie. Kur dola nga spitali shkova më marrë letrat për të tërhequr makinën, mi dhanë të gjitha letrat, kur shkova për të tërhequr makinën, kur ngrita kofanon nuk kishte asnjë pjesë motorrike në të.
U drejtova prapë në polici.
Gazetari – Pra makinës suaj i është vjedhur motorri në komisariat të policisë?
Qytetari- Po, aty ku është grumbullimi, ku policët lënë krejt makinat e sekuestrume. Makina ime nuk ishte e sekuestrume, sepse nuk kishte letra, ishte vetëm thjesht e sekuestrume për provat e gjykatës. Bëra kallazim dhe akoma deri sot nuk më jep njeri rrugëzgjidhje. Kam shkuar dhe tek prokurori, ai më ka thënë të njëjtën gjë. Shko bëj denoncimin në polici.
Gazetari- Makinës suaj çfarë i kishte mbetur?
Qytetari– Vetëm sediljet dhe karroceria.
Pas takimin me gazetarin e në “Stop”, qytetari me një kamera të fshehtë shkon në komisariat për të bërë denoncimin, por dhe vetë policët nuk janë të qartë se ku duhet bë denoncimi.
Qytetari – Desha më ba nji denoncim, te policia kriminale. Për makinën. Kam një Benz, pata aksident te autostrada.
Polici -Po!
Qytetari- Kam ardh nja tre herë këtu, për me e bo dhe më kanë thënë jo sot, jo nesër.
Qytetari– E më ka thënë dhe prokurori, kë policia kriminale , tha bëhet.
Polici- Po te policia kriminale. Po s’erdhe paradite ti? Tani nuk i gjen.
Qytetari – Kam ardh dhe paradite. Kam ardh 3 herë.
Polici- Po c’a të tha?
Qytetari- Më tha, jo hajde nesër. Pse s’merr makinë, kur s’ke dosjet në dorë…
Polici- Ku i ke letrat? Po makinë ku e ke lënë?
Qytetari- Te policia. Aty ke…
Polici – Ça ka makina jote?
Qytetari –Më kanë vjehdur motorrin. E kam bo kallzimin…
Polici 2: Hë?
Qytetari- Hë. Si kalove?
Polici 2: A e pate bo një herë denoncim?
Qytetari- S’e kam bo mo, 3 herë që kam ardh
Polici 2: A ke shku në prokurori?
Qytetari –S’kam shku te prokuroria, kallëzimin bona unë, më tha prokurori duhet më bo denoncim, jo kallëzim.
Polici 2: Pse me bo? Kallzim, denoncim një është ajo...
Qytetari- Jo, ai më tha mu për denoncimin. Tani çar duhet të bëj unë?
Polici 2: Ja… Ardi (i shpjegon dikujt situatën dhe i thotë që është shoku jonë)
Ky ka pas një mjet, kanë shku atje, i kanë marrë pjesët e makinës dhe ka tërheq mjetin.
Qytetari – Shkova me marr makinën unë, e kisha të vjedhme, motorrin e kishim marrë me… Edhe erdha për mos me tërhek makinën me një fjalë… Se skishim ca me tërhek dhe bëmë kallëzimin. Kur shkova të gjykata unë, të prokurori më tha duhet denoncim tha, jo kallëzim. 3 herë, kam ardh këtu, e s’mu ka bo asgjë gjë.
Polici 3: Aty ta bëje ti, jo këtu mo!
Polici 2: Te SHKB-ja.
Polici 3: Prokuroria ore!
Polici 2: O Prokurori, o SHKB.
Polici 3: Po pra!
Polici 2: S’ka punë për të zgjidhur këtu.
Polici 3: Ku e ke bo kallzimin ti? Veç ke thënë me llafe apo me shkrim?
Qytetari- Me shkrim e kam bo.
Polici 2: Kallzimin?
Qytetari: Kallzimin e ka bo Ardi me…
Polici 2: Vetëm në Prokurori dhe në SHKB-ja. Qe dhe një tjetër që e çun te SHKB-ja?
Pas komisariatit qytetari, prezantohet me një kamer të fshehtë në pikën e grumbulllimit, ku polici i qëndron tek dera pranon vjedhjen e motorrit….
Qytetari – Unë kam ardh me pa makinën, se mund ta kem të sekuestrume këtu.
Polici- Si kalove?
Qytetari– A je mirë? Kam ardh me pa makinën. Ka mundësi me e pa në ça gjendje është?
Polici- Sa kohë ka makina?
Qytetari- Kur kam bo aksidentin. Me këto targa.
Polici- Sa kohë ka makina?
Qytetari- Ka … në gusht, në 22 gusht. Nuk e pata marrë unë se kam pas ca probleme, thashë ta shof një herë se…
Polici- Aaa, vazhdo shko merre pra!
Qytetari-Desha me e pa…
Polici– Të lutem, nuk lejohet me e pa as me hy. Vetëm unë hy e dal këtu dhe polici që vjen roje.
Qytetari – Po të tjerët që kan hy dhe më kanë marrë motorrin?
Polici- Kur?
Qytetari – Ata që kanë hy me më marrë motorrin?
Polici – Atë e di… shko e gjeje ti pastaj.
Qytetari – Po skam si me e gjet unë, mo shoku jem?
Polici– Ik merre policinë, përmbaruesin. Hajde me avokat, hajde shife! Më fal, por nuk lejohet, se me më gjet kush, mu për lesh me nxjerr. E ty.. Ti nuk e sheh asnjëherë.. A e kupton edhe një herë? Nuk e di a më kupton?
Qytetari – Po pra, po krejt këto gjëra të kishin qenë nga fillmi s’ishte prek.
Qytetari –Po pra, po çfarë t’i bëjmë…
Qytetari – Se më tha edhe prokuroi mua…
Polici- Ai që ka vënë dorë ia q… robt!
Qytetari – Ka qenë e sekuestrume për provat e gjykatës.
Polici– Po pra, ca ti bëjmë…
Qytetari – Boll të kishin vu një letër të vogël tha, një biletë , se kishin prek tha, makinën.
Polici–Po ia kam vu, more. Unë e kam marrë këtë makinë, e mbaj mend, në gusht…
Qytetari – Në Gusht!
Polici– Natën, në 12 të natës, a në 1. E kam vu provë materiale. Po p… nonës, hajduta, ku e ku./tvklan.al