Gjendet i vdekur 29-vjeçari në Vlorë, dyshohet se u hodh nga kati i 6-të

Një 29-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi dyshohet se u hodh nga kati i 6-të i një pallati. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 06:40 në lagjen “4 Heronjtë” në hyrjen e një pallati ku 29-vjeçari Arian Diamanti, është gjetur i pajetë nga policia.

Dyshohet që ky shtetas mund të jetë hedhur nga kati i 6-të i këtij pallati për shkak të depresionit. Sipas familjarëve, ky shtetas kishte probleme dhe vuante nga depresioni, pasi ishte kuruar disa herë në shtetin grek për këtë problem.

LEXO EDHE  Akuzat për shpërdorim detyre/ Gjykata e Vlorës pushon çështjen për ish-kryebashkiakun socialist

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.