• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Arsenalet e ferrit: Armët që ndalohen në luftërat moderne

08:03 : 08/04/2016
në BOTA

Kodi i një lufte të ndershme daton mijëra vite para, që nga koha e samurajëve japonezë. Por, me kalimin e shekujve, armët janë bërë çdo herë e më shkatërruese e njerëzit më mizorë.Në prag të shekullit të XX-të, në vitin 1899, Konventa e Hagës ka miratuar disa ligje që ndalojnë dhe rregullojnë vrasjet çnjerëzore në luftime (sado e çuditshme mund të tingëllojë kjo), transmeton Telegrafi.  Pastaj kanë pasuar Konventa e Gjenevës, Konventa për Armët Konvencionale, Konventa mbi Armët Kimike… Ky kontroll është në fuqi që 150 vite, por gjatë gjithë kësaj kohe ato janë shkelur shumë herë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ua sjellim një listë prej nëntë llojeve të armëve, përdorimi i të cilave është i ndaluar në luftërat moderne.

Gazrat helmues

2

Janë pesë lloje të reagensëve kimikë që janë të ndaluar në luftërat moderne. “Reagensët e përgjakshëm” absorbohen në gjak (prej nga e kanë marrë këtë emër), duke shkaktuar vdekje të ngadalshme e të dhunshme – shpeshherë me dështimin e organeve të frymëmarrjes. Dy llojet e këtij reagensi janë fosgjeni dhe cianidi i hidrogjenit. Tjetri është i ashtuquajturi “reagensi flluskë” që shkakton djegie të rënda sy dhe në lëkurë. Një prej këtyre gazrave është Iperiti famëkeq. Reagensët nervorë si VX ose Sarini, i shkatërrojnë neurotansmiterët që kontrollojnë funksionimin e organeve. Viktimat ngadalë humbin kontrollin e funksioneve të tyre trupore, ndërsa vdekja e ngadaltë dhe e dhimbshme vjen nga asfiksimi.

Lexo edhe:

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

Të ashtuquajturat “fragmente që nuk vërehen”

3

Konventa për Armët Konvencionale e ndalon përdorimin e fragmenteve jo-metalike në luftë, meqë rrezet rëntgen nuk mund t’i zbulojnë ato. Në Konventë thuhet se këto fragmente shkaktojnë “vuajtje të panevojshme”. Plastika, si e tillë, nuk është e ndaluar për përdorim, por ndalohet përdorimi i plastikës si përbërës kryesor i armëve.

Minat

4

Konventa mbi Armët Klasike, në vitin 1979 ka ndaluar përdorimin e minave, por shumë vende të botës kanë injoruar këtë ndalesë. Pas kësaj ka pasuar marrëveshja e Otavës, pas së cilës janë ndaluar gjitha llojet e minave – përveç atyre anti-tank dhe me telekomandë.

Flakëhedhësit

5

Është po ashtu i ndaluar përdorimi i armëveqëllimi i vetëm i të cilave është ndezja e zonave të mëdhadhe objekteve të cilat mund të jenë plot me civilë. Kjo ndalesë kufizon përdorimin e napalmit, flakëhedhësit dhe fosforit të bardhë. Napalminuk është i ndaluarnëse përdoret për objektiva specifike ushtarake, ku nuk ka civilë.

Armët laserike

6

Kjo ndalesë vlen edhe për përdorimin e çfarëdo arme laserike që shkakton verbimin, transmeton Telegrafi.

Plumbat shpërbërës

7

Kjo ndalesë vlen për “armët që përhapen lehtë dhe shpërndahen kur futen në trupin e njeriut”. Këtë municion e kanë zbuluar britanikët gjatë pushtimit të Indisë.

Plumbat helmues

8

Këta plumba janë të ndaluar, sepse edhe nëse nuk e vret viktimën por e plagos, ato mund të shkaktojnë infeksione të cilët i plagosuri mund t’i bart tek ushtarët e tjerë. Këta plumba mbushen me përbërës kimikë, viruse, baktere…

Armët biologjike

9

Konventa e vitit 1972 ndalon përdorimin e këtyre armëve, prodhimin e tyre, si dhe ruajtjen e materialeve që përdoren për këtë prodhim. Këto armë janë një nga armët më të vjetra të shkatërrimit në masë. Qysh në vitin 1343 mongolët kishin hedhur kufomat e kalbura mbi muret e qytetit të rrethuar duke shkaktuar infeksion në mesin e popullatës lokale.

Bombat kasetore

10

Kjo ndoshta është arma që përdoret më shpesh në luftëra dhe përmes të cilave po ashtu shkelen konventat mbi luftën. /Tg/

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

12:28 : 03/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

12:28 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Kuvendi po trajtohet si njëpartiak”, Zhupa: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me forcën e kartonit

12:19 : 03/11/2025
HOROSKOPI

Shpenzime të tepërta, xhelozi e ndarje, këshilla për çdo shenjë horoskopi gjatë javës së parë të nëntorit

12:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Detaje nga mbledhja e Grupit të PS/ Ja kur do të votohet në Kuvend projektbuxheti për vitin 2026

12:03 : 03/11/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

11:57 : 03/11/2025
Para

Këshilla e grimerëve: Që buzëkuqi të mos fshihet…(VIDEO)

TË GJITHA

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

12:28 : 03/11/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

12:28 : 03/11/2025

“Kuvendi po trajtohet si njëpartiak”, Zhupa: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me forcën e kartonit

12:19 : 03/11/2025

Shpenzime të tepërta, xhelozi e ndarje, këshilla për çdo shenjë horoskopi gjatë javës së parë të nëntorit

12:11 : 03/11/2025

Detaje nga mbledhja e Grupit të PS/ Ja kur do të votohet në Kuvend projektbuxheti për vitin 2026

12:03 : 03/11/2025

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

11:57 : 03/11/2025

Ambasadori gjerman ‘shuplakë’ Ramës: Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije

11:49 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com