Kevin de Bruyne beson se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Të mërkurën, Manchester City do të jetë mysafirë i PSG’së, për ta zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Anësori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, i cili u rikthye me gol nga lëndimi, mendon se skuadra angleze mund ta fitojë titullin e Championsit.
“Është një kompeticion si gjithë të tjerat, kështu që kurrë mos thuaj kurrë. Nëse ekipi mundohet të japë më të mirën, atëherë kemi shanse për ta fituar Championsin. Ne kemi skuadër të mirë, nuk dyshojmë në këtë”, ka deklaruar De Bruyne.