• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një vend mysliman që adhuron Amerikën!

21:11 : 02/04/2016
në OP-ED

Nga Frida Ghitis

Në një kohë kur lajmet kryesore janë sulmi terrorist islamik tek fëmijët e krishterë dhe nënat e tyre në Lahore të Pakistanit; kur kandidatët presidencialë amerikanë kërkojnë ndalimin e myslimanëve në SHBA; kur terroristët e ISIS kanë vrarë dhjetëra persona në Bruksel; kur mundësia për një bashkëjetesë paqësore ndonjëherë duket e largët, ka një vend që na kthen besimin në të ardhmen: “Mirësevjen në Shqipëri.”

Një komb i vogël me shumicë muslimane,  i Ballkanit që ka qënë deri vonë sinonim i konflikteve politike, vend model i harmonisë fetare. Simboli botëror i pro amerikanizmit.

Po si ndodhi kjo?  Një përgjigje e vlefshme për Amerikën  në skenën botërore.

Rrotullohu nëpër rrugët e gjera të kryeqytetit, Tiranës,  e pyet njerëzit se ç’mendojnë për SHBA-të, dhe do të marrësh po të njejtat përgjgigje kudo; admirim, respekt dhe mirënjohje.

Lexo edhe:

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

I njëjtë është edhe reagimi për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Shqiptarët thonë se nuk po i ndjekin me vëmendje primaret , por reagojnë pa hezitim kur degjojnë emrin “Tramp”, ca me të qeshur , ca tundin kokën, dhe të tjerë mrrolin fytyrën. Shumë s’kanë dëgjuar për Ted Kruzin, por duken entuziastë për një presidencë të mundshme të Hilari Klintonit. Kur vjen puna tek Trampi, reagimi është një përzierje mosbesimi, zbavitjeje dhe refuzimi. “ Duket si i çmendur, por është i zgjuar,” më tha Aurora Xhixha, një mikrobiologe. “Egoist” ishte mënyra si e përshkroi Endri Hasanaj.

Adelina Begos, doktoreshë, iu duk e dhimbshme thirrja që bën Trampi për ndalimin e hyrjes së muslimanëve në SHBA. “Këtu në Shqipëri jemi të gjithë bashkë, s’sheh njeri përkatësinë fetare”, u shpreh ajo.  “Amerika është simboli i demokracisë, simboli që na frymëzon dhe ndjekim ne shqiptarët.” Ky simbol do të shkatërrohej nga propozimi i Trampit.

Sekretarët Amerikanë të Shtetit, nga Xhejms Beker deri tek Xhon Keri, janë pritur si yje rroku në Shqipëri. Republikanët dhe Demokratët adhurohen nga të gjithë,  pa dallim partie apo feje. Dhe Pse-ja, e thënë me një fjalë, është sinqeriteti.

Politika e jashtme amerikane që shpesh vuan nga konflikti për të marrë parasysh idealen apo praktiken, këtu ka gjetur një shkrirje të idealizmit me veprimin.

Dashuria e shqiptarëve për Amerikën fillon në 1919, kur liderët botëror  u mblodhën në Konferencën e Paqes në Paris për të riorganizuar rendin botëror  pas LIB, që solli shpërbërjen  e perandorive që kishin ndikuar pjesën më të madhe të botës.

Presidenti Uilson  i doli në krah shqiptarëve duke mos  lejuar  përjashtimin dhe planin dhe copëtimit te vendit midis fqinjëve; Italisë, Greqisë dhe Serbisë.

Kjo është arsyeja pse tek Sheshi “Uilson” në Tiranë ngrihet një përmendore e Presidentit Uilson.

Shqiptarët  janë ata që mbajtën mbi supe një nga diktaturat komuniste më gjakatare nën regjimin e Enver Hoxhës, por ata e shihnin Amerikën si një fanar ndriçues, dhe bashkë me Reganin thanë “Shembe këtë mur”, që për rrugën e tyre drejt NATO-s i përulen me respekt administratës Bush . Në 1991, “Amerika! Amerika”  ishte refreni i 300 mijë shqiptarëe që dolën në sheshin ku Sekretari I Shtetit Xheims Beker deklaroi “Liria jep rezultate”.

Shpëtimi nga fushata genocidale e shqiptarëve në Kosovë, kur Bill Klinton udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s atje,bëri që simpatia për Amerikën të himnizohej. Klintoni është superstar si në Kosovë dhe në Shqipëri. Vite pas luftës , Xhorxh W. Bush vizitoi Tiranën. Atë kohë, kreu socialist i Bashkisë, Edi Rama , deklaroi bujshëm “Shqipëria  me siguri eshtë vendi më  pro amerikan në Europë, ndoshta edhe në botë.” Sot Rama është Kryeministër.

Lidhjet e ngushta të Amerikës me Shqipërinë se kanë penguar Uashintonin që t’i shprehet me sinqeritet për problemet që ende kaplojnë vendin, përfshirë korrupsionin e rrënjosur. Por vijimësia e sjelljes amerikane , duke vënë punën para fjalëve, i ka dhënë farë autoriteti moral në popull.

Ju mund të mendoni se një vend me shumicë muslimane është kandidat i dobët për të qënë tifoznxitës i Amerikës, por Shqipëria ka një përshtatje unike për të qënë shumë afër SHBA-ve. Rreth dy të tretat, ose më tepër, e popullit llogariten si muslimanë, por bashkëjetesa, toleranca dhe atdhedashuria  qartazi kanë më shumë rëndësi se feja.

Shekujt nën pushtim dhe pushtues të huaj kanë ushqyer nevojën për bashkim përball ndasive fetare. Pikëpamjet e moderuara të muslimanëve të këtushëm janë aq kërshërindjellëse sa s’mund t’i gjesh në asnjë vend tjetër me shumicë musilmane – rreth një e pesta janë Bektashi, ndjekës të një sekti të moderuar Sufi, të tjerë ndekin Fetullah Gylenin, turko-amerikanin që mbron një Islam modern dhe demokratik. Shumica tjetër janë po aq të moderuar. Në qytet ka relativisht pak xhami, dhe kam venë re veç një numër të vogël grash me hixhab, shami , dhe shumë pak me burka.

Ndërkohë një pjesëtar i komunitetit të vogël hebre më rrëfeu se antisemitizmi s’egziston këtu. Dhjetorin e shkuar, kur Kryeministri Rama vizitoi Izraelin, me të cilin Shqipëria ka marrdhënie shumë të mira, Kryeministri i Izraelit i vlerësoi veprimet e shqiptarëve gjatë Holokaustit , duke vënë në dukje se Shqipëria është i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj pas LIIB se ç’kishte përpara saj.

Gjatë diktaturës së Hoxhës , feja u ndalua dhe u shtyp dhunshëm. Sot kushtetuta e garanton lirinë e fesë. Shqiptarët janë krenarë për tolerancën dhe bashkëjetesën e tyre. E vërtetë se ekstremizmi s’është i huaj fare, një pjesë i janë bashkuar ISIS-it. Por padyshim që ekstremizmi është më i vakët se në Lindjen e Mesme, ose ndoshta edhe se në Europën Perëndimore.

Së fundmi, linja e Islamit që praktikohet gjerësisht në Shqipëri është shumë e ngjashme me atë në Amerikë. Por unë mendoj se është e qartë se dashuria e shqiptarëve për Amerikën ka në themel integritetin amerikan në lidhje me veprimet e saj ndaj vendit dhe popullit shqipëtar, duke i dal në krah, mbështetëse në mbrojtjen e vlerave dhe standardeve pluraliste demokratike që ka vetë Amerika, dhe mospendimi për ndihmesën që ka dhënë në rrugën e tyre drejt lirisë.

Këto kohë kur në fushatën presidenciale retorika shpeshherë ka qënë rreth frikës dhe izolimit në vetvete, ky është nje mësim që vlen të kujtohet.

Përkthyer nga : Sebastjan Zonja

Lajme të lidhura

SPORT

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025
BOTA

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025
SPORT

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025
RAJONI

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025
Para

Agjenti amerikan i mbyll gojën truprojes së Erdogan (Video)

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit, Italia shënon golin e avantazhit (Video)

21:31 : 09/06/2025

SPAK zgjati afatin e hetimeve, Meta telefonatë live nga burgu: Në Strasburg do i fitoj të gjitha çështjet

21:28 : 09/06/2025

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com