• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma në drejtësi, parakusht për hapjen e negociatave

21:14 : 08/04/2016
në AKTUALITET

Parlamenti Europian ka publikuar vlerësimet e tij në lidhje me raportin e vitit të shkuar për Shqipërinë, ku ka theksuar se reforma në drejtësi është kushti themelor për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

PE i bën thirrje Komisionit të BE që të monitorojë me kujdes progresin e bërë në këtë reformë nga Shqipëria. Gjithashtu në këtë raport theksohet se një rol të rëndësishëm në hapjen e negociatave do të luajë progresi i cili do të regjistrohet në 5 prioritetet kyçe.

Komisionit i kërkohet të krijojë një strukturë monitorimi për të parë në paraktikë ecurinë në realizimin e reformave dhe në mënyrë të vecantë kërkohet që theksi të vendoset tek ndëshkueshmëria dhe dekriminalizimi. Në rast vonese të konsensusit kjo vendimarrje do të realizohet pas zgjedhjeve parlamentare.

Qeveria dhe Opozita të bashkëpunojnë në Parlament, jo bojkot-I bën thirrje të gjitha partive politike për të bërë përpjekje të mëtejshme për t’u angazhuar në një dialog politik më konstruktiv dhe të vërtetë që do të lejojë miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe; fuqimisht beson se bashkëpunimi i qëndrueshëm në mes të qeverisë dhe opozitës në parlament është thelbësor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe për plotësimin e kritereve të pranimit; fuqimisht thekson rëndësinë e mbajtjes së angazhimit të tyre për ndërtimin e një kulture politike demokratike që përfshin hapjen ndaj dialogut, negociatave dhe kompromisit dhe përjashtimin e plotë të bojkotit dhe radikalizmit; mirëpret themelimin dhe punën e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian.

Të zbatohet ligji i dekriminalizimit-PE përgëzon qeverinë dhe opozitën për bashkëpunimin e tyre konstruktiv në miratimin unanim në parlamentin të ligjit të dekriminalizimit; përshëndet miratimin e akteve nënligjore në parlament dhe bën thirrje për zbatimin e shpejtë dhe të plotë të këtij legjislacioni në frymë dhe në letër; inkurajon parlamentin për të udhëhequr me shembull në zbatimin e ligjeve për të rritur besimin e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

Lexo edhe:

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat

Palët të bashkëpunojnë për Reformën në Drejtësi-Përshëndet angazhimi i Shqipërisë për një reformë të plotë të sistemit të drejtësisë dhe inkurajon fuqimisht autoritetet shqiptare të vazhdojë përgatitjet për këtë reformë të rëndësishme për të nxitur besimin e qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në sistemin e drejtësisë; lavdëron punën e Komisionit Ad Hoc për reformën gjyqësore në përgatitjen e reformës; vlerëson bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin e Venecias; inkurajon më tej një qëndrim bashkëpunues në rrugën për miratimin e kësaj reforme; bën thirrje të gjitha palëve ,, duke marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias, për të punuar drejt një kompromisi për ndryshime thelbësore të gjyqësorit, të cilat kanë të bëjnë ndër të tjera për pavarësinë e plotë dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe paanshmërinë e gjykatave, sidomos Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

17:31 : 27/07/2025
AKTUALITET

Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat

17:21 : 27/07/2025
AKTUALITET

Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë

17:11 : 27/07/2025
AKTUALITET

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025
BOTA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025
Para

Vajza e Paul Walker shpërblehet me 10.1 milionë dollarë

TË GJITHA

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

17:31 : 27/07/2025

Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat

17:21 : 27/07/2025

Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë

17:11 : 27/07/2025

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com